leoni

Dr: Shefqet Krasniqi: Mëshira e islamit ndaj të dobtëve

 


Sot jetojmë në një kohë ku gjithë andej nëpër botë janë shtuar belat, fatkeqësitë e ndryshme botërore, për çdo ditë shtohet varfëria më shumë, shtohen sëmundje të ndryshme të cilat nuk kanë qenë të njohura më herët, pastaj largimi dhe ftohja e njerëzve mes veti, apo egoizmi i madh i cili i ka kapluar njerëzit saqë secili thotë vetja ime, vetja ime dhe kaq.Të gjitha këtu të liga të cilat po i godasin njerëzimin bashkohorë kërkojnë nga ne që atyre sa më parë t’iu dalim në ndihmë me tërë qenien tonë dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë tua kthejmë shpinën duke i lën në mëshirë të natyrës. Vërtetë në këtë kohë të ligë të gjithë ata njerëz kanë shumë nevojë për mëshirën e  islamit e cila për asnjë moment nuk mungon, e si të mungoj ajo mëshirë kur vet islami është mëshirë dhe mirësi për njerëzmin, në veqanti për shtresat e ulta?! Ka ardhur në Medinë tek Pejgamberi a.s. një delegacion nga një fis i quajtur Mudar, gjendja e tyre ishte mjeruese, të zbathur, me tesha të shkyera, të uritur e rraskapitur, kur i pa Pejgamberi a.s. aq keq i erdhi saqë ju ndryshua pamja e fëtyres gati se qajti, nuk ju zinte vendi vend, hynte në shtepi, dilte, nuk dinte çka t’iu bënte (vështirë me i parë njerëzit në atë gjendje të mjerueshme të varfërisë), dikur i tha Bilalit: thirre ezanin le të tubohen njerëzit dhe pasi falën namazin u ngrit mbajti një fjalim dhe filloi ti nxis njerëzit që të japin lëmosh, e njerëzit filluan menjëher të japin, dikush një dinar, dikush një dirhem, dikush një grusht hurma, dikush një kove hurma… ndërsa Pejgamberi vazhdonte ti nxiste njerëzit për sadaka derisa tha: “ruanu nga xhehnemi çoft edhe me një gjysm hurme (mos e anashkaloni asnjë punë të mir)”, njerëzit edhe më tej sillnin atë që kishin derisa u knaq Pejgamberi a.s. me këtë sjellje bujare saqë edhe fëtyra i buzëqeshte”.


 


Po të nderuar vëllezër dhe motra, nuk është kjo punë edhe krejt me qef, por është edhe obligim që njerëzve të ju gjindesh kur kanë nevojë sepse je pjesë e tyre, je pjesë e asaj shoqërie dhe si i i tillë duhet  gjithëmon me i pas parasysh nevojat, hallet e tyre, gjithëmon me pas në mendje: çka mundë të bëjë unë për këtë shoqëri, për këtë popull, në veqanti për ata që kanë nevojë nga ti, e ti ke mundësi t’iu ofrosh ndihmë sado qoft ajo ndihmë e vogel, asnjëherë mos e anashkalo vetën, mos e zhverso ndihmën tënde, dëgjo se çka thotë mësuesi i njerëzimit Pejgamberi a.s në lidhje me ketë: “Çdo njeri për çdo ditë që lind dielli ka oblgim me dhanë sdaka (lëmoshë) për vetën e tij. I kanë thënë: o i Dërguar i Allahut po jo çdo kush ka mundësi me dhanë sdaka, ngase ka të varfër që nuk kanë! Ka thënë: sadaka numrohet me kujtuar Allahun, me falënderuar Atë, me ra istigfar, pastaj me urdhëruar për të mir dhe me ndaluar nga e keqja, me larguar apo shmangur një therrë, asht apo guri nga rruga, me udhëzuar ndonjë të verbër në rrugën që është nisur, me ia bërë të shurdhit të kuptoi (me ia sqaruar me shenja), gjithë ashtu edhe atij që nuk flet, pastaj kur dikush kerkonë diç dhe ti e di atë (vend, apo eke atë mundësi ) t’ia tregosh njeriut e ta orjentosh atë,  pastaj me tërë qenien tënde ti ndihmosh atij që ka nevojë, që është në hallë, ti ndihmosh me tërë qenien tënde të dobëtit, të gjitha këtu janë dyer të sadakas, apo lëmoshës për vetën tane…”. Nga duaja, lutja, istigfari … deri te heqja e një pengese nga rruga dhe rrugë tjera të ndihmës për njerëzit, e nëse nuk i ke të gjitha këtu mundësi atëherë disa nga tu apo shumicën e tyre i ka çdo njeri, e në këtë mënyrë që të gjithë bëhen kontribues të shoqërisë, që të gjithë ndjejnë se janë duke kontribuar në përparimin e shoqërisë, në veqanti të shtresave të dobëta që më së shumti kanë nevojë dhe më së shumti presin ndihmë nga të tjerët.


 


Po të nderuar ky është islami, kjo është mëshira e tij, kujdesi i tij ndaj njerëzimit, mëshirë kjo e cila ia zbut zemrën e besimtarit derisa edhe kafshatën e gojës e ndan për të varfër dhe nevojtarë duke u munduar që në çdo mënyrë tua lehtësoi vështerëistë e dynjas çoft edhe me fjalë të ëmbël, njerëz këta të cilët i lavdron shumë Kurani për bujarinë e tyre dhe solidarizimin me të dobëtit: “ Dhe nga dashuria që kanë për Allah ata u japin me ngrën fukarave, jetimave dhe robëve të luftës. (dhe thonë): ne me të vërtetë po ju japim me ngrën per hirë të Allahut, ashtu që nuk domë nga ju me na i kthyer këtu të mira, e as me na falënderuar” (Insan:8-9). E ai që jap për hirë të Allahut ai nuk kërkonë shpërblim nga njerëzit, bile as që do me ja permend, sepse shpërblimin e kërkonë dikur më vonë, në botën tjetër. A e shef sesi ky dinë çdo njeri mëshiron, nuk e perjashton as robin e luftës, i cili deri dje ka qenë armik i yti, të ka luftuar dhe e ke luftuar, por tashmë pasi ka ra në duar tua si robë duhet sjellur mirë me te, nuk duhet lënë të uritur ngase edhe ai është njeri e duhet të trajtohet si i tillë. Shikone sesi islami e ka rregulluar statutin e robit të luftës qe 14 shekuj, ndërsa bota bashkohore ende ka shumë probleme në këtë drejtim, mos të dalim prej teme, se për robë ka shumë për të folur, por të kthehemi në temë gjegjësishtë për mëshirën ndaj të dobtëve, e themi se: jo vetëm që ka shumë shperblim në përkujdesjen dhe mëshirën ndaj shtresave të dobta dhe se ajo përkujdesje është obligim fetar me çrast nëse anashkalohet, ngarkohet njeriu, porse përkujdesja dhe mëshira ndaj këtyre shtresave është edhe shkak i zbritjes së rahmetit dhe mëshires qiellore në tokë, është shkak i fitimit të kënaqësisë së Allahut, është rrespekt edhe i Pejgamberit a.s. siç ka thënë Pejgamberi a.s.:


 


 “ Për të më nderuar mua nderoni e mëshironi të varfurit, sepse me të vërtet nëpërmjet tyre (me duat dhe lutjet e tyre, me berqetin tyre) juve ju vie bereqet (rizk) nga qielli, po edhe në luftë (dhe në vështërsi tjera) ndihëmoheni nëpërmjet tyre”, po të nderuar me bereqetin e të dobtëve vije mëshira nga qielli, lëshon Zoti rahmet, e kjo bëhet nëpërmjet rresektit dhe mëshires ndaj tyre, nëpërmjet përkujdesjes për ta, zatën nuk ka hair në atë shoqëri që anashkalohen shtresat e dobëta, ka thënë Pejgamberi a.s. “Kurr ditë mos paft ajo shoqëri ku i dobti nuk e merr hakun e vet që i takon edhe atë me plotë lehtësim dhe përkrahje”, e a thua jemi ata që po i mëshirojnë epo kujdesemi për këtu shtresa, a thua mos ramja e shit, mos qumja bereqet nga Allahu dhe çrregullime tjera shoqërore janë pasojë e anashkalimit të këtyre shtresave?! Për këtu pyetje dhe të ngjashme po ua lë përgjigjen vetë lexuesve, sepse ata dinë më së miri të përgjigjen. Allahu na permirsoft gjendjen e brendshme dhe atë të jashtmen, amin dhe deri javën tjetër selama eljkum.


 


Shefqet Krasniqi: Nevoja e krijesave tokësore për mëshirën qiellore


 


Njerëzimi në kohën bashkohore ka ecur mjaft, mendoj nga ana e shkencës dhe teknologjisë, njerëzit kanë bërë shumë para, kanë ndërtuar fshatra e qytete të plota, janë ngritur e civilizuar, por aq sa kanë përparuar aq edhe janë varfëruar, për mos me thënë më shumë, ngase njeriu bashkohorë më shumë i ngjanë një vegle pune të shurdhër e cila lëviz andej e këndej si robotë i dirigjuar nga bosi i firmës apo i fabrikës, sesa që i ngjanë një njeriu të lirë i cili ka kohë për vete, familje e shoqëri. Nga ky imponim i kushteve dhe rrethanave gjithë andej nëpër botën “e civilizuar”  është krijuar një zbrazësi apo vakum mes familjes dhe njerëzve në përgjithësi, mjaft janë dëmtuar për mos me thënë se janë shkëputur tërësisht lidhjet mes fëmijut e prindit, në veçanti në pleqëri, ndërsa për të afërm tjerë e akraba ata thuajse gati sa nuk njihen mes veti fare.


Në këtë gjendje të mjerueshme sociale është më se e nevojshme dhe domosdoshme thirrja në të mëshiruar mes individëve , familjes dhe shoqërisë, në mënyrë që të plotësohet kjo anë e zbrazët e të jetë personaliteti njerëzor sa më në nivel. E natyrisht këtë segment e kemi prezent në islam më shumë sesa në çdo shoqëri, ideologji, e sistem tjetër. E kemi prezent ngase kjo fe është gjithë përfshirëse e të gjitha drejtimeve dhe segmenteve të jetës së njeriut. Po, është e vërtet se islami i kushton rëndësi edhe anës materiale ngase pa te nuk bën, por jo edhe në llogari të segmenteve tjera, sepse shoqërinë mes veti nuk e lidhë vetëm pasuria, ngase ajo për të qenë e qetë dhe stabile duhet ta ndjej dashurinë dhe respektin e të tjerëve, ashtu siç duhet që edhe vet ti doj e ti respektoi të tjerët, duhet ta ngjall në shpirtin e tij mëshirën dhe butësinë ndaj rrethit familjar, shoqërisë dhe më gjerë. Nuk ka më i lumtur se ai njeri i cili e ndjen vetën të afërt dhe të ngritur, të nderuar e të respektuar në mesin ku jeton, e kjo arrihet me respektin dhe mëshirën reciproke ndaj njëri tjetrit. E islami është shumë i interesuar që të krijoi shoqëri të butë e të mëshirshme, shoqëri të lumtur e të qetë, andaj gjejmë përkushtimin e tij që njeriut t’ia mbjelli butësinë në shpirtin e tij ndaj çdo krijese të Allahut, p.sh. sa i përket kujdesit ndaj të vjetërve thotë Pejgamberi a.s. “ Nuk është prej nesh ai i cili nuk e  respekton të vjetrin dhe nuk e mëshiron të vegjlin”, jo vetëm kaq, por në kohën kur bota e “civilizuar” e përzë prindin nga shtëpia për ta shpjer në dom të pleqve, apo ia kthen shpinën për ta len vetëm në shtëpi, në kohën kur të gjithë flasin se çfarë kohe e ligë ka ardhur për pleqtë, islami e bën respektin e prindit kusht për tu futur në xhenet dhe derë të xhenetit. Në kohën kur ky “civilizim” e lë pas kojshin e të afërmin, islami thotë për kojshi “ Ai që beson Allahun dhe ditën e gjykimit le ta respekton kojshin e vet” dhe thotë për të afërmin “ Dhe jepja të afërmit (akrabas) hakun” (Isra:26). Në kohën kur ky “civilizim” e bënë njeriun të interesohet vetëm për vetën e tij, e jo edhe për shoqëri, islami thotë “ Nuk ka besuar askush me besim të sinqertë përderisa t’ia do vëllait (tjetrit person) atë që ia do vetës së tij”. Këtu veçori dhe të tjera nuk arrihen ndryshe vetëm atëherë kur për bazë kemi mëshirën dhe butësinë, kur atë e mbjellim në zemrat tona,  e për ta rritur këtë duhet punuar shumë me vetën, duhet edukuar e pasijur atë me edukatë, e edukata më e mirë është edukata e Allahut e cekur në Kuran dhe e të dashurit të Tij e cekur në hadithe. E esenca e kësaj edukate është mirësia, butësia dhe mëshira ndaj të tjerëve bile edhe më shumë se kaq, me ua fal njerëzve edhe kur të bëjnë keq, gjegjësisht te keqen e tyre me ua kthyer me të mirë, thotë Allahu:


“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë” (Fusilet:34-35).E kjo është shkallë bajagi e lartë që nuk mundë ta arrij vetëm ata që bëjnë sabër dhe janë shumë të gjer, por sevapi na qenka shumë i madh. E nëse kërkohet nga ne që ndaj të keqit të sillemi mirë duke e mëshiruar atë, atëherë bie fjala si duhet të sillemi ndaj mikut e dashamirit?! Në kohën kur njerëzit gëzohen kur i shohin të tjerët keq dhe mezi presin që tua përhapin atu të këqija a të liga, gjejmë islamin nxitë me të madhe që njerëzve tua donë të mirën dhe mos tua zbulojnë të këqijat edhe nëse i dinë atu, thotë Pejgamberi a.s.: “Nuk ndodh që robi t’ia mbuloi robit (ndonjë të ligë a mëkat), e që atij mos t’ia mbuloi Allahu (mëkatet) ditën e gjykimit” ([1]). Në kohën kur është shtuar zullumi dhe mizoria, urrejtja dhe pa drejtësia gjithë andej nëpër botë, gjejmë islamin në mënyrë të prerë ndalon  zullumin e mizorinë, ka thënë Pejgamberi a.s. ka thënë Allahu xh.sh.: “ O rëbët e Mi Unë ia kamë bërë haram (ia kam ndaluar) Vetës Sime zullumin dhe e kam bërë atë haram mes jush, andaj mos i bëni njëri tjetrit zullum”. Vërtetë jetojmë në kohën kur më së shumti bota ka nevojë për mëshirën dhe butësinë që ia ofron ligji qiellor, e që njeriu nuk ngopet duke folur për të mirat e kësaj feje të mirë, e si mos të jetë e mirë kur vije nga Zoti i Mirë për ti bërë njerëzit e mirë, Allahu na bëft të mirë. Amin, kaq për këtë javë dhe deri javën e ardhëshme selam alejkum.


 


Dr: Shefqet Krasniqi: Muhamedi a.s. mëshirë për njerëzimin


 


Në javën e kaluar cekëm se shumë njerëz e akuzojnë Islamin si fe të vrazhdë e të vështirë, e jo të butë e të mëshirshme, e më pas cekëm se ajo nuk qëndron fare dhe se islami përkundrazi mëshirën dhe butësinë e ka një ndër fondamentet bazë të saj tepër të rëndësishme, e ti shohim në vazhdim disa segmente të mëshirës së madhe të kësaj feje të madhe: Ka thënë Allahu për të Dërguarin e tij: “Nuk të kemi dërguar ty  vetëm se mëshirë për mbarë botën” (Enbija:107), pra arsyeja kryesore, fondamenti bazë me të cilën është dërguar Pejgamberi Muhamed alejhi selam ka qenë mëshira për mbarë njerëzimin, bile jo vetëm për njerëz por edhe për shtazë e shpezë dhe çdo krijesë tjetër siç do ta shohim më vonë.


Këtë e vërteton edhe vet ai i bekuar ku thotë: “Me të vërtetë unë jam pejgamber i mëshirës”, e si mos të jetë mëshirë kur ai është më i kujdesshëm për ta sesa ata për vetën e tyre, ishte i interesuar që njerëzve tua rregulloi dynjanë dhe ahiretin, ti edukoi e arsimoi, ishte për ta si prindi për fëmijën, zaten edhe tha: “Unë jam si prindër i juaji, u mësoi juve (siç mëson prindi fëmijën). Kurrë asnjëherë nuk u hidhërua e as nuk u hakmarrë për vetën e tij, ani pse jo rrallë herë njerëzit e rëndonin, qoftë me fjalë apo qoftë me vepra, gjithherë falja ishte ajo që zinte vend në zemrën e tij, asnjëherë nuk i tha jo, dikujt që kërkoi diç nga ai, saqë i erdhi vdekja e ai asgjë nuk kishte para derës së tij, sepse më shumë i jepte përparësi të tjerëve sesa vetës së tij. Tanë jetën e vetë urdhëroi dhe mbjelli mëshirë tek njerëzit, nxite dhe stimulonte shokët e tij që sa më shumë të jenë të mëshirshëm duke ju premtuar mëshirë dhe shpërblim nga i Madhi Zot: “Të mëshirshmit i mëshiron Rrahmani (Allahu), mëshironi ata që janë në tokë, ju mëshiron Ai që është në qiell” dhe ju thoshte se: “Allahu nuk e mëshiron atë njeri që nuk i mëshiron njerëzit”, e natyrisht se këtu futen të gjithë njerëzit myslimanët dhe jo myslimanët, ngase islami nuk e përkufizon mëshirën edhe mirësinë e tij vetëm ndaj myslimanëve, asnjëherë, por ndaj çdo krijese të Zotit në tokë, për këtë arsye gjejmë Pejgamberin a.s. ishte i mëshirshëm edhe për kundërshtarët e tij të cilët e luftonin natë e ditë për shkak fesë, e ky lutej që Allahu ti mëshiroi e ti drejtoi, bile kur i tha dikush: sikur të luteshe kundër tyre që ti shkatërroi Allahu, Pejgamberi a.s. ia ktheu: “Nuk jam dërguar për të mallkuar (e lutur kundër njerëzve), por jam dërguar mëshirë”.


 Ai mëshironte të gjitha shtresat e njerëzve, në veçanti të dobëtit, rrinte dhe qëndronte në këmbë me pleq e plaka duke biseduar e debatuar me ta derisa i kryenin hallet e veta, një ashtu edhe ndaj fëmijëve të vegjël, kurrë nuk ju bërtite, luante me ta dhe i puthte, edhe në namaz i mbante në shpinë kur binte në sexhde. Ishte i mëshirshëm edhe me gratë dhe familjen e tij, asnjëherë nuk shtriu dorë ndaj ndonjë gruaje të tij, bile edhe ju ndihmonte në punët e shtëpisë. Kurrë rrinte me shokë, qoftë në xhami, çoftë në ndonjë mexhlis, çoftë në luftë etj, kurrë nuk dallohej nga të tjerët, punonte dhe u shërbente shokëve të tij, tamam si të ishte një njeri i thjesht. U interesonte shumë për hallin dhe dertin e fukarasë, të vejës dhe shtresave tjera të dobëta, saqë përkujdesjen ndaj këtyre shtresave të dobëta e krahasonte me xhihadin në rrugën e Allahut, apo luftën në front dhe me atë që tërë kohën qëndron duke e adhuruar Allahun, natën dhe ditën: “Ai i cili kujdeset për një të vejë, një të varfër është sikurse luftëtari në rrugë të Allahut, ose ai që falët tërë natën dhe agjëron tërë ditën”, bile përkujdesjen ndaj këtyre shtresave e bënte shkak për zbutjen e zemrës, ashtu që njëri kur ju ankua se e ka zemrën e vrazhdë, nuk po i zbutet, i dha këtë diagnozë: “Nëse do me tu zbutë zemra, atëherë ushqeje të varfrin dhe përkëdhele kokën e jetimit”, pra kujtoi dhe interesohu për shtresat e dobëta, ta zbut Allahu zemrën. Allahu ekber të nderuar lexues, vërtetë mëshirë për mbar njerëzimin, si jo, kur historia nuk njeh njeri më të përkryer, më të mëshirshëm, më të butë dhe më të dobishëm që ka pasur ndonjëherë sesa  Muhamedi alejhi selam. Ky njeri me këtë karakter superior arriti ti bëj për vete miqtë dhe armiqtë, të gjithë e deshën, ia pëlqyen karakterin dhe personalitetin e tij, para se me ja pëlqyer dhe pranuar fenë e tij. Nuk kishte njeri që rrinte me te e që nuk e bënte për vete, jo me magji e dallavere, por me etikë dhe sjellje shembullore, me mëshirë e butësi. E ka vërtetuar historia rërë këtë që po e themi, e kanë dëshmuar edhe njerëzit e mëdhenj jo mysliman të cilët e kanë njohur nga afër, apo e kanë studiuar personalitetin e tij. E natyrisht kur ky njeri është kaq i mirë dhe kaç i mëshirshëm, po feja e tij të cilën ia ka zbritur Allahu si mundë të jetë?! Na mbetet ende shumë për të folur për këtë kapitull të madh, për mëshirën, por kësaj radhe e përfundojmë me kaq, për ta vazhduar inshalla javën tjetër, deri atëherë selam alejkum.


 


 


Dr: Shefqet Krasniqi Islami fe e mëshirës


 


Në ditët e kaluara gjatë “festës” së vitit te ri pamë dhe dëgjuam sesi i madh e i vogël, -pos atyre që i ka drejtuar Allahu-, ishin të angazhuar në maksimum me festim. Tjetër bisedë gati se nuk dëgjoje pos asaj se ku do ta kaloni natën e vitit te ri, çfarë përgatitje keni bërë për te, e tjerë e tjerë.


Pas asaj feste dëgjuam fjalët: sesi kaluat për ketë festë,?  ku e pritet vitin e ri e kështu me radhë. Ndërsa sa i përket televizioneve, aty për njëzet e katër orë tjetër nuk dinin të paraqitnin pos programeve për vitin e ri.


Dhe ja tash kaloi ajo festë, kaluan edhe atu ditë “të mira” për dikë, dikë dhe u kthyem në ditët e rëndomta, ditët e punës, e mendoj se aa vlen ta bëjmë një vështrim apo analizë shumë të shkurtër të asaj “feste” dhe preokupimit tanë me të.


 


A thua çka qitëm në dritë, çka fituam me atë festim mahnitës?!


 


Cilat janë të mirat e cilat të këqijat, cilat janë dobitë dhe cilat dëmet, pyetje këtu të cilat mendoj se është mjaft me rëndësi t’ia paraqesim vetës sonë, ngase për çdo punë apo vepër duhet llogaritur se sa ja vlen ta punojmë, apo ta bëjmë dhe pse ta bëjmë, apo mos ta bëjmë atë vepër dhe pse mos ta bëjmë, zaten ai i cili punon pa analizë, veç hajt çka ti vije në kuti të bëjë, ai nuk cilësohet njeri i mençur, për mos me tepruar, e për të thënë se ajo është cilësi shtazarake e jo njerëzore.


 


Përndryshe cila është rëndësia e mendjes dhe logjikes me të cilën dallohet njeriu nga krijesat tjera, pos asaj që t’i studioi gjërat, t’ i dallojë e t’i klasifikojë  e më pas edhe t’i punojë apo të mos i punojë.  Mendoj se shumë qytetarë tanë nuk ia kanë parashtruar vetës së tyre asnjë nga këtu pyetje, por thjesht tërë preokupimi i tyre ka qenë si të festojmë, e të kënaqemi sa më shumë, sepse “ e tërë bota po feston” e të festojmë edhe ne.


 


Harron i gjori se secila pjesë e botës i ka specifikat e veta, ne nuk mund të shtyhemi p.sh me Nju Jorkun e Parisin, Sidnein e Londrën e tjerë, jo vetëm që neve nuk na përket nga ana fetare, ngase e kemi haram, por se edhe nga anët tjera, ne jemi shtet i ri, i posa formuar, kemi halle e derte shumë më të mëdha e më të rëndësishme sesa të garojmë me atu vende e me ata popuj ne festa, me tjetër gjë duhet ti pasojmë ata, me punë, me sinqeritet. Pastaj më thoni ju lutem: a i ka ra ndërmend Gjermanisë e Japonisë të bëjë festa të tilla pas luftës së dytë botërore, të harxhojnë siç po harxhojmë ne?!


 


Ata kanë pasur hallin e ndërtimit të shtetit të shkatërruar nga lufta dhe ja ku kanë arritur sot, ua ka lakminë e tërë bota. Kjo situatë e jona me këtë “festë” ma kujton edhe operën e Rugovës. Ne jemi në hallë si të ngopemi bukë dhe ende ka njerëz pa kulm mbi kokë, ndërsa ish presidenti dhe kryeministri vendosin gur themelin e operës, të cilën e paska pas ëndërruar gjithë herë Rugova, e tash t’ia qojmë amanetin në vend, e t’ i shpenzojmë njëzet e pesë milionë euro për atë operë, sepse Austria e ka një operë të tillë. Veç ndalu e mendo se me çka ne i bëjmë garë Austrisë, me operë, ashtu siç po i bëjmë edhe me “festën e vitit të ri” shteteve të zhvilluara?!


Kthehemi te  pyetje që i parashtruam më herët:


 


Cilat janë të mirat e asaj feste?


 


Me hëngër, me pi, me vallëzuar, me kremtuar e tjerë, e tjerë. Po mirë, tona atu i bëmë, e çka qitëm në dritë, çka fituam?! A po e ndjejmë edhe më tej atë kënaqësi? Ajo kaloi, nuk e ndjen më askush, por i ndjenë pasojat, atu kanë mbetur, ka mbetur mëkati, e qe besa kanë mbetur edhe gjepat thatë, sa para u shpenzuam, sa dëme materiale u bënë, sa u ndot ajri me mjete piroteknike, bile edhe më larg se kaq.


Sa fëmijë u lënduan e pati edhe të rritur dhe jo vetëm kaq, por pati të plagosur edhe me armë zjarri.  A thua sa është bilanci i dëmeve të shkaktuara dhe harxhimeve materiale për këtu ditë “feste”!? a thua jemi ne në atë situatë sa të harxhojmë aq shumë, a mos na ka mbuluar pasuria e nuk po kemi ku ti çojmë paratë?! La ilahe ilallah, kur do me mbledhim mend, po çka ka rëndësi a është viti i ri apo i vjetër, a thua të gjitha punët i kemi kryer, e nuk na ka mbetur asgjë tjetër pos festimit të kësaj feste?!


 


Pastaj kush po fiton me këtë “festë” më së shumti?


 


Fitojnë këngëtarët të cilët i kanë mbushur xhepat plotë, super marketet e mëdha, pronarët e hoteleve e të restoranteve e të tjerë, ndërsa populli i shkretë harxho euron e fundit që e ka e lej xhemat thatë.


 Ja, këtu janë disa të “mira” e disa të këqija, disa dobi e dëme për këtë festë, e sipas kësaj analize të shkurtër ndale e vendosë vetë se a thua ja ka vlen të festojmë apo jo?!


Allahu na çoftë në hair, e na drejtoftë e na udhëzoftë se mjaft larg jemi. Si do që të jetë ajo festë kaloi, mbesim me shpresë se ky popull po vije duke u vetëdijesuar, po vije duke e kuptuar të vërtetën dhe realitetin.


Tashmë viti veç filloi, gati kaloi një javë, duhet t’i qasemi punës secili në sferën dhe këndin e vetë, nuk kemi kohë më ta vajtojmë të kaluarën, sepse koha shumë shpejt po lëvizë, por të pendohemi për të kaluarën, e të mundohemi ta përmirësojmë të tashmen e të vetëdijesohemi për të ardhmen. Jemi në fazën e formimit të Qeverisë ku lusim Allahun të na zgjedh një Qeveri sa ma të mirë dhe të dobishme për vendin tonë nga e cila do të përfitojnë të gjithë.  Zoti na ndihmoftë të gjithëve në punë të mira, me një vit të mbarë e të suksesshëm inshallah në çdo sferë. Selam alejkum ve rahmetullah.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …