Dr: Shefqet Krasniqi: Në Kosovë ende ka probleme

Ndonëse kaluan dymbëdhjetë vite që nga çlirimi i vendit nga okupatori, kaluan edhe tri vite nga pavarësia e Kosovës, me gjithë atë problemet ende nuk u zgjodhën. Ani pse problemet në tërësi asnjëherë nuk do të zgjidhen, jo vetëm në vendin tonë, por askund në tërë botën, ngase jeta është e tillë, ligjet e kësaj bote janë të atij lloji dhe të asaj natyre që nuk pranojnë rahati dhe qetësi absolute, apo thuaj nëse d është e pa mundur që njeriu çoftë si individ, apo anëtarë i një familjeje, apo anëtarë i një shoqërie të jetoj pa probleme, në mënyrë absolute. Dhe kjo vlen për çdo individ, familje e shoqëri, vlen për mysliman dhe për jo mysliman, të gjithë janë të barabartë në këtu ligje. Për atë arsye gjejmë edhe shtetet e mëdha dhe më të zhvilluara të cilat nuk shpëtojnë pa probleme, e që shumë herë janë aq të mëdha saqë ju kanoset edhe rreziku për ndonjë falimentim apo diç të ngjashëm. Të njëjtën gjë e gjen edhe tek individët, çoftë i pasur, e çoftë i varfër, çoftë me pozitë e çoftë pa pozitë. Që të gjithë kanë telashe, kanë probleme, kanë sfida me të cilat ballafaqohen, dhe jo rastësisht thotë populli “ska rahat në këtë dynja”, po të nderuar, ashtu është nuk e luan topi. E kjo çka u cekë është një argument shumë i fortë logjik se pa qare duhet të ekzistoj bota tjetër, duhet të ekzistoj xheneti ku atje do të kënaqemi, atje do ti shijojmë kënaqësitë absolute, atje do të jetojmë pa brenga e pa telashe. Për ndryshe vërtet do të ishte njeriu krijesa më e mjerë në këtë planet, që kurrë nuk ju hoqën gajlet, nuk ju hoqën telashet. Dhe do të kishte të drejt plotësisht që të pyes: pse erdha unë në këtë botë, kush më solli mua këtu, që vetëm me vuajtje e me mundime po e kalojmë këtë jetë, e tjerë e tjerë?!   Kthehemi në temë, tek problemet e Kosovës ndaj të cilave nuk mundë të qëndrojmë duar kryq, apo të heshtim e të vëzhgojmë se çka po bëhet, sepse që nga presidenti i vendit e deri te qytetari i thjesht, që të gjithë kanë përgjegjësin ndaj shtetit dhe ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin e tij, me jetën e tij në atë vend. Edhe më tej spektri politik në Kosovë si duket ende nuk është pjekur sa duhet, edhe më tej partitë politike nuk e kanë dëshmuar çartë dhe bindshëm se më shumë e donë vatanin sesa partinë e vet. Këtë bindje mendoj se e kanë shumica dërmuese e qytetarëve tanë. Për atë arsye edhe e kanë humbur bukur shumë besimin e tyre tek populli. Dhe mendoj se shumë vështirë e kanë ta kthejnë këtë besim.   Pastaj dhjetë vitegati nën administrimin e UN-it – Kombeve të bashkuara, të cilat mjerisht kanë lënë një pasqyrë të keqe tek qytetarët tanë, thuajse në çdo segment të jetës. Pas tyre erdhi Eulexi i cili edhe ky nuk po dallon fortë nga para ardhësit e tyre. Problemi i veriut të vendit është dëshmia më e çartë për një dështim të plotë të faktorit ndërkombëtarë për ta zgjedhur këtë problem. Ku ta dimë ne, nëse është duke u shtyrë problemi i veriut me qëllim nga ndërkombëtarët për ta lënë një vegëz e cila ndoshta do ju duhet për ma vonë?! Është e vërtetë se vendorët tanë nuk e kanë krejt në dorë çështjen e veriut, por gjithsesi është dashur të bëhet edhe ma shumë për këtë çështje. Ta shohim nga sot se ç’po ndodh pas vendimit të qeverisë për shtrirjen e pushtetit të plotë në veri të vendit dhe dërgimit të policisë dhe doganierëve në dy pikat kufitare të veriut. Ta shohim sa jemi seriozë në këtë çështje. Një gjë duhet ta dimë se pa qenë seriozë dhe me bërë tërë atë çka është e mundur, nuk do ti zgjidhim problemet tona asnjëherë, jo vetëm të veriut, por edhe probleme tjera. Unë mendoj se qeveria jonë duhet ta mobilizoi popullin dhe ta lë të gatshëm për çdo eventualitet, ngase ne defakto ne ende nuk jemi çliruar krejtësisht, ende një pjesë e vendit tonë qëndron e okupuar.   Problemi i energjisë elektrike është një problem mjaft i madh, pastaj korrupsioni, apo keqpërdorimi i pasurisë shoqërore. Çështja e pensionistëve dhe shtresave sociale janë gjithashtu probleme mjaft të theksuara dhe të rënda. Asnjëherë nuk mundë të anashkalohet diskriminimi fetar që është një problem tjetër social, në veçanti i femrës myslimane së cilës i ndalohet shkollimi dhe punësimi me mbulesë. Problem ky i cili vërtet ka ndodhur pa pasur nevojë fare dhe i cili i ka prekur shumë njerëzit për çka kanë filluar edhe të iritohën nga ekzekutivi i vendit.   Vërtet nëse shteti nuk i ka në dorë mundësitë për zgjedhjen e tona problemeve të mëdha të vendit, ai i ka nëdorë shumicën e tyre. Apo nëse do thuaj ndryshe: ai duhet të bëjë çmos që ti zgjedhi aty që mundet dhe që nuk i kushtojnë asgjë dhe që nuk i përzihet faktori ndërkombëtar në to. Ngase nuk ka kush që na bind se ndërkombëtarët na thonë: vidhni, plaçkitni. Nuk ka kush që na bind se ndërkombëtarët ju thonë qeveritarëve: mos i lejoni vajzat me shkuar me mbulesë në shkolla. Sepse ata vet në vendet e tyre nuk i kanë këtu probleme, e si mundë ta krijojnë tek ne! Por, faji në shumicë është i yni, e ne kemi nevojë shumë që të vetëdijesohemi edhe më tej, në veçanti partitë politike, apo ata të cilët i lakmojnë “karrigat”, sepse atje nuk është aq vështir me hyp në tu, sa është vështir me i mbajt atu, apo me ua dhanë hakun. Mbesim me shpresë që disa nga këtu probleme të zgjidhen sa ma shpejt e më mirë, në veçanti çështja e veriut, e më pas edhe shamija si një problem mjaft shqetësues për shoqërinë tonë. Allahu na drejtoftë në rrugë të mbar, e na ndihmoftë në punë të mira. Amin kaq për këtë javë dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum. Dr: Shefqet Krasniqi; T’ i jepet përparësi shamisë ndaj kërkesave të tjera Që nga dita kur u mbajt seanca e kuvendit në prag të Fiter bajramit, e që u diskutua gjatë për futjen e lëndës fetare nëpër shkolla dhe lejimin e bartjes së shamisë, e që u kundërshtuan që të dyjat, debati rreth këtyre dy kërkesave dhe çështjeve tjera fetare nuk pati mtë ndalur. Në fakt edhe më herët është folur shumë për futjen e lëndës fetare nëpër shkolla publike, ashtu siç është folur për mbulesën, bile për këtë të dytën edhe më shumë. Por pas asaj seance parlamentare debatet janë shtuar, bile edhe janë komplikuar. Ashtu që nuk ka ditë që nuk ka ndonjë shkrim në shtypin ditorë, apo ndonjë emision nëpër televizione e që nuk flitet jo vetëm rreth këtyre problemeve me të cilat ballafaqohen myslimanët e Kosovës, por aty futen edhe shumë gjëra tjera. Si “islami radikal”, pastaj “grupe ekstremiste”, apo “radikale”, pastaj “islami tradicional”, “islami minimal” e” ai maksimal” , pastaj jo kemi probleme tjera ma të mëdha dhe nuk kemi kohë të merremi me fe dhe me nevojat e saj dhe gjëra tjera të cilat totalisht janëpa vend dhe të pa baza.   Gjatë javës së kaluar ndodhi edhe një protestë ku mijëra të rinj falën gjumanë në sheshin mes kuvendit komunal dhe atij të Kosovës, e pas namazit turma kaloi tek teatri për tu mbledhur edhe më shumë, ku u kërkua një vend për xhami në qendër të qytetit, e jo atje ku ka propozuar kryetari i komunës. Ashtu siç u kërkua që të rishqyrtohet edhe njëherë amendamenti i futjes së edukatës fetare nëpër shkolla publike dhe t’u lejohet vajzave bartja e shamive.Asaj turme të madhe nuk munda e të mos ju drejtohem edhe unë me një përshëndetjee më pas edhe me një fjalim ku kërkova nga kryetarja e shtetit që mos ta firmos atë vendim të kuvendit, ashtu siç potencova se shumë kush në këtë vend është duke u përpjekur që Kosovën ta lë pa fe, gjegjësisht ta bëjë shtet ateist, por nuk do ja arrij, ngase kosovarët kanë fetë e tyre dhe se ne kemi një shoqëri multi fetare siç janë shoqëritë tjera evropiane. Dhe se koha e ateizmit ka kaluar me rënien e komunizmit. Pas kësaj proteste debatet u shtuan edhe më shumë, gjërat veç sa u komplikuan, gjë që nuk ka fare nevojë. Sepse e vërteta është e qartë, në Kosovë diskriminohen myslimanët, ata kanë shumë nevoja të mëdha të cilat nuk ju plotësohen, apo nuk ju realizohen. Deri më tani që nga përfundimi i luftës asnjë nevojë e tyre nuk ju është plotësuar, e tani ka ardhur koha që edhe për ta të punojë shteti, gjegjësisht tua plotësoi bile disa nga kërkesat e tyre e që asnjë nuk janë ekstreme, e as të pa mundshme. E ne duhet ti ndajmë prioritetet tona, e natyrisht se shamia është më primare sesa të gjitha kërkesat tjera, dhe është më e lehta për tu plotësuar, ngase nuk ka nevojë fare për pëlqimin e parlamentarëve, por thjesht një ndryshim të vogël në rregulloren administrative për shkolla fillore e të mesme, e që është kompetencë e ministrit të arsimit. Ai ndryshim mundë të bëhet për pak minuta dhe me këtë zgjidhet një ndër problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Pastaj çështja e shamisë nuk mundë të lidhet me radikalizëm, ashtu si ç’ eshte çështje e ndarë nga mësim besimi nëpër shkolla, e ndarë nga kërkesa për xhami të madhe etj, ngase edhe nga ana tradicionale nënat tona të gjitha kanë qenë me shamia. E atë që e kanë pasur nënat tona po e dom edhe ne për bijat tona. Pastaj edhe atë vetëm për atu që dëshirojnë ta bartin atë, pa ua imponuar askujt. E që këtë problem –çështjen e lejimit të shamisë- e kanë të zgjedhur thuajse të gjitha vendet e evropiane, e që Kosova synon të bëhet anëtare e tyre.   Nga kjo unë mendoj se ne tani për tani duhet të fokusohemi vetëm në lejimin e bartjes së mbulesës, e mos ta ndërlidhim atë me kërkesat dhe nevojat tjera të besimtarëve islam.Ngase edhe nga ana fetare shamia është shumë ma e rëndësishme sesa ato të tjerat, sepse shamia është fondament, nuk është simbol. Për mësim besim dhe xhami mundë të ketë alternativa tjera, ndërsa për shami, nuk ka alternativë, pos të qëndrojnë vajzat në shtëpi, e ta ndërpresin shkollimin. E ne e dimë sesa e dëmshme është për shoqërinë tonë që gjithë ato vajza, që dëshirojnë të mbulohen meshami ta ndërpresin shkollimin e tyre, ku në mesin e tyre ka vajza të cilat janë shumë të afta. E për shkak të një shamie të privohen atu nga shkenca dhe dija, dhe mos ti mundësohet shtetit që të përfitoj nga tu?! Kjo është absurde. Andaj ju bëj ftesë organeve qeveritare, në veçanti kryeministrit dhe ministrit të arsimit që ta rregullojnë çështjen e shamisë, sepse e kanë në dorë, e ata me siguri ua donë të mirën qytetarëve të vet. E sa i përket kërkesave tjera atu shtyhen për më vonë se edhe atyre ju vije koha me emër të Allahut xh.sh. Ashtu siç ju bëjë ftesë medieve që mos ti ekzagjerojnë gjërat, sepse nuk ka nevojë. Nuk ka farë rreziku nga myslimanët dhe islami, askush nuk është ka tenton ta destabilizoj vendin, apo ta prishi qetësinë, por sikurse gjithandej nëpër botën e civilizuar ku një pjesë e qytetarëve, shumë apo pak kërkojnë të drejta të tyre, që mendojnë se i meritojnë, edhe ne në vendin tonë po kërkojmë diçka çka mendojmë se na takon dhe duhet ta kemi, e që është në këtë rast mos diskriminimi i femrës myslimane vetëm për shkak të një mbulese dhe kaq. Pra ta zgjedhim problemin e mbulesës sepse deri më tani me dhjetëra vajza janë përjashtuar nga shkolla për shkak të mbulesës, në tërë vendin tonë. E me zgjedhjen e këtij problemi mendoj se shumë do bëhet mirë, do të ndalen debatet, protestat dhe të gjithë ti shikojnë punët e tyre e të punojnë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve. Allahu na e lehtësoftë zgjedhjen e këtij problemi sa më shpejt. Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër, selam alejkum.   Dr: Shefqet Krasniqi: Moment historik i Kosovës     Në fund të Ramazanit dhe në prag të Bajramit Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë ku ndër tjera kishte në rend dite edhe ligjin për arsiminparauniversitar, ku mes tjerash u diskutua për futjen e lëndës fetare nëpër shkolla publike e cila nuk u miratua. Një gjë të tillë Burim Ramadani deputet i AAK-ës e quan “moment historik” për Kosovën. Çka do të thotë se lufta kundër islamit dhe mos lejimi i depërtimit të tij nëpër shkolla tona, pastaj moj lejimi i bartjes së shamisë ështënjë moment historikë për Kosovën, është diçka shumë e madhe. Dhe për këtë ai kritikon të gjithë ata deputet që nuk ishin prezent fare, apo ishin prezent por e lëshuan parlamentin. Pse nuk morën pjesë në këtë moment historik. Po i nderuar Burim vërtetë është moment historik dhe atë jo vetëm për ty, por edhe për Ardian Gjinin, i cili nuk la të zezë pa thanë për islamin, i cili nuk kursej ti fyej mbi pesë milion shqiptarë musliman. Është moment historik edhe për Alma Lamën e cila deklaroi për një gazetë ditore se miratimi i atij amendamenti “do të ishte budallëku më i madh të cilin shqiptarët nuk e kanë bërë as 100 vjet e fundit”. Është moment historik edhe për Flora Brovinën, Edita Tahirin , Teuta Sahatqia,Ram Vataj dhe shumë të tjerë. Po Burim dhe ju të tjerët, edhe unë po them vërtet se është “momenthistorik”. Do të t’ju mbaj mend historia hiq mos keni dert, nuk do ju harroi. Gjatë do të përmendeni, sa të jeni gjallë por edhe pas vdekjes suaj. Nuk je ti i pari që po e numëron moment historik luftën kundër islamit, e kanë numëruar edhe komunistat e viteve 45, edhe ata të 51dhe shumë të tjerë. Bindu se edhe ata kanë qenë shumë krenar për punën që patën bërë, por nuk ju zgjati shumë ajo krenari. Edhe juve nuk do ju zgjat shumë, edhe ju do të pendoheni, vetëm se atëherë do ju bëhet vonë.   Sipas mendimit tim, nuk ka qenë e rënd mos miratimi i atij amendamenti në parlament, ngase i njoh unë intelektualët tanë sa te painformuar janë rreth Islamit, ata nuk e njohin këtë Islam, nuk e njohin madhështinë e tij. Pastaj shumica e tyre janë edukuar në frymën ateiste. Për atë arsye asnjë fakt apo argument nuk ishin në gjendje ta sjellin pse është e dëmshme edukata fetare. Ndërsa ne mund të sjellim me dhjetëra fakte e argumente për rëndësinë dhe dobitë e futjes së lëndës së edukatës fetare nëpër shkolla. E njeriut kur nuk dinë nuk duhet me ja pa për të madhe. Por fyerja e tyre në mënyrë më të vrazhdë Islamin dhe myslimanët të cilët ua kanë dhënë votat, ka qenë një gjë shokuese për të gjithë muslimanët e kombit shqiptar kudo që janë, nga Prishtina e deri në Australi dhe Zelandë të re e deri në Kanada.Ata kanë shkelur rëndë mbi parimet e respektit të identitetit tonë fetar që e kemi trashëguar qe 500 vite. Ata kanë fyer gjithë këtë komb, sepse vlerat e kombit i ka ruajtur dhe kultivuar feja më shumë se çdo kush tjetër. Ata kanë fyer e nënçmuar të gjithë elektoratin nga të cilët i kanë marr votat. Dhe këtë fyerje ua kanë bërë mu në natën e bajramit, ku në vend se ti përgëzojnë myslimanët me urime për agjërimin një muaji të plotë dhe t’ua urojnë festën e fitër bajramit, ata ua dhanë këtij populli një lugë helm.   Ata kanë shkelur mbi gjakun e dëshmorëve të kombit të cilët kanë dhënë jetën për këtë vend, kanë dhënë jetën për këtë liri. E liria nuk është vetëm të flasësh shqip, e të shkruash shqip. Por liria është gjithëpërfshirëse e të gjitha segmenteve të jetës së njeriut, liri politike, liri ekonomike, liri e arsimit, liri fetare etj . Ky ishte synimi dhe qëllimi i komandantit legjendar Adem Jasharit, pastaj vëllait të tij Hamzes e prindërve të tyre, amanet i Tahir Pajazitit dhe dëshmorëve tjerë që ranë për këtë liri. Ky ishte amaneti dhe synimi i Tahir Mehës, Mulla Idriz gjilanit, Haxhi Zekës, Shaban Palluzhës e kështu me radhë deri tek Islmaij Qemajli, Isa Boletini e Imer Prizereni, Hasan Prishtina dhe shumë e shumë të tjerë të cilët sakrifikuan jetën e tyre për një liri të plot, e jo për shkelje të drejtave dhe diskriminim.   Mendoj se ata deputet që votuan kundër kanë humbur legjitimitetin e tyre si përfaqësues të popullit. Ata do të rrinë edhe pak në ato “karrika”, por populli do ti ndëshkoi. Ata më shumë se që ja kanë bërë veti askujt nuk ja kanë bërë. E në anën tjetër edukata fetare do të hyjë, mos sot nesër, pasnesër, nuk ka ku të shkoi. Populli ynë për çdo ditë e më shumë po vetëdijesohet se pa fe nuk ka as shtet e as atdhe, andaj ata me të madhe po e përqafojnë këtë Islam, po e praktikojnë dhe po e përhapim kudo që janë. Kjo shoqëri nuk ka nga t’ia mbaj jashtë Islamit. Ata që mendojnë ndryshe le të presin, sekoha do ta dëshmoj këtë që po e them.   Këtu vlen të cekët edhe një gjë, se rol të veçantë në këtë vendim të parlamentit të Kosovës ka luajtur edhe Ipeshkvia e Kosovës e cila në prag të futej së atij amandamentinë kuvend për tu votuar për edukimin fetar, dolën me një deklaratë për shtyp se ata janë kundër futjes së edukatës fetare nëpër shkolla laike, duke e cilësuar si të ngutshëm një vendim të tillë dhe me pasoja për kombin. Dhe jo vetëm kaq, por ata ua bënë një kërkesë të gjithë deputetvë që mos ta votojnë lëndën fetare. Ne fillimisht kemi menduar se ata do të jenë krah i jonë përball laikëve me ide ateiste të cilët kundërshtojnë çdo fe dhe çdo besim,por na doli e kundërta, ata dolën kundër nesh.   Mendoj se ata me këtë deklaratë kanë dal jo vetëm kundër myslimanëve të cilët gjithherë janë sjell shumë mirë ndaj tyre, duke i respektuar në maksimum, por kanë dal edhe kundër kombit, mu atëherë kur pretendojnë se një edukat e tillë mundë të sjellë pasoja për kombin. Nëse edukata fetare sjell pasoja për kombin, atëherë ajo edukatë sjell pasoje dhe dëmë edhe nëpër xhamia, ngase është e njëjta edukatë , nga i njëjti burim, bile edhe nga të njëjtin mësues. E enjejta gjë vlenë edhe për edukatën fetare të krishtere. Pra nëse ne nuk guxojmë tua mësojmë fëmijëve tanë fenë nëpër shkolla, për shkak të dëmit të mundshëm, atëherë nuk guxojmë tua mësojmëatë fe as nëpër xhamia, e as nëpër kisha. Dhe si rezultat i kësaj feja dhe mësimet e saja na qenkan të dëmshme , andaj duhet ndaluar tërësisht mësimin fetarëdhe fenë, duhet mbyllur kishat e xhamiat dhe duhet rikthyer sistemit enverist, ngase ai e paska pasur mirë.   Ata me këtë deklaratë kanë, ngase kanë dal kundër vet parimeve të fesë krishtere, respektivisht asaj katolike e cila në esencëthërret në mësimin e fesë, gjegjësisht edukimin fetar, sepse edhe feja katolike synon që njeriun ta lidh me Krijuesin. E si mundë të arrihet kjo kur ju mohohet nxënësve kontakti me fenë dhe klerikët fetar?! Kisha katolike me këtë deklaratë ka dal kundër vet Vatikanit, apo të ashtu quajturës “Seli e shenjët”. Ngase Vatikani ka pasur mjaft ndikim të madh tek një numër i qeverive evropiane në futjen e lëndes fetare nëpër shkolla, apo lidhjes së njeriu me Zotin. Ashtu siç ka pasur ndikim edhe në çështje tjera të rëndësishme, siç është ndalimi i abortit, pastaj martesa e të njëjtës gjini etj.E ne nuk kemi kërkuar të futet vetëm edukata fetare islame por edhe ajo e krishtere për të krishterët. Që secili ta mëson fenë e vetë, por ta njeh edhe fenë e tjetrit. Kisha katolike me këtë deklaratë ka dal kundër vet kombit , sepse ajo e di fort mirë se edukata fetare është ajo që e ndalon , apo e largon të riun nga dukuritë negative, e të cilat mjerisht na i kanë përfshi shkollat tona. Kisha e di fort mirë se me asgjë nuk mundë të luftohen atu dukuri, apo së paku të minimizohenmë shumë sesa me një edukatë të mirfillt fetare . e ai që nuk e përkrah luftimin e dukurive negative, ai defakto ka punuar kundër rinisë së kombit të tij. Andaj ai është edhe kundër kombit dhe kundër shtetit. Një lugë helm tjetër për këtë bajram na dha edhe kryetari i komunës së Prishtinës i cili në vend se ta ndaj një truall për një xhami të madhe në qendër të qytetit, ai shkoi edhe na caktoi në skaj të qytetit dhe atë, na u kërcënua se nëse nuk e doni këtë truall, ne do ju japim një tjetër në Prishtinën e re. Me fjalë tjera: apo e merrni këtë truall,apo ju largova krejt prej Prishtinës. Tamam si në kohën komuniste, ku i pari flet e tjerët nuk kanë të drejt të kundërshtojnë. Qe dhjet vite e më shumë jemi duke kërkuar një truall për një xhami të madhe në qendër të qytetit, e në fund na dëshpëroi të gjithëve, na helmoi për këtë bajram.Nuk pat vend për Xhami, sepse po u dashka të zhvendoset një çerdhe e fëmijëve. Ndërsa për katedrale u lejua të prishet shkolla më e njohur dhe më e vjetër në tërë qytetin tonë. Isa e di fort mirë se ai lokacion i propozuar për xhami në asnjë mënyrë nuk i plotëson nevojat e qytetarëve sepse është gjysmë ore larg qendrës së qytetit. Ai lokacion është i shkëlqyeshëm për dy lagjet që janë atje, Ulpianën dhe Dardaninë, por jo edhe për qendër. Bile ky Shkoi edhe më larg kur një ditë dit tha: “nëse duan xhami në qendër të Prishtinës le ta blejnë Hotel Grandin nëse duan, do tu lëshoj leje ndërtimi”. Edhe këtij do ja mbaj mend historia sikur Burimit me shokë, hiq mos të ketë dert. Ja mbajn mendë njerëzit në tokë, ja mbajnë mend edhe melaqet lartë në qiell. Sido qoftë dy të ithëta na i dhanë paria jonë për këtë bajram. E nuk e dimë se çka do na japin për bajramet tjera. Allahu i drejtoftë këta njerëz, i udhëzoftë, e nga sherri i tyre na mbrojtë. Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.   Disa qytetarë janë interesant, apo ndoshta vetëm mua më duken! Manipulohen lehtë. Ndoshta edhe nuk kanë faj, sepse njerëzit nga natyra e tyre i pasojnë të parët e tyre. E kur të parët i ke të këqij , atëherë mos vet kush. Që nga largimi i Perandorisë Osmane nga Ballkani disa liderë shqiptar kanë mbjellë urrejtje të vazhdueshme te popullata, në veçanti te rinia se kinse, turqit janë shumë të këqij, janë okupues, tradhtarë, kanë bërë masakra e tjerë e tjerë. Këtu ide ua kanë futur edhe nëpër tekste shkollore, pastaj më vonë edhe nëpër media dhe është përhapur gjithë andej një urrejtje dhe armiqësi e madhe ndaj asaj perandorie, bile ka vazhduar edhe ndaj Turqisë moderne dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ky popull nuk ia di osmonlinjve për nder që ia ruajtën identitetin e tyre kombëtar; harruan se shqiptarët falë prezencës së osmonlinjve shpëtuan nga asimilimi serb; harruan se në kohën e tyre shqiptarët kishin mbi 25 kryeminsitra, kishin shumë gjeneral e pashallarë e të tjerë. Sido që të ketë qenë, ajo ka kaluar, tashmë kanë ardhur njerëz të tjerë në Turqi, bile është një Turqi krejt tjetër nga ajo që ka qenë. Është një Turqi që ja ka lakminë shumë kush në botë. Turqia ishte ndër vendet e para që njohu Kosovën, morri pjesë në sulmet e NATO-s për çlirimin e Kosovës, ia hapi dyert Kosovës duke ju ofruar ndihmë në çdo segment dhe vazhdon edhe më tej të jetë një partnere e shkëlqyeshme eshtetit tonë, qeverisë sonë dhe popullit tonë. Ata na quajnë neve vëllezër, ndërsa ne ata i quajmë armiq. Dhe këtë armiqësi ua mbjellim fëmijëve tanë nëpër shkolla. Po të nderuar ata na gjuajnë me bukë e ne me gurë. Andaj mos u çuditni kur zyrtarët turq kërkojnë nga ministria e arsimit që të bëjë ndryshime në tekstet shkollore sa i përket osmonlijve dhe turqve në përgjithësi se ata nuk janë armiq, por janë miq të shqiptarëve. Ata kanë shumë të drejt, ajo çka ka qenë ka kaluar, e mirë apo e keqe. Tashmë Kosova dhe Turqia janë dy shtete të pavarura e sovrane, krah për krah njëra me tjetrën. Mos të harrojmë se Turqia është një partner shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe duhet me ruajtur shumë. Nuk kamë qëllim këtu nga ana fetare, por nga çdo segment të jetës, në veçanti nga ana politike dhe ajo ekonomike.Është e çuditshme, për mendimin tim, sesi dalin intelektual të ndryshëm, madje edhe deputet dhe kundërshtojnë një ndryshim të tillë në tekstet shkollore. Po të nderuar intelektual duhet të jetojmë me kohën, me realitetin. Me kohë dhe me ndryshime në politikë ndryshojnë edhe gjërat tjera, e pse jo? Edhe Gjermania,Italia, e Bullgaria dikur ishin okupator dhe pushtues tanë, por tashmë të gjithë i kemi miq, tashmë për asnjë nga ta nuk cekim asnjë të keqe nëpër tekste shkollore dhe as gjetiu. E ashtu duhet të jetë edhe në raport me Turqinë. Por këtu qëndron vetëm një dallim: se Turqia është shtet islam, dhe si i tillë i pengon shumë njerëz, shumëintelektual të cilët nuk e donë islamin. Nuk e donë ngase nuk e njohin dhe si të tillë i urrejnë jo vetëm turqit, porçdo gjë çka vije nga lindja. E natyrisht se duhet ende punë për ti bindur ata njerëz se nuk ka dëm nga Islami, nuk ka asnjë të keqe, ama bash asnjë. Por është krejt hair dhe bereqet Pastaj askush nuk po thotë që të ndryshohet tërë historia, ngase ajo edhe desht nuk mund të ndryshohet, ngase historia është pjesë e pandashmee një populli, të cilën e ndërton ai popull. E historianët edhe nëse devijojnë të dhënat apo shënimet, ata nuk mundë ta devijojë realitetin, sepse ai ka qenë dhe ka kaluar. E herdo kurdo do të kuptohet e vërteta. Siç ka ndodhur me historianët tanë të cilët kanë bërë ndryshime në histori, të shtyrë nga partia komuniste. Por realiteti doli në shesh. Pra edhe në raport me Osmonlijt nuk besoj se dikush kërkon që ta ndryshojm historinëtonë, por vetëm disa fakte, sepse gabim janë shënuar dhe me qëllim keq –siç e ceka më lartë. Përndryshe ne historinë tonë duhet ta mbrojmë që të gjithë. Ashtu siç ka qenë,të krenohemi me të mirën, e të përfitojmë nga e liga dhe mos ta përsërisim më. Allahu e drejtoftë e i udhëzoftë popullin tonë në rrugë të hairit. Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …