Dr. Shefqet Krasniqi: Pushteti zullumqar nuk kursen as bashkëpunëtorët e tij


Pranvera arabe edhe më tej, dhe mbase, për të dhënë efektet e duhura, duhet të vazhdojë dhe për një kohë. Myslimanët ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre që ta jetojnë lirinë. Regjimet, që janë pranë agonisë, po hedhin shqelmat e tyre të fundit ndërsa bota e civilizuar vazhdon të jetë indiferent ndaj tyre.


Kaluan dy vite dhe lufta në Siri po vazhdon, ajo për çdo ditë po merr jetën e qindra vetave, pushteti i atjeshëm i përkrahur nga shumë fuqi të jashtme, nuk po kursen as drurin dhe as gurin, as plakun dhe as të


riun, as xhaminë dhe as kishën. Bile ai pushtet i paskrupullt nuk po i kursen as bashkëpunëtorët dhe aleatët më të ngushtë të tij për t’i bërë “kurban” në luftën kundër “terroristëve islamistë.”


Dhe jo vetëm pushteti i Beshar Asadit, por shumë pushtete kur të jenë në zor, për ta çliruar veten e tij, apo për t’i justifikuar krimet e veta, inskenojnë raste nga më makabre vetëm sa për t’i hedhur hi syve të botës, duke mos i kursyer prej tyre as miqtë më të mirë.


Ne shqiptarët tashmë jemi mësuar me pushtetet serbe të, të gjitha kohërave, nga Krali e deri tek Milloshi, të përfitojnë sa më shumë që është e munduar nga spiunët, apo bashkëpunëtorët, e në fund t’i vrasin, duke ua


lënë fajin shqiptarëve. Diçka e ngjashme këto ditë ndodhi edhe me pushtetin sirian të Besharit, ku bënë një komplot kundër hoxhës së njohur të Sirisë Muhamed Seid Ramadan Buti.


Hoxha në fjalë ani pse ishte një dijetar i madh dhe i shquar, dhe jo vetëm në Siri, por gjithandej në botën Islame, një njohës shumë i mirë i shkencave të sheriatit, autor i dhjetëra librave të botuara, njeri me ndikim jashtëzakonisht të madh në popull. Ai, megjithatë njihej edhe një përkrahës shumë i madh i pushtetarëve, qoftë këta të tashmit, apo qoftë të kaluarit, babanë e kryetarit aktual të Sirisë, Hafidh Esedit. Ai i kritikonte shumë ata hoxhollarë të cilët ndërhynin në politikë. Në kohën e fundit pas fillimit të revolucionit sirian, thuajse tërë hoxhollarët iu bashkuan kryengritësve për ta rrënuar pushtetin, ndërsa ai vazhdoi t’i qëndronte besnik pushtetit duke përkrahur ushtrinë në luftën e saj për ta ruajtur “vatanin” dhe duke akuzuar


kryengritësit se po manipulohen nga jashtë, për çka edhe mori kritika të ashpra nga dijetarët e mbarë Botës Islame.


Atë e shfrytëzonte pushteti për të dëshmuar se janë me popull, se nuk janë duke i shkelur normat ligjore fetare dhe se qytetarët –xhemati, duhet të jenë me shtetin e jo kundër shtetit. E shfrytëzoi pushteti aq sa iu


desht, e kur nuk iu desht më, e vranë atë me dhjetëra të tjerë dhe atë në një xhami përderisa hoxha në fjalë ishte duke mbajtur ligjërata javore. Pushteti menjëherë shfrytëzoi rastin ta akuzojë opozitën, por opozita me tërë fuqinë e saj e kundërshtoi një sulm të tillë, duke cekur se muslimanët nuk rrënojnë xhami dhe nuk vrasin njerëz të pafajshëm, e lëre më dijetarët. Sido që të jetë, nuk po dua të flas për hoxhën e ndjerë, e


as të paragjykoj se çfarë njeriu ka qenë dhe a ka bërë mirë apo keq me përkrahjen e tij pushtetin mizor, gjakpirës e kriminel. Por ajo çka më shtyri ta shkruaj këtë artikull është se sa ia vlen që një njeri me emër aq të madh, me një diapazon aq të gjerë të dijes, të bëhet servil i një pushteti, i cili fundja e fundit nuk shikon tjetër pos interesin e vet dhe të familjes, apo rrethit të ngushtë. Subhanallah, sa pak janë ata dijetarë të cilët u janë bërë servil pushteteve dhe kanë shpëtuar pa u koritur. Gjithherë dijetarët tanë islamë na kanë këshilluar me shekuj që pushtetarëve mos iu afroni, keni kujdes nga ta, bile e kanë thënë një fjalë të urtë:


Të mjerët ata dijetarë, të cilët rrinë pranë dyerve të qeveritarëve, të mjerët ata dhe të mjerët ata qeveritarë, ndërsa të lumtë ata qeveritarë, të cilët rrinë pranë mexhliseve të dijetarëve, të lumtë ata dhe të lumtë ata dijetarë!


Të paktë janë ata dijetarë, të cilët iu kanë shkuar pas qeveritarëve e që nuk janë njollosur. Këtë e ka dëshmuar historia. Është e vërtetë se për dynja ata e kanë më mirë dhe më lehtë, sepse nuk i pret burgu, nuk kritikohen e nuk sulmohen, nuk anashkalohen e nuk neglizhohen, ata kanë para, kanë autoritet, i kanë të gjitha të mirat, por dijetarët islamë i kanë quajtur të atillët “hoxhallarët e pushtetit.” Mirëpo kjo botë përfundon, e duhet me vdekë, andaj dijetarë të vërtet janë ata, të cilët qëndrojnë pranë të vërtetës, pranë hakut, me këdoqoftë ajo, e që në shumicën e rasteve është me qytetarët (popullin), e shumë rrallë me pushtetarët.


Hoxhallarët kanë amanet dhe përgjegjësi të madhe, ata janë më të mëdhenj sesa pushtetarët, andaj edhe nuk bënë t’iu përulen e nënshtrohen qeveritarëve, por qeveritarët duhet t’iu nënshtrohen hoxhallarëve. Hoxhallarët janë yje, të cilët ua ndriçojnë njerëzve rrugën në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa shumë pushtetarë ua nxijnë dhe ua errësojnë rrugën qytetarëve. Allahu na bëftë nga hoxhallarët e vyeshëm, të sinqertë të cilët nuk ia kanë frikën askujt pos Allahut dhe punojnë për hir të Zotit, për ta përhapur të drejtën e Zotit në tokë, të cilët ua ndriçojnë rrugën njerëzve për këtë dhe për botën tjetër.


/krenaria.com/


 


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Ja që ndodhi edhe kjo!


 


Përderisa e tërë bota e civilizuar për çdo ditë e më shumë po e pranon se Islami ka vlera të mëdha dhe se Kur’ani është një libër madhështor stili i të cilit të josh sa herë që e lexon ndërsa rëndësia e tij nuk minimizohet kurrë. Ai nuk është vetëm një libër adhurimi, madje në perëndim nuk është i njohur për këto vlera sa është i njohur për të vërtetat shkencore që përmban, pastaj për edukatën, kulturën, respektin ndaj njeriut, ruajtjen të identitetit të tij, largimin nga dukuritë negative dhe shumë vlera tjera.


Përderisa edhe njerëzit më të mëdhenj të botës dhe më me ndikim po interesohen ta lexojnë Kur’anin dhe t’i kuptojnë domethëniet e tij, si fjala vjen Princi Charles i Britanisë së Madhe, i cili këto ditë deklaroi se


seriozisht iu ka qasur punës për ta mësuar jo vetëm leximin e Kur’anit, por edhe mësimin e gjuhës arabe për ta kuptuar Kur’anin. Dalin disa ateistë e injorantë shqiptarë dhe e bëjnë alarmante pjesëmarrjen pasive të  dy ushtarëve tanë në një garë ndërkombëtare për këndimin dhe nxënien përmendësh të Kur’anit për nivelet ushtarake në Rijad të Arabisë Saudite, një vend mik të Kosovës.


Thuajse këta dy ushtarë paskan bërë ndonjë shkelje skandaloze që dënimi më i vogël për pjesëmarrjen e tyre do të ishte largimi i tyre nga puna. E disa pseudo-politikanë, që nga përvoja kanë mësuar se po të jesh kundër Islamit bën emër në politikën kosovare, pa një pa dy u deklaruan kundër. “Na prishin me Amerikën” – kështu thanë e u arsyetuan. Dhe, të nderuar lexues, a e dini se në çfarë kohe dhe rrethana u deklaruan? Mbase edhe nuk janë koincidencë.


 


1.   


Banka Islamike, e përfaqësuar nga një saudian, vetëm pak ditë më parë kishte shprehur gatishmërinë për të


financuar ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, lajm që u publikua pa shprehur këtë frikë se na prishin me Amerikën.


 


2.   


Zgjedhja e Papës, që nuk paraqiti asnjë problem për politikën tonë të shprehin urimet e tyre, për të mos thënë se sikur garuan kush do ta bëjë i pari këtë. A nuk është zgjedhja e Papës rast fetar?! A nuk nënkupton laicizmi i Shtetit edhe neutralitetin karshi fesë së krishtere?


Personalisht, kur kam dëgjuar këtë lajm jam ndier shumë keq. Ai ma ka kujtuar gjendjen e shqiptarëve në kohën e Kralit ku nëse veç është dyshuar se ndonjë shqiptar ka lexuar ndonjë libër shqip, dënimi për të ka qenë ekstrem. Ose gjendjen e vëllezërve tanë në kohën e Enver Hoxhës ku çdo gjë çka ka të bëj me fe është llogaritur krim dhe dënimi ka mund të jetë me burg të përjetshëm. Bie pyetja ku janë këta njerëz që duan t’ia


turbullojnë ujët FSK-ës, në cilën kohë jetojnë, a mos vallë mendojnë se jemi në kohën e partisë së punës së xhaxhit Enver?!


Apo dëshirojnë që edhe njëherë të kthehet ajo parti dhe ai pushtet!? Jo vetëm ata matrapazë që e kanë ndezur këtë “zjarr” por edhe ata që i fryjnë e donë ta rrisin, le ta dinë se koha ateiste ka kaluar, nuk ka kthim më në te. Nëse dikush nga ne mendon se duhet krijuar një armatë apo një polici, apo çfarëdo institucioni tjetër ateist, ai nuk është larg realitetit. Ai duhet të bindet se kurrë nuk mund të realizojë diç të tillë, të paktën jo me djem dhe vajza tonat. Ndryshe, nëse merr ushtarë e policë nga Koreja Veriore apo nga Kina, mbase mund t’ia del.  Unë nuk e kam të qartë, si duan tua mohojnë ushtarëve të drejtat fetare kur më shumë se gjysma e tyre e falin xhumanë dhe se nuk janë të pakt ata që kanë memorizuar pjesë të shumta prej Kur’anit?!


Pastaj, para përmbylljes së këtij artikulli, desha edhe një gjë shumë me rëndësi tua rikujtoj atyre matrapazëve, se pakti i NATO-s nuk njeh ushtri ateiste, bile me “keqardhje” po e them se as pakti i Varshavës nuk njeh më ushtri ateiste, kështu që tjetër rrugë nuk iu mbetet atyre pos t’ia mësyjnë Kinës e Koresë Veriore. Ushtria e NATO-s me vete ka priftërinj, ka kisha, etj. Nuk ka ushtri të NATO e cila është e


zhveshur nga identiteti fetar. Jam i sigurt se këtë e dinë fortë mirë, por duan të bëhen “ma katolikë se papa”.


Subhanallah, në vend se të stimulohen ushtarët tanë për t’iu qasur fesë, për të lexuar Kur’an, ata kritikohen pse merren me Kur’an?! E me çka mu marr këta, me çka me ushqyer shpirtin, kurse kjo ushtri dhe ky shtet në përgjithësi është i përbërë nga qytetarët të cilët thonë la ilahe ilallah. Natyrisht se  po të shkonte një pjesë e ushtrisë sonë në ndonjë vend të krishterë si Italia ta zëmë dhe në mesin e ushtarëve tanë ka katolikë, do ishte tepër normale që t’iu lejohet ushtarëve të marrin pjesë në mesha të ndryshme, në programe fetare të kishës e tjerë e tjerë. Ku është demokracia, ku është liria individuale, shpirtërore, ku janë të drejtat njerëzore. Çka ka të keqe në fe, ku është e keqja nëse ushtarët tanë lexojnë Kur’anin, Biblën etj, cili është dëmi i fesë?!  Besoni, shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe se janë tmerruar mu si unë nga ky skandal i rrallë, por falë Zotit zv. Ministri i FSK-së, Zoti e ruajt, e rregulloi në fund dhe çështja kaloi. Allahu na e ruajt këtë ushtri, këta djelmosha shumë të mirë e të sinqertë, të lumtë ne që i kemi.


Allahu i ruajt edhe eprorët dhe tërë këtë popull, e i udhëzoftë ata që nuk janë në rrugën e Tij.


 


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Sikur të na vënin edhe këtë kusht!


 


Njëra  ndër temat më të nxehta këto ditë ka qenë edhe ajo e negociatave me Serbinë.
Kosova dhe Serbia, të përfaqësuara nga nivelet më të larta shtetërore, po diskutojnë për çështje, nga rezultati pozitiv i të cilave shpresojnë anëtarësimin në BE. E, në këtë të fundit, krahas bisedimeve Kosovë-Serbi, është diskutuar edhe diç tjetër, që nuk ka të bëjë me politikë sa ka të bëjë drejtpërdrejtë me moralin. Është çështje politike, për ta ndaluar, por si problem, është social. Fjala është për votimin e ligjit për ndalimin e pornografisë. Parlamenti Europian po përgatitet për të votuar një propozim për të ndaluar të gjitha format e pornografisë. Nëse ky raport do të kthehet në ligj, atëherë do ndalohet pornografia në të gjitha llojet e mediave, përfshi edhe internetin.


Disa nga vendet evropiane, si Islanda, tashmë veç e kanë bërë, por thënë të drejtën me detaje që sikur ka të bëjë më shumë me formalitet sesa me një qëndrim serioz. Gazeta Express në edicionin online të datës 26 Shkurt 2013 shkruante: ‘Pornografia tashmë është e ndaluar në Islandë, megjithëse termi nuk është i definuar qartë me ligj, andaj edhe nuk aplikohet.
Revistat si ‘Playboy’ dhe ‘Penthouse’ shiten nëpër librari, ndërsa porno-revistat
eksplicite mund të blihen vetëm nëpër lokale të veçanta. Në televizionet digjitale të vendit ka edhe “kanale vetëm për të rritur”.
Nejse. Ajo që më shkoi ndërmend ndërsa shfletoj çdo ditë internetin për nevoja personale si dhe përcjell televizionin si çdo njeri tjetër, për t’u informuar, është lakuriqësia në mediet tona vizuale, të shkruara dhe këto online. Është madje për të të habitur se si në këtë shoqëri që ka këtë përqindje të lartë të përkatësisë fetare islame veprohen gjëra të tilla.


Unë, personalisht, do të kërkoja nga BE-ja, që në vend të standardeve që na kërkojnë për të përmbushur, e që janë në kundërshtim me besimin tonë, të na vënë kushte sikur ky, që aplikohet tani në BE dhe që përkrahet fuqishëm nga kredoja e komunitetit fetar me shumicë absolute në Kosovë.
Unë kam thënë edhe më parë se Evropa është në krizë të madhe morale dhe se nëse ajo nuk ndërmerr diçka, siç është ky hap për ndalimin e pornografisë, atëherë do të vjen një kohë kur shoqëritë evropiane mbase do të pendohen, por do të jetë shumë vonë.
Zhveshja nuk debatohet thjesht vetëm si një mëkat, të cilin jo vetëm Islami por edhe fetë tjera e ndalojnë, ose thënë më mirë e kanë ndaluar para shtrembërimit të tyre, por është edhe çështja e shkatërrimit dhe degjenerimit të shoqërisë, në veçanti rinisë. Ngase është vërtetuar edhe shkencërisht se angazhimi me pamje pornografike, kalimi i kohës me filma të tillë  në revista, webfaqe, etj., shkakton dëme të pashmangshme shpirtërore dhe psikike. Personat e tillë humbin interesin për shkollim, për punë, për familje e kështu me radhë. Humbin edhe oreksin për ushqim, gjumin dhe shumë dëme tjera, deri tek dhunimet, abuzimet , e kështu me radhë.


Shkencëtarët australianë njoftojnë se personat të cilët kalojnë shumë kohë në faqet e internetit, të cilat kanë përmbajtje pornografike janë të prirë më tepër që të kalojnë në depresion. Ata kanë studiuar mbi 1.300 vullnetarë në Melbourne, të cilët kanë qëndruar më shumë se 12 orë në faqet pornografike të internetit. Ndërsa rezultatet kanë treguar se më shumë se një e katërta e tyre (më shumë se 25%) vuanin nga shenjat klinike të depresionit. Tridhjetë për qind e tyre kishin nivel të lartë të ankthit, ndërsa 35% kishin të zhvilluar një shkallë të caktuar stresi, nga vlera mesatare deri në një shkallë të larë.
Prania e ankthit dhe stresit ka qenë në proporcion me kohën e kaluar nëpër faqet pornografike: sa më gjatë që kanë përcjellë këto sajte aq më të shprehura kanë qenë simptomat dhe shenjat e anksiozitetit dhe stresit.
E nëse kemi parasysh vetëm këtë çështje, do ta kemi shumë të lehtë ta kuptojmë madhështinë e Islamit dhe të mirat e tij. Vlerat të cilat i ka ky Islam i mungojnë shumë kujt dhe njerëzit me apo pa dije po i kthehen realitetit apo natyrshmërisë në të cilën janë krijuar në të, e po e shohin jo me sy të mirë atë që Islami para katërmbëdhjetë shekujve na e ka sqaruar e detajuar si jo të mirë.
Nuk është ky vendimi i parë e as i fundit që perëndimorët e kanë marrë në këtë kontekst. Atje tek shumë shtete është i ndaluar alkooli në shumë lokale, në shumë hapësira. Bile në Amerikë njëherë e kanë pas ndaluar krejtësisht vetëm se nuk e patën quajtur “haram” siç e quajmë ne muslimanët. Por iu mungoi vendosmëria dhe nuk munden më shumë ta mbajnë atë ligj dhe e shfuqizuan. Pastaj duhani si dukuri tjetër të cilën e ka ndaluar Islami, thuajse të gjitha shtetet e Perëndimit e kanë ndaluar duke e përkufizuar në maksimum mundësinë dhe hapësirën për ta pirë. Dhe ja kështu evropianët po “islamizohen” dalëngadalë, derisa një ditë të thonë La ilahe ilallah Muhamedun resulullah. Allahu i drejtoftë ata evropianë, një pjese bukur të madhe prej të cilëve iu mungon nga Islami vetëm shehadeti.
Allahu na ruajttë nga çdo dukuri negative!


 


Dr. Shefqet KRASNIQI: Po këta kush i kujton?!


 


Karakteristikë e lëvizjeve dhe rrymave filozofike e politike në kohën bashkëkohore është edhe varfëria e koncepteve. Të dhënë tejmase pas materializmit, ato kanë humbur njerëzoren, gjë  që mbase herë pas here edhe i pengon. Për këtë shkak, jo rrallë, sidomos tek partitë politike që kanë një dozë të theksuar të nacionalizmit, has në tendenca dhe tentativa për përvetësim personalitetesh, që në disa raste arrin limitin e absurditetit, sidomos kur bëhet fjalë për disa personalitete që në histori kanë lënë gjurmë gjaku e tmerri. Me këtë nuk dua të them se historia nuk ka asnjë rëndësi për ne, jo, unë jam kundër formalizmit, ndryshe, për ne myslimanët respektimi i të parëve dhe atyre që kanë kontribuar për fe dhe atdhe, është fe.


 


Ajo që, në fakt, më brengos shumë dhe më bën të ndihem keq, është injorimi shtetëror i figurave shqiptare që shquhen për kontribut fetar islam në botë. Ditë më parë, gjegjësisht më 19 shkurt, bota islame, në përgjithësi, por edhe kjo shqiptare, në veçanti, humbi njërin nga emrat më të spikatur të shkencave islame, dijetarin Vehbi Sulejman Gavoçi. Për çudi, askush nuk e përmendi. Ndonëse shërbeu për dekada të tëra, në trojet e tij, vdekja e tij nuk ishte madje as lajm. E keqja e madhe është se vdekja e tij nuk preku shumë as hoxhallarët, të cilët e njohin mirë Shejhun dhe kanë përfituar prej librave të tij. Nejse, nuk e fsheh se jam paksa i mllefosur, por nuk mund të pajtoj me këtë injorim në heshtje të personaliteteve tona.


 


Vehbi Sulejman Gavoçi lindi në vitin 1923 në qytetin e Shkodrës, ndërsa në vitin 1937, në kohën e Ahmet Zogut, babai i tij së bashku me familjen u shpërngulën për në Damask të


Sirisë. Në Siri nuk do të qëndron gjatë ngase i ati pas pak kohe do ta dërgonte në Egjipt për të studiuar në universitetin e Al-Az’harit ku qëndroi dhjetë vite të tëra. Pas diplomimit, kthehet sërish në Siri në vitin 1947. Ai vazhdoi të punonte e të kontribuonte në Siri deri në vitin 1966 kur udhëtoi për në Arabinë Saudite si mësimdhënës. Atje qëndroi gjashtë vite, për t’u kthyer prapë në Siri, ku do ta vazhdonte angazhimin deri në vitin 1980, kur edhe pensionohet.


 


Më pas shkoi në Medinë në Arabinë Saudite ku qëndroi tri vite, për të kaluar më pas në Amman të Jordanisë, ku qëndroi dy vite. Në vitin 1988 shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe si ligjërues në Fakultet ku qëndron plot 14 vite, derisa në vitin 2001 kthehet sërish në Damask për të kontribuar deri në fillimin e luftës. Për shkak të rrethanave të krijuara, Shejhu detyrohet ta braktis Sirinë për në EBA, ku edhe më 19 shkurt 2013 gjen vdekjen. Allahu e pastë mëshiruar!


Hoxhë Vehbiu, ani pse i ri u shpërngul në botën arabe, ai kurrë nuk e harroi vendlindjen e tij, Shqipërinë e madhe, nuk e harroi kombin e tij, gjuhën dhe traditën e tij. Ai thotë për veten e tij se “…ndër artikujt e parë që kam shkruar në një revistë të quajtur Asal-xhenneh, kam shkruar për Shqipërinë dhe atë pas vitit 1944. I pari artikull i imi ka qenë për ju, për vendin tim. Pastaj kam vazhduar të shkruaj edhe në revista tjera, libra e gazeta  për Shqipërinë, jam munduar që mos ta harroj vendin tim që më ka bërë nder të madh.”[1] Ai digjej për vendin e tij, gjithmonë u mundua të kthehet atje, por një gjë e tillë nuk iu realizua derisa në vitin 1991, kur për herë të parë pas shpërnguljes, vizitoi Shqipërinë, Shkodrën e dashur dhe shumë qytete tjera. Ndërsa në Kosovë ai kishte ardhur më parë në vitin 1974. E kur hoxhë Vehbiu tregon për këtë vizitë të tij historike mes tjerash thotë: “Njerëzit atje (në Kosovë) u interesuan shumë për mua dhe më pritën shumë mirë. Mendova se çfarë t’iu jap si falënderim? Iu përvesha punës dhe botova një libër me titull “Si dhe pse” dhe iu thashë: Në vend që t’iu falënderoj me fjalë, po e bëj me vepra duke iu dhuruar këtë libër në besimin e Zotit dhe adhurimin e Tij”.


Shejh Vehbiu kurrë nuk u ndal së punuari për fe e për atdhe. Që nga viti 1996 deri në përfundim të luftës çlirimtare në Kosovë e ka ndihmuar UÇK-në me para në zonën e Llapit, në kohën kur ishte Zahir Pajaziti gjallë. Me plumbat që i kanë blerë me paratë e hoxhës së nderuar i kanë shkaktuar dëme të mëdha armikut, dhe ja sot jemi të çliruar. Ai edhe sa ishte në Siri, por edhe në Emiratet e Bashkuara dhe kudo që ishte, gjithmonë ndihmonte studentët shqiptarë. Ai me ta kishte lidhje të veçanta, kënaqej me ta duke biseduar për tokat shqiptare. Ai nuk pranonte të fliste ndryshe me neve studentëve pos në gjuhën shqipe. Vërtet ishte një patriot i madh i mbushur me gjak e traditë shqiptari. Allahu e pastë mëshiruar dijetarin e madh shqiptar, autorin e dhjetëra librave, të njohur e të pranuar gjithandej nëpër botën islame si një ndër dijetarët e famshëm të shekullit të


kaluar, por mjerisht nga populli dhe kombi i vet gati se i harruar. Kjo është ajo që më bën të vuaj. Pse i harrojmë këta njerëz?! A vetëm pse për hir të Allahut dhe pa synime e interesa të kësaj bote janë munduar të kontribuojnë, apo për çfarë? Për këtë shkak edhe e titullova artikullin me këtë titull: ‘Po këta kush i kujton?!’ Unë kam bindjen e thellë në Allahun se Ai nuk humb mundin e askujt, e aq më pak të dijetarëve. Andaj e lus Allahun ta ketë mëshiruar Shejhun tonë dhe ta ketë shpërblyer me të mirat e Tij. Lutem dhe bëj dua që takimi ynë me Shejhun dhe me të gjithë dijetarët tanë, në radhë të parë


me Resulullahin [Paqja dhe mëshira  e Allahut qofshin mbi të!], të jetë Xheneti!


Për Vehbi Sulejman Gavoçi ka shkruar një monografi, studiuesi,  Muhamed Sytari.


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Realiteti i dorëheqjes së Papës


 


Që nga momenti kur Papa Benedikti XVI-të paralajmëroi dorëheqjen, për -siç është deklaruar vet ai- shkak të pamundësisë për të realizuar premtimet e bëra për ta çuar Kishën Katolike përpara dhe për shkak të shëndetit të tij, komentet dhe analizat nga analistë dhe individë të ndryshëm për të vërtetën që fshihet prapa vendimit të Papës nuk kanë munguar.


Disa kanë thënë se kjo reflekton sinqeritetin e Papës, duke nxjerr mesazhe për kinse aktin moral të dorëheqjes në rast të pamundësisë për të kryer me nder detyrën, derisa të tjerë konsideruan se dorëheqja vjen pas presionit për aktet e turpshme të pedofilisë së priftërinjve dhe skandaleve tjera brenda Kishës. Pra, për shkak të dobësisë së tij për të menaxhuar Kishën.


Vendimi i Papës është për të provokuar reagime dhe komente për faktin se, si akt, ndodhë shumë rrallë brenda Kishës, është i pari pas plot gjashtë shekujsh, dhe po kështu, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhet Kisha, e që ka të bëjë me ndryshime të qëndrimeve doktrinare, si përkrahja e martesave të së njëjtës gjini, etj.


 


Pra, a është dorëhequr Papa për shkaqe personale apo për shkaqe tjera?


 


Personalisht, nuk kam besuar dhe nuk besoj se dorëheqja e tij është akt moral apo se vjen si pasojë e shëndetit të lig, sidomos kur kihet parasysh se Kisha edhe më parë është ballafaquar me udhëheqës të sëmurë, por që nuk kanë dhënë dorëheqje. Dorëheqja, nuk është e pranuar si akt në Kishë edhe për faktin se Papa vlerësohet për njeri të shenjtë dhe se nuk gabon. Por, si doli që ky Papa të jep dorëheqje? A është ky “mëkatari” i parë? A është ky thyesi i rregullit kishtar? A po fillon një traditë të papranuar për Kishën? Pastaj a dha Papa dorëheqje duke qenë si i shenjët dhe i pa gabuar, apo më parë ju zhvesh shenjtëria e më pas dha dorëheqje?!


Papa, siç është vlerësuar nga shumëkush që nga publikimi i vendimit të tij për dorëheqje, e deri tani kur gazeta “Republica” publikon edhe fakte të reja, është dyshuar shumë të ketë dhënë dorëheqje për arsye personale. Gazeta në fjalë ka zbuluar dimensionet e skandaleve në moral dhe korrupsionit në Vatikan. Ajo përmend raportet me nga 300 faqe që i janë dorëzuar Papës për parregullsitë në Vatikan.


Sipas gazetës, pasi i ka lexuar raportet, Papa ka vendosur të tërhiqet.  Repubblica më tutje shkruan se kardinalët kanë zbuluar edhe rrjet sekret të homoseksualëve në Vatikan.


Por, këto nuk janë arsyet e vetme. Ka edhe shkaqe tjera. Një burim nga Lindja e Mesme citon një njohës dhe ekspert i feve qiellore Isam Mudir, i cili jep një shpjegim tejet interesant. Sipas tij, arsyeja pse Papa ka vendosur të dorëhiqet  ka të bëjë me vjedhjen


e një dokumenti nga Vatikani, respektivisht të një Bible të vjetër në të cilin shënon qartë emri i Muhamedit si profet pas Isaut –Jezusit, gjë të cilën e mohojnë të krishterët.


Shkak tjetër, të nënvizuar nga burimi në fjalë, është edhe pranimi i Islamit nga shumë kardinalë dhe priftërinj, brenda dhe jashtë Vatikanit, e që kanë shqetësuar Kishën tejmase. Në fakt, Vatikani është përpjekur t’i mbajë si raste të izoluara por e vërteta ka dalë në shesh. Një nga këta kardinalë, për ta praktikuar fenë e re, Islamin, është detyruar të ikë në Afrikën e Jugut, e ka prej tyre që vazhdojnë të qëndrojnë në Vatikan ndërsa e mbajnë të fshehur besimin e tyre islam.


Vatikani është munduar një kohë të gjatë t’i fsheh këto ngjarje nga publiku, sikur që është munduar t’i fsheh skandalet seksuale në kisha, por jo kot thotë populli “kungulli nuk rri gjithnjë mbi ujë.” Të gjitha këto ndodhi e kanë shqetësuar shumë kreun e Kishës Katolike dhe me pa mundësi për  ta gjetur atë dokument tepër sekret se kush e ka marr dhe se ku është tani, gjithashtu me pamundësi për t’i zbuluar ata kardinal që kanë pranuar Islamin dhe për t’i ndal nga ai konvertim, Papa  ka vendosur që vet të tërhiqet. Ai ka edhe arsye tjera sigurisht, e ndër to edhe fakti se Kisha Katolike është në krizë jo të vogël për shumë shkaqe e arsye, e ndër to edhe rënia e numrit të katolikëve dhe rritja e numrit të myslimanëve, në veçanti në Evropë.  Përderisa në një kohë feja katolike ka qenë feja më e famshme dhe më e madhe në botë, sot shumicën e kishave i gjejmë të zbraza, bile disa nga to edhe janë mbyllur fare. Unë e lusë Allahun që Papës t’ia zbut zemrës sikurse atyre kardinalëve e priftërinjve të theksuar më parë, e ta pranon Islamin, fenë e Isaut-Jezusit, fenë e Musaut, fenë e Ibrahimit, të Muhamedit dhe të gjithë pejgambereve të Zotit, të pranon se Muhamedi është profeti i fundit i cekur shumë qartë dhe mirë në të gjitha librat e shenjta, gjë të cilën e di mirë Papa dhe bashkëpunëtorët e tij.  Këtë gjë e ka konfirmuar Kur’ani: “Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë.


(Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën.” (el-Bekare: 2:146)  E thërrasim Papën në Islam, ngase kështu do ta fitonte Muhammedin dhe nuk do ta humbte Isanë, alejhimas-s-selam!


Allahun e Madhëruar e lus për falje dhe sukses!


Takohemi javën e ardhshme. Deri atëherë, Selam alejkum!


 


 


Dr. Shefqet KRASNIQI: Kosova në 5-vjetorin e shpalljes së pavarësisë


 


17 shkurti i vitit 2008 nëhistorinë moderne të Kosovës ka hyrë si një ndër datat më të rëndësishme të saj, dhe s’ka si të mos jetë e tillë kur ajo shënon datën e pavarësimit të saj nga Serbia.


Ishte viti 2008 kur Parlamenti ynë shpalli Pavarësinë, dhe ne përfundimisht u ndamë nga Serbia, u liruam nga robëria, u pavarësuam nga çetnikët dhe drazhistët e Shumadisë e të Nishit dhe të tjerë, të cilët për dekada vranë, prenë, masakruan, e torturuan çdo gjë që “ua turbullonte ujin”. Kjo u bë me ndihmën e Zotit Fuqiplotë, i Cili ia dha “shuplakën” zullumqarit, e pastaj me ndihmën dhe përkrahjen e shumë miqve tanë. Vërtet liria është dhuratë e madhe, të lumtë ne që e pritëm, e inshallah e gëzojmë dhe kurrë më robëri nuk shohim e as nuk përjetojmë!


Mbretëronte bindja dhe besimi se me arritjen e pavarësisë shqiptarët do ta kenë një jetë më të mirë. Kjo për shkak se Kosova ishte në duart e huaja, udhëhiqej nga njerëz të huaj, mbase disa nga ta edhe dashakëqij, por nuk ndodhi ashtu.


Kosova, edhe tash pas pesë viteve pavarësi, vuan thuajse nga po të njëjtat probleme, për të mos thënë se disa prej tyre iu janë shtuar aq sa thuaja po duan ta ngulfasin. Krimet, sidomos ato të organizuara, janë shtuar, madje tash kur po shënohet pesëvjetori raportet flasin për shtatëfishim të krimit dhe drogës, ndërsa qeveria, me respektin me të madh, nuk ka bërë asgjë në luftimin e tyre. Përkundrazi, qeveria ka qenë e gatshme dhe ka shfaqur dhëmbët shumë herë për problemet që nuk ekzistojnë fare, apo ka shpenzuar energji për të shkelur të drejtat, siç kishim dhe kemi të bëjmë me shaminë, thuaja po u bëka nami nëse disa vajza e


vendojnë shaminë, e cila në esencë është pjesë e identitetit tonë kombëtar, është veshje e nënave dhe gjysheve tona, është obligim dhe detyrë fetare, është e drejtë individuale dhe pjesë e lirisë për të cilën kemi derdhur gjak dhe kemi dhënë shumë.


Qeveria pati rastin, jo vetëm për të marrë mësim, por edhe për t’u arsyetuar nëse për shaminë i jep


llogari dikujt, tash me rastin e Zëvendës-Presidentes së Egjiptit, një gruaje muslimane, të cilën shamia nuk e pengoi të zërë pozitën numër dy në shtetin e saj. Është një rast i veçantë për të kuptuar se shamia nuk pengon avancimin e femrës, se Islami nuk ia mbyll dyert vetëm se të keqes, se edhe me Islam mund të ecim


para, madje më sigurt se me gjithë të tjerët. Islami e ndalon dhe lufton drogën, korrupsionin dhe çdo dukuri tjetër negative, por nuk e ndalon dhe as nuk pengon shkollimin dhe emancipimin e femrës, përkundrazi nxit dhe stimulon që ajo sa më shumë të ngritet e të arsimohet.


Të nderuar, Kosova është shtet i yni, të gjithë kemi hise të barabartë në të, ani pse jo të gjithë njëjtë kanë kontribuar, por megjithatë ka diçka çka mbetet për botën tjetër, ndërsa këtu të gjithë duhet të gëzojmë të drejtat tona. Ta gëzojmë të gjithë këtë liri, të punojmë të gjithë për të mirën e vendit tonë, për gjeneratat e


ardhme. Nuk duam të bëhemi vetëm kritikë e të shfaqemi opozitë, por duam që liria ta ketë kuptimin e plotë të saj siç e meriton. Lus Allahun t’i ketë paguar me Xhenet të gjithë ata që për hir të Tij kanë rënë për këtë atdhe, ashtu siç shpresoj se e ardhmja do të jetë në favor të gjithë neve. Allahu na çoftë në hair të gjithëve dhe na largoftë nga çdo e ligë dhe e keqe. Amin dhe deri javën e ardhme me një temë tjetër, selam alejkum. /krenaria.com/

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …