Dr. Shefqet KRASNIQI: RESPEKTIMI I TRADITAVE

Kultura dhe traditat datojnë që moti. Ato nisin që nga kohët më të hershme, atëherë kur Allahu krijoi njeriun dhe pasardhësit e tij. Në fakt, jo vetëm që datojnë si kulturë dhe traditë, porse edhe si diversitet apo shumëllojshmëri, sepse, siç e dimë, njerëzit u shpërndanë në vendbanime të ndryshme që për pasojë secili pati diç me të cilën veçohej. Sa më shumë që largoheshin nga njëri tjetri aq më shumë dallonin, dhe kësisoj, me kalimin e kohës, u formuan shoqëri me identitete, kultura dhe tradita të ndryshme.


 


E vërtetë se ishin të ndryshme dhe dallonin në shumëçka, por, nevoja për zhvillim, e në raste të caktuara edhe për mbijetesë, i detyroi që të bashkëpunojnë ndërmjet vete. Kështu, historia na rrëfen se njerëzit kanë krijuar marrëdhënie dhe raporte  ndërmjet vete në vazhdimësi, gjë të cilën Kur’ani e vlerëson, jo vetëm si pozitive, porse edhe si pasuri. Në kaptinën el-Huxhurat, ajeti 13, Allahu i Madhëruar thotë:


 


يا أيها الناس إنا


خلقناكم من ذكر وأنثى وجعلناكم شعوباً وقبائل لتعارفوا إن أكرمكم عند الله أتقاكم


إن الله عليم خبير


 


O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.”


 


Pra, arsyeja pse i bëri Allahu njerëzit në fise e popuj është që ata të kenë specifikat e veta, të njihen mes veti dhe të përfitojnë nga njëri tjetri. Përndryshe, ka qenë shumë e lehtë për Zotin, sikur të donte, që të gjithë njerëzit të ishin të një shoqërie, një race, një gjuhe, e kështu me radhë. Ka thënë Allahu:


ولو


شاء ربك لجعل الناس أمةً واحدةً ولا يزالون مختلفين


 


Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një shoqërie (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete).” (Hud, 118)


 


Sikur të donte Allahu do t’i bënte ata të një feje, të një bindjeje, të një tradite, të një kulture, të një race, një ngjyre etj. Por, i ka bërë ata të ndryshëm, madje vazhdimisht ndryshojnë…Sa shoqëri që formohen aq edhe ndryshime ka mes tyre.


 


Edhe sot e kësaj dite njerëzit janë shumë kureshtarë që të njihen me popujt tjerë, të njihen me kulturat e traditat e tyre, të përfitojnë nga ata. Kjo është gjithsesi e mirë dhe e preferuar, ngase kështu i kontribuohet për të mirës kulturës dhe traditave personale. Pastaj, vet njeriu nga natyra e tij është kureshtar që të merr udhëtime të gjata dhe bëjë harxhime të mëdha sepse kështu i mundësohet takimi me popuj të ndryshëm dhe praktikisht kupton sa shumë ka dallime ndërmjet njerëzve. Është e pamundur të takohet me kultura e të mos gjejë diç që do ta impresionojë. Kjo ngase çdo kulturë ka diç të mirë, ani pse ndonjëra mund të jetë me vlera më të shumta se tjetra. P.sh. populli indian, për


shkak të popullsisë së madhe dhe të vjetër , ka kultura të ndryshme dhe tejet interesante. Po kështu edhe populli melaj, që shtrihen në Azinë Juglindore, përkatësisht në Indonezi, Malajzi dhe Brunei. Pastaj kinezët, arabët dhe shumë të tjerë. Secili shtet dhe secila kulturë ka diç që mund të të ofrojë. Por, për realizim të një gjëje të tillë, patjetër se duhet të ekzistojë një mirëkuptim, një respekt i ndërsjellë, një kultivim i shkëlqyer raportesh…


 


Kjo, assesi nuk nënkupton se ti duhet të marrësh kulturat tjera, ti përvetësosh ato pa rezervë, por, minimumi i asaj që duhet të bësh është respektimi i tyre. Konsideroj se ne si myslimanë duhet mburrur se kemi respektuar kulturat tjera, madje nganjëherë dhe ekstremisht. Shembull për këtë merr kulturën islame në Spanjë. Ramin Johanbegloo[1]


duke përshkruar tolerancën islame dhe respektin për kulturat tjera, shkruante se Xhamia e Kordovës nuk shërbente vetëm për muslimanë. Në fakt, të premten e shfrytëzonin muslimanët, ndërsa të shtunën dhe të dielën e shfrytëzonin çifutët, përkatësisht të krishterët.


 


Edhe ne shqiptarët muslimanë, kemi merita të mëdha në këtë drejtim. Personalisht, jam munduar që kudo të kam shkuar të respektoj rendin dhe zakonet e tyre. Përgjatë gjithë kohës sa kam qenë në botën arabe, si student por edhe tani si vizitor, jam munduar të përshtatem me traditat e veshjes së tyre. Kështu kam vepruar edhe kur kam vizituar Tajlandën dhe Malajzinë. 


 


Këtë dukuri e kam vërejtur edhe tek të tjerët, në veçanti tek evropianët, të cilët sa herë që shkojnë në ndonjë vend, mundohen t’i përshtaten atij vendi dhe populli. P.sh kur femrat e tyre futën në ndonjë faltore, xhami apo çka do qoftë ajo, vendosin shamia në kokë dhe veshin ndonjë fustan të gjatë. Dhe krejt këtë e bëjnë si shenjë respekti për kultin, fenë dhe traditën e tjetrit. Kjo nuk bëhet vetëm nga vizitorët e rëndomtë, por edhe nga personalitetet politike, e në veçanti nga gjinia femërore, të cilat, duke e ditur se në islam urdhërohet mbulimi i femrës, sa herë që vizitojnë ndonjë vend arab e vendosin edhe shaminë në kokë dhe veshin tesha të gjata për të mos iu dukur asgjë nga trupi i tyre. Shembullin më të freskët për këtë e kemi në Mbretëreshën e Holandës, Mbretëreshën Beatrix, e cila ditë më parë vizitoi Omanin ndërsa  për respekt të traditave (fetare) kishte vënë shami në kokë dhe një pelerinë të gjatë deri tek këmbët. Kësi respekti treguan edhe personalitet tjera, si Kryetarja e Zvicrës, pastaj zonja Klinton dhe shumë e shumë personalitet tjera nga jeta politike dhe e artit, por jo edhe Presidentja jonë, zonja Atifete Jahjaga, e cila para pak ditësh vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe. Mediat ia panë paksa për të madhe veshjen e saj provokuese në mesin e meshkujve të mbuluar, sheikëve që kishin rroba të gjata, sidomos për faktin se vjen nga një vend islam dhe vet ajo ka


përkatësi islame.


 


Një gjest i tillë sipas mendimit tim ishte shumë i pahijshëm dhe jepte një imazh të keq për popullin e Kosovës, i cili deshëm apo jo identifikohet si popull mysliman, bile edhe vet presidentja është myslimane. E ne t’i nënçmojmë ata njerëz të cilët aq shumë bënë për ne gjatë luftës dhe pas saj, në veçanti Emiratet e Bashkuara?! Konsideroj se kjo duhet të troket në ndërgjegjen e çdo kosovari. Presidentja jonë sikur  mos ta kishte njohur fare mentalitetin arab dhe atë Islam, sikur të ishte një person i cili nuk ka dalë shumë jashtë vendit dhe nuk ka parë kultura të popujve të ndryshëm, do të justifikohej ndoshta, por pasi që e dimë se ajo ka qëndruar një kohë mjaft të gjatë jashtë vendit dhe ka shëtitur shumë vende dhe shumë shtete, atëherë një veprim i tillë nuk justifikohet. Kam frikë se kjo mund të ketë edhe pasoja politike dhe ekonomike.


 


Është interesant se diplomatët evropian janë shumë të kujdesshëm që sa më shumë ti përshtatën shtetit ku shërbejnë apo të cilin e vizitojnë. P.sh. ne kemi diplomatë të huaj në Kosovë të cilët e flasin gjuhën shqipe, i njohin ushqimet tona tradicionale, bile ka mjaft nga ta të cilët kur takojnë ndonjë fetarë, si Myftiun, apo ndonjë Imam të Xhamisë e përshëndesin edhe me ‘Selam alejkum.’ Kjo flet për vizionin që kanë për t’i shërbyer shtetit prej nga vijnë duke respektuar tjetrin, duke fituar dashurinë dhe respektin e tjetrit. Ata, vërtetë janë ambasadorë të vendeve të tyre. Ata përfaqësojnë denjësisht vendet e tyre. Ata e dinë se ‘do të respektohesh vetëm atëherë kur të respektosh!’  Sinqerisht, më vjen shumë keq dhe ndihem thellësisht i prekur kur kujtoj rastin e Presidentes sonë, por mbetem me shpresë se kjo nuk do të përsëritet më.


Allahu na udhëzoftë të gjithëve!


Deri në javën e ardhshme iu lë në amanet të Allahut!


Selam alejkum!


 


 


Dr. Sheqfet KRASNIQI: Disa medie dhe lufta e paragjykuar  kundër “terrorizmit” islam në Kosovë


 


Viti që lamë pas, përveç tjerash, do të mbahet mend edhe për një betejë të ashpër të mediave kundër Islamit, dhe këtë, jo vetëm në nivel vendor, por edhe ndërkombëtar. Megjithëse në perëndim, për shkak të efekteve pozitive, mediat kanë frenuar veten paksa. Lufta e drejtuar kundër muslimanëve ka rezultuar me fitore për këta të fundit, ngase ka hapur para perëndimorëve derën e njoftimit me këtë fe, të cilën shumë prej tyre e pranuan dhe vazhdojnë ta pranojnë atë. Perëndimorët janë bindur se lufta kundër Islamit në esencë ka qenë e pavend dhe e panevojshme dhe atë pasi që janë bërë kureshtar për ta njohur këtë Islam më afër, e për ta kuptuar se:


 


A thua vërtetë ai Islam është kaq i vrazhdë e kaq i dhunshëm siç po paraqitet nëpër media?! A thua ky Islam kaq shumë e bënë të lirë e të pavlefshëm jetën e njeriut, në veçanti atij jomysliman?! Kjo dhe arsyeje tjera i kanë shtyrë shumë intelektual perëndimor që t’i qasen seriozisht Kur’anit e ta lexojnë, për t’i gjetur përgjigjet e pyetjeve të lartpërmendura dhe shumë pyetjeve tjera të ngjashme.


 


E  ai i cili e lexon Kur’anin a thua çka gjen në të?!


 


Ku ka në Kur’an dhunë, agresivitet, terror, vrasje civilësh, njerëzish të pafajshëm, gra e pleq…?! Ne askund nuk gjetëm diç të tillë, e sigurisht se edhe ata që e kanë lexuar këtë Kur’an nga jomyslimanët nuk kanë gjetur diç të tillë, përkundrazi, kanë gjetur krejt diç


të kundërt, kanë gjetur se Islami që nga emërtimi i tij paralajmëron dhe sinjalizon në paqe e në siguri, duke filluar nga emërtimi i tij Islam, e që një ndër kuptimet e tij është edhe paqe, siguri, qetësi, stabilitet etj. E më pas edhe vet përshëndetja e Islamit “selam alejkum” është paqe, siguri, shpëtim etj. Ashtu siç kanë gjetur se Kur’ani i lë njerëzit e lirë në besim: “E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë” (Kur’an, el-Kehf: 29)


 


Kanë gjetur se Islami nuk ua imponon njerëzve hyrjen në Islam, por vetëm ua paraqet atë si mesazh qiellor i cili ua siguron lumturinë në këtë dhe botën tjetër: “Nuk ka dhunë në fe” (Kur’an, el-Bekare: 256)


 


Se ky Islam ndalon vrasjen e civilëve edhe në luftë e lëre më në paqe. Këtë e vërteton edhe tradita e Pejgamberit, Muhammed, alejhis selam, i cili kur dërgonte ndonjë ekspeditë luftarake urdhëronte mes tjerash që mos të mbytën gratë, fëmijët, pleqtë, murgët etj([1]). Të njëjtën gjë e vepronin pasardhësit e tij si Ebu Bekri,  Omeri, Osmani etj. Ebu Bekri kur e dërgoi Usamen për në luftë kundër romakëve mes tjerash i tha atij dhe ushtarëve të tij: “ ….mos masakroni, mos mbytni fëmijë, e as plak, as grua. Mos i shkatërroni pemët, mos i digjni ju atu, po edhe mos i thyeni degët e tyre pa nevojë. Mos


therni e mos mbytni lopë e as dele, vetëm nëse detyroheni ta bëni një gjë të tillë për ta ngrënë. Ju do të kaloni pran faltoreve të ndryshme në të cilat do gjeni njerëz (murg) të cilët janë mbyllur për ta adhuruar Zotin. Leni ju ata e mos i ngucni…”([2])


 


Pa pikë dyshimi Islami është më i madh sesa që mendojnë disa njerëz, ai përpos që na ndalon tua imponojmë njerëzve hyrjen në këtë fe, ai na urdhëron që të sillemi sa ma mirë me ta në drejtime të ndryshme. Allahu thotë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e


mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë” (Kur’an, el-Maideh: 2) Ky ajet nuk flet vetëm për besimtarët mes veti, por pa tjetër se përfshin edhe bashkëpunimin dhe ndihmesën me të tjerët përderisa është në interes të njerëzimit, apo në të mirë të tyre. Për atë arsye gjejmë Pejgamberin a.s. sesi shiste dhe blinte edhe nga jahuditë dhe të tjerët si  dhe bashkëpunonte me ta për interesin e përgjithshëm të njerëzve. Pastaj iu dhuronte jomuslimanëve ndihma kur kishin nevojë, i vizitonte kur sëmureshin, e kështu me radhë. Pastaj tradhtia, mashtrimi, rrena dhe shumë dukuri tjera negative. Apo mirësia, drejtësia, mbajta e lidhjes farefisnore, respekti, mbajtja e fjalës, çuarja e amanetit në vend dhe shumë veçori tjera të mira, nuk janë vetëm për mysliman mes veti, por edhe me jomusliman. Në Islam ka përparësi e vërteta dhe e drejta qoftë edhe kundër vetes sate, shiko çka thotë Allahu në


lidhje me këtë: “ O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni”( Kur’an, el-Maideh: 8) Pra dëshmojeni dhe fliteni të drejtën qoftë edhe në favor të armikut tuaj, ngase kjo është devotshmëri, është sinqeritet. Ky është Islami, fe e përkryer.


 


Natyrisht se argumentet për këtë temë janë të shumta, po edhe shembujt në praktikë nga prijësit e sinqertë janë edhe më të shumtë. Historia e ka dëshmuar një gjë të tillë, ndërsa edhe jomyslimanët kanë vërtetuar atë. Muslimanët kurrë nuk kanë bërë masakra, kurrë nuk kanë dalë jashtë dispozitave të lejuara me Islam që u cekën më lartë,  gjithmonë kanë qenë shembull për tolerancë, për respekt të bindjeve të njerëzve, të lirive fetare. Këto dhe shumë e shumë të tjera i kanë parë ata që e lexuan Kur’anin dhe shfletuan diç nga historia e ndritshme e Islamit, për çka nuk hezituan dhe pranuam se tërë ato akuza për terrorizëm adresuar Islamit qenkan të pavenda dhe se realiteti qenka ndryshe nga si iu është përshkruar atyre. Efekti i kësaj propagande të paskrupullt mediave kundër Islamit, siç thamë, përpos sheshit të fakteve dhe zbardhjes së tyre për të vërtetën islame, ka bërë që shumë njerëz t’i bashkohen radhëve të muslimanëve.


 


Propagandat e forta perëndimore antiislame ma kujtuan fushatën kundër Islamit që nga ditët e para të paraqitjes së tij në Mekë nga familja e Muhamedit a.s. dhe fisi i tij i gjerë, të cilët nuk lanë metodë pa e përdorur për t’i bindur njerëzit se –kinse- kjo çka po pretendon Muhamedi a.s. është e kotë dhe se duhet kundërshtuar, por a thua ia arritën?! Kjo, po kështu, ma kujton edhe rastin e një femohuesi të madh, një njeriu i cili kishte një famë shumë të madhe në Mekë dhe më gjerë, një njeri poet dhe bajagi i mençur, i quajtur Velid Bin Mugire, një pasanik shumë i madh, i cili u mundua që të flasë keq për Kur’anin, por kur dëgjoi disa ajete –citate- nga ai, gati sa i ra të fikët, u shokua, nuk dinte çka të thotë pos se: Ky Kur’an na qenka i ëmbël, i bukur, nuk paska gjë që ia mund këtij


libri([3]).  Velidi nuk e besoi Muhammedin a.s,. si Pejgamber sepse e penguan të tjerët, por besoi se Kur’ani qenka madhështi dhe se nuk mposhtet ky libër sado që propaganda kundër tij të jetë e ashpër.


 


Përkundër mediave të perëndimit të cilat veç e kanë minimizuar fushatën antiislame, gjejmë mediat tona vendore, mendoj këto kosovare të cilat për çdo ditë e më shumë e shtojnë fushatën e tyre kundër Islamit. Gjatë vitit të kaluar ta zëmë kanë qenë shumë në aksion të madh, shumë shpesh kanë shënuar kinse për një “rrezik radikalizmi” apo


“ekstremizmi” në Kosovë, duke mos kursyer edhe atë se “Kosova është mbushur me


talibanë”. Mezi nuk kanë pritur që të ndodh ndonjë gjest i ligë prej muslimanëve kudo nëpër botë, e më pas ta lidhin menjëherë me “terrorizmin Islam” dhe rrezikun e mundshëm nga “ekstremistët shqiptarë”. P.sh sulmi terrorist famëkeq i cili ndodhi në Norvegji, menjëherë ende pa e konfirmuar qarqet


Norvegjeze se kush qëndron pas tij, njëra nga mediat më me nam të madh në Kosovë doli dhe tha në lajmet kryesore “dyshohet se pas këtij sulmi qëndrojnë myslimanët”, bile pati të atillë të cilët thanë se atë sulm e kanë bërë nxënësit e disa hoxhollarëve kosovarë duke e emëruar edhe hoxhën me emër. E të nesërmen doli në shesh se sulmi nuk ishte as nga myslimanët e as nga kosovarët, por ishte nga të krishterët kundër myslimanëve shqiptar. Para atij sulmi pati ndodhë edhe një sulm në Frankfurt të Gjermanisë kundër marinsave amerikanë, e që mjerisht kryerësi i asaj vepre ishte shqiptar kosovar, por i rritur e i


shkolluar në Gjermani, e disa media mezi nuk pritën që atë rast ta lidhin me “radikalizmin” në Kosovë. A në fund doli se ai atë vepër e ka bërë krye në veti pa ndikimin e askujt. Më pas ndodhi edhe sulmi në Sarajevë nga një i ri nga Sanxhaku i cili në sy tanë, aq sa e pamë nëpër media më shumë i ngjante një njeriu “rebel” që donte të shes mend, apo një të sëmuri mentalisht, sesa një myslimani të devotshëm. Menjëherë u quan mediat tona për ta lidhur me Islamin në Kosovë. Dhe para pak ditësh ndodhi edhe kapja e një të riu në Amerikë i cili u akuzua për blerje armesh, i cili edhe ai, aq sa e pamë nëpër televizione më shumë i ngjante një “kauboji” të rebeluar sesa një myslimani të edukuar.


 


Nuk po e mohojmë faktin se sjelljet e vrazhda dhe të pamatura të disa të rinjve, të cilat më shumë vijnë si rezultat i injorancës dhe mosnjohjes së realitetit të Islamit, siç është rasti i atyre që u cekën më lartë dhe të tjerëve, i kanë dhënë një imazh të keq shqiptarëve,


pastaj i kanë dhënë shkas edhe mediave për të folur, por ato raste duhet të mbesin të veçanta, duhet të izolohen, e jo t’i mveshën Islamit e më pas të hapet luftë kundër Islamit dhe çdo të riu e të reje e cila e praktikon Islamin. Sepse, së pari, veç cekëm më herët se dhuna kurrë nuk ka qenë e as nuk guxon të jetë pjesë e moralit dhe etikës së besimtarit të sinqertë as në paç e as në luftë, dhe, së dyti, nuk mendoj që ka kosovar që nuk i ka gjykuar ato vepra dhe ato sjellje të atyre individëve, shqiptarë e joshqiptarë. Tek e fundit, populli thotë “nuk ka grurë pa kokolë” dhe “nuk ka mal pa ujq”. Edhe rasti i fundit në


Amerikë jam i bindur thellë se i ka prekur të gjithë shqiptarët në përgjithësi, e kosovarët në veçanti, bile edhe muslimanët tjerë joshqiptarë, por gjithsesi themi me bindje të plotë se ai dhe personat e ngjashëm me të asnjëherë nuk e përfaqësojnë madhështinë e kësaj feje, tolerancën, mëshirën dhe zemërgjerësinë e saj. Ata kurrë nuk do të arrijnë ta ndytin ujët e kthjellët të oqeanit të pafund të mirësive dhe madhështisë së fesë së Zotit. Andaj kërkoj nga mediat kosovare që të jenë më të matura, më objektive e më të kujdesshme për atë që shënojnë në veçanti kur ka të bëjë me Islamin.


 


Allahu na çoftë në hair e na ruajt nga çdo e ligë. Amin deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.   


 


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Në vigjilje të Vitit të Ri


 


Këndellja nga festimi i vitit të ri duket se nuk ka ndodhur ende. Kanë kaluar gati një javë ndërsa njerëzit ende ndiejnë lodhjen e festës, dikush nga frekuentimi i hoteleve, bareve e klubeve të natës, e të tjerë nga shpenzimet e shumta, për të cilat tash ndiejnë keqardhje. E më së miri ndër të gjithë shihet se ia kanë kaluar biznesmenët. Ata ia panë hairin kësaj feste dhe fituan prej saj ndoshta aq sa gjatë tërë vitit nuk kanë fituar.


Këtë mbase mund ta dëshmojë ‘gjumi’ i tyre për ditë të tëra duke mos hapur fare lokalet, kafenetë apo restorantet e tyre. E rëndësishme është se i kanë mbushur xhepat. Kështu e ka kjo dynja, dikush harxhohet e dikush tjetër pasurohet, secili mundohet ta shfrytëzon tjetrin, e që të gjithë e kanë keq, që të gjithë


janë mëkatarë.


 


Me të vërtetë është për tu çuditur me këtë popull sesi shumë herë punon kundër vetës së tij, si për dynja ashtu edhe për ahiret. Për dynja po shihet qartë, në vend se të jemi të kujdesshëm se si po e fitojmë dhe


shpenzojmë dinarin, në vend se të organizohemi e të punojmë për interesin e shtetit tonë, familjeve dhe shoqërisë sonë, po edhe të vetës sonë, ne me dashje apo pa dashje punojmë gati kundër të gjithëve.


Në vend se të kursejnë ata që kanë sado pak të mira materiale, për më vonë, për ditën e ardhshme të cilat pritet që të jenë shumë të vështira, ata edhe atu para që i kanë mbledhur e tubuar i harxhojnë, bile ka nga ata që edhe borxh marrin vetëm e vetëm që mos të ndahen nga festimi i festës së dreqit. Mirë e pati një dëgjues në Radio “Kosova e lirë” i cili thirri nga Suedia dhe i çuditur me masrafin e madh që e bënë shqiptarët për këtë festë, tha: Ju atje në Kosovë tërë vitin ankoheni se nuk keni para, se është varfëri e madhe, se ka papunësi, etj, ndërsa në anën tjetër gjithë atu harxhime e shpenzime për vitin e ri, kjo është vërtetë për keqardhje. Ndërsa një tjetër tha: Ne këtu në diasporë as që kemi dal bile jashtë shtëpive për ta festuar vitin e ri, ndërsa populli ynë atje i madh e i vogël nëpër kafene e restorante, nëpër rrugë e kështu me radhë. Kanë të drejtë, edhe atë shumë bile sepse nuk jemi askund, nuk e kemi mirë fare. Të gjithë po ankohemi për varfëri, për parregullsi në infrastrukturë, arsim, mjekësi etj, por nuk po punojmë e nuk po kontribuojmë fare që ta


përmirësojmë gjendjen tonë. Imagjino sikur të gjitha ato para që janë harxhuar kotë e kotë të ishin derdhur në një fond për përmirësimin e shëndetësisë, për të blerë aparatura mjekësore, për t’i mjekuar me mijëra të sëmurë me sëmundje të rënda që patjetër duhet të dalin jashtë vendit për shërim, dhe shumë e shumë gjëra tjera të dobishme dhe në interes të shoqërisë. A më mirë do ishte ajo apo kjo çka po bënë populli ynë, gjithë këto miliona euro brenda dy tri netëve edhe atë kotë e kotë! Vërtetë për të ardhur keq, sepse disi po kuptohet se vetëdijesimi ende na mungon shumë si shoqëri. Me keqardhje duhet ta pranojmë se një numër i madh i njerëzve nuk e kanë të qartë konceptin e jetës, pse kanë ardhur në këtë botë, cili është qëllimi i ardhjes së tyre në këtë botë, çfarë misioni bart njeriu si qenia më privilegjuar, më e dalluar nga krijesat e  Allahut në këtë tokë. Përndryshe sikur ta kuptonin njerëzit rolin e tyre që e kanë, misionin e tyre ndryshe do silleshin, ndryshe do vepronin. Andaj këtu vije në shprehja roli dhe rëndësia e misionarëve fetarë që t’i vetëdijësojnë


njerëzit, tua kujtojnë misionin e tyre si krijesa të dalluara të Zotit në këtë tokë. 


 


Kjo çka u cek deri më tani kryesisht ka të bëjë me çështjet e kësaj jete, ndërsa nga ana e ahiretit, të festohet festa e paganëve, e cila është në kundërshtim të plotë me Islamin, kjo është tepër keq, është mëkat i madh.  Shumë lehtë ka mundësi që myslimani të dal prej feje, sepse deshe apo nuk deshe me festimin e vitit të ri


po e madhëron një festë që është pjesë e një feje –në këtë rast pagane- e ai që e madhëron një pjesë të një feje ai e ka madhëruar atë fe që i përket ajo festë, e ai që e madhëron një fe tjetër, ai automatikisht e ka ulur dhe nënçmuar fenë e tij dhe kjo i bie kufër –dalje prej fesë-, andaj të gjithë dijetarët islam janë unikë sa i përket asaj se festimi i vitit të ri është haram, i ndaluar.


 


Mirëpo në gjithë këtë që u përmend, prapë ka vend edhe për optimizëm, e për të shpresuar se gjendja e popullit tonë nuk është edhe aq trishtuese, ngase fal Allahut të Madhëruar ky popull për çdo ditë e më shumë po vetëdijesohet, po i kthehet realitetit, natyrshmërisë në të cilën është krijuar, po i kthehet fesë së vërtetë, duke e kuptuar rolin e tij si njeri në këtë botë, duke e kuptuar rëndësinë e madhe që e ka kjo fe në jetën e njeriut nga djepi deri në varr. Dhe si rezultat i këtij vetëdijesimi dhe rikthimi në Islamin e shëndoshë, sot kemi shumë familje të cilat nuk e festojnë vitin e ri, ndërsa si individ ata janë më shumë sesa që ka mundësi me i numëruar. Dhe ky numër është për çdo vit në rritje, sa njeriun e njohim që më herët e ka festuar


vitin e ri, por tani më nuk e feston. Sa njeriun e njohim që qëllimi i tij final ka qenë kënaqësia dhe shfryrja e epsheve dhe kaq, ndërsa tani më ato gjëra për te janë dytësore, e primare e tij është kënaqësia dhe të ushqyerit e shpirtit. Fal Allahut në këtë shoqëri ka shumë hair të madh dhe ky hair për çdo ditë


është në rritje.


 


Kaloi një vit me plotë probleme, jo vetëm tek ne por gjithandej nëpër botë. Vit të cilin populli ynë nuk do ta kujton për të mirë e të suksesshëm. Si do që të jetë filloi një vit tjetër, ani pse fillimi ishte mjaft skeptik për


neve myslimanëve, ngase qysh në start u sulmua një xhami në mes të Nju Jorkut, në vendin më demokrat në botë. Ndërsa atje në Kinë organet e rendit rrënuan një xhami të ndërtuar nga myslimanët me pretekst se është ndërtuar pa leje urbanizmi. Thënë të drejtën, kinezët nuk po na çuditin shumë ngase ata janë të


njohur me urrejtjen e tyre kundër myslimanëve dhe shtypjen e presionin që ua bëjnë dhjetëra milionave myslimanë të cilët banojnë në perëndim të Kinës më konkretisht në krahinën Turkistani lindor. Por po çuditemi me amerikanët të cilët i njohim për respekt dhe tolerancë fetare. E që shumë shpresojmë se


qeveritarët amerikanë nuk do lejojnë përsëritjen e këtij rasti, bile edhe veç e potencoi këtë prefekti i Nju Jorkut.


 


Filloi një vit i ri e për të cilin janë mjaft të shqetësuar shumë vende në botë, nga shumë segmente. Nga ana ekonomike  si duket do jetë një vit sfidues për shumë vende, në veçanti për Evropën dhe monedhën e tyre euron. Këtë vit pritet që edhe të reshurat të jenë më të pakta – e që Zoti e di më së  miri-, çka do të thotë se ka rrezik thatësie e më pas ndoshta edhe përhapje epidemish të ndryshme.


Në anën tjetër shumë vende kanë probleme të mëdha politike, e në krye të tyre shumë vende arabe.


Edhe ne si popull i vogël filluam këtë vit me shumë probleme e sfida. Kemi para vetes  problemin e veriut, marrëdhëniet me fqiun serb, pastaj zgjedhja e presidentit, shtimi dhe rritja e shkallës së varfërisë, rënia e standardit, statusi i mbetur pezulli i veteraneve dhe  invalidëve të luftës, çështja e arsimit dhe mjekësisë, korrupsioni, problemi i gjykatës, janë vetëm disa nga sfidat me të cilat po futemi me tu në këtë vit, i cili nuk e


dimë fare sesi do ta kalojmë deri në fund , për ata që do jenë gjallë. Allahu na ndihmoftë të gjithëve në punë të mbarë e të mirë, na e faltë të ë kaluarën, na e përmirësoftë të tashmen dhe na rregulloftë


të ardhmen, amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.


 


Dr. Shefqet KRASNIQI: Pushteti i Sirisë si ai i Serbisë


 


Javën e kaluar u shënua përvjetori i parë i protestave arabe kundër pushteteve të dhunshme të tyre. U bë plot një vit që kur i riu tunizian, Bu Aziz, dogji veten në shenjë pakënaqësie ndaj pushtetit të atëhershëm diktatorial. Djegia e tij në fakt qe vetëm një ‘xixë’ e cila ndezi më pas beteja, dhe jo vetëm nga vendi i tij, por nga shumë vende arabe të dy kontinenteve, Afrikës dhe Azisë. Shëmbëlltyra e tij shënoi një epokë të re, që historia e quajti “pranverë arabe.”


Kaloi një vit i ankthit për pushtetet arabe, për diktatorët e mizorët të cilët ishin mësuar me dekada të udhëhiqnin popullin me dorë të hekurt. Ishin mësuar që mos të kenë opozitë fare, që zgjedhjet t’i fitojnë me mbi 90%, si Tito e Enveri në kohën e tyre. Ishin mësuar që të mos kishin rivalitet dhe konkurrencë në pushtet, e që atë t’ua lënë bijve të tyre më pas…Por, ky vit vërtetoi qartë se vullneti i popullit është më i fortë sesa tanket dhe aeroplanët e pushtetarëve dhe se jeta e tyre është më e gjatë se jeta e pushtetarëve. A nuk ishim dëshmitarë të gjallë të fundit të diktatorëve më të mëdhenj të shekullit, Zejnul Abidinit të Tunisit, Husni Mubarakut të Egjiptit, Gadafit të Libisë, Abdullah Bin Salihut të Jemenit, i cili ndonëse ka hequr dorë nga pushteti në këmbim të lirisë për të dhe familjen e tij, megjithëkëtë, herët a vonë do të gjykohet, ose do të ketë fatin e një të arratisuri, siç ndodhi me Bin Alin e Tunizisë.


Kujtoj, kur patën filluar protestat, pata shkruar një temë për pranverën arabe, e që ndër tjera pata theksuar se ky është fillimi i fundit të diktaturave në botën arabe. Fatbardhësisht, rezultatet e pranverës dhanë efektet e duhura por jo të gjitha. Revolucionet ende kanë punë. Madje ka gjasë që pranvera arabe të reflektojë edhe më gjerë dhe kjo të jetë fillim për një fund të madh, për një ndryshim rrënjësor të botës, për një rend të ri botëror, pa dhunë dhe diskriminim. Lindja dhe perëndimi janë pranë një ndryshimi të madh. Në Evropë dhe përgjithësi në perëndim pritet një ndryshim i madh për nga ana ekonomike, i cili veç është duke ndodhur, ndërsa në lindje një ndryshim politik, i cili veç ka ndodhë, ani pse jo ende tërësisht. Që të dy këto blloqe janë në ndryshim të vazhdueshëm, e të shohim se çka do të ndodh në të ardhmen, natyrisht vetëm Zoti e di, e askush tjetër.


Nuk dua të thellohem më tepër në këtë temë sepse i mbetet të ardhmes të vërtetojë nëse këto konstatime tona kanë qenë të sakta apo jo. Asaj që sot dua t’i kushtoj më shumë rëndësi dhe të fokusohem në të, e madje të tërheq paralele krahasimi me pushtetin e kasapit të Ballkanit, Millosheviqit, është pushteti i Sirisë, apo mbetjet e fundit të diktaturës në vendet arabe.  


Të gjithëve na kujtohet sesi pushteti i Millosheviqit i shoqëruar me paramilitarët çetnikë vrisnin, mbysnin dhe masakronin shqiptarët, ndërsa për maltretime, rrahje, burgosje, plaçkitje e dëbim nga vendi nuk diskutohet fare. Krejt bota i thoshte Millosheviqit se ajo çka bënë ti është zullum dhe mizori, ndërsa ai ngulte këmbë se ai asgjë nuk po bënë, përpos që po i mbron civilët shqiptarë nga rebelët dhe nga grupet nacionaliste, terroriste e separatiste të UÇK-ës. Mendonte se ajo gënjeshtër do t’i kryej punë deri në pakufi. Mirëpo pas shumë presioneve të jashtme u detyrua të lëshoj pe për të ardhur në Kosovë një grup vëzhguesish nga jashtë, të cilët dalluan viktimat nga agresori, dhe për pasojë, NATO ndërmori sulme kundër Serbisë, që çuan në pavarësimin e Kosovës prej saj. Pushteti i Millosheviqit mori fund, e bashkë me të, edhe Millosheviqi. 


E njëjta gjë është duke ndodhur në Siri, zaten nuk është edhe çudi sepse kanë qenë miq shumë të ngushtë mes veti dhe vazhdojnë të jenë. Dhe jo vetëm pushteti sirian, por të gjitha pushtetet diktatore arabe kanë pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me Titon në fillim, e më pas edhe me Serbinë dhe Millosheviqin. Pushteti sirian socialist qe sa muaj vret gra e fëmijë, pleq e të rinj pa farë mëshire, para gjithë botës demokratike, i përkrahur prej shteteve komuniste e zullumqare si Rusia e Kina e Serbia. Ku deri më tani afër gjashtë mijë të vrarë e dhjetëra mijë të plagosur dhe një numër i pacaktuar të zhdukurish, vetëm e vetëm se duan liri, të jetojnë lirshëm, të flasin lirshëm ashtu siç i takon çdo njeriu në këtë tokë. Megjithatë pushteti sirian ngulë këmbë se gjithë atë gjak janë duke e derdhur grupe terroriste të nxitura nga jashtë të cilat synojnë shkatërrimin e shtetit sirian dhe rrëzimin e pushtetit. Nuk lejon mediat për ta vëzhguar situatën nga afër, nuk lejon vëzhgues arab dhe jo arab, duke menduar se do ta shuaj kryengritjen. Mirëpo kur e pa se nuk është punë me shuajt këtë kryengritje dhe se çështja e Sirisë nga Liga Arabe ka mundësi të kaloi në Këshillin e Sigurimit nga i cili mund të merr “grusht” të rëndë, vendosi të lëshon pe për t’i lejuar Ligës Arabe që të dërgon rreth njëqind vëzhgues për ta vëzhguar situatën nga afër, gjithashtu për t’i lejuar mediat për të hyrë dhe përcjellë ngjarjet nga afër. Vëzhguesit ma herët e patën vulosur fatin e Millosheviqit, dhe me lejen e Allahut të Madhëruar, do ta vulosin edhe fatin e Beshar Esedit. Do të vërtetohen krimet kundër njerëzimit. Pushteti i tij do të merr fund, e ndoshta vet ai do të ketë fatin e Gadafit.


Si do që të jetë, ky vit filloi me Tunizinë,e po përfundon me Sirinë, për ta parë se çka do na sjelli viti tjetër, se çfarë “pranvere” do të na vijë, mendoj tek arabët njëherë që më së shumti ka nevojë për ndryshime, por edhe në Evropë, konkretisht nga çështja e ekonomisë dhe monedhës së tyre euros?


Edhe tek ne në Kosovë ky vit nuk ishte fare i qet e i rehatshëm. Po e lëmë këtë vit pas me shumë probleme duke filluar nga problemi i veriut i cili ka qen shumë aktual gjatë këtij viti, shumë kemi shpresuar se do të rregullohet ai problem, por si duket vetëm sa po përshkallëzohet .E më pas problemi ekonomik, problemet sociale, çështja e veteranëve të luftës, njohjet e Kosovës nga shtetet që ende nuk ende nuk e kanë njohur. Sfidë mbetet edhe liberalizimi i vizave.


Vlen të theksohet se viti që po lëmë pas do të jetë si në vit i hidhur në kujtesën e muslimanëve shqiptarë për shkak të qëndrimeve të disfavorshme të politikës dhe politikanëve ndaj të drejtave të tyre. U refuzua futja e lëndës për edukatë fetare sikur që vajzave me shamia iu mohua e drejta e shkollimit. 


Se çka do të sjell viti tjetër për ne dhe mbar njerëzimin mbetet të presim e të shohim. Allahu e bëftë vitin tjetër më të mirë e më të begatshëm për ne dhe për mbar njerëzimin. Amin!


Me kaq po e përfundojmë këtë vit gjatë të cilit jemi munduar të kontribuojmë sado pak nëpërmjet gazetës “Epoka e re” të cilën jashtëzakonisht e falënderoj për bashkëpunim dhe për kontributin e saj për këtë shtet dhe këtë shoqëri, qëllim ky dhe i imi.


Zoti na ndihmoftë të gjithëve, suksese dhe çdo të mirë deri në vitin e ardhshëm! Selam alejkum!

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …