Dr. Shefqet Krasniqi: Të vyeshmit nuk i duhet shumë për të triumfuar


Bota ka pasur gjithherë njerëz të mëdhenj. Ata kanë bartura epitete të ndryshme, si perandorë, mbretër apo sulltanë. Por njerëzit më madhështorë ishin dhe do të jenë gjithmonë ata që kanë për qëllim tu bëjnë dobi njerëzve. Ata që veten e vendosën në shërbim të plotë të qytetarit, të përkushtuar të ofrojnë paqe, rehati dhe lumturi sa të vazhdojë jeta e kësaj bote, e padyshim se ata do të gjejnë paqe edhe në botën e përtejme. Historia mbanë mend që në këtë botë ka pasur njerëzit më të mirë të cilët përhapin vlera mes njerëzve, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga të këqijat. Natyrisht secili brenda mundësive dhe kapaciteteve të veta, aq sa i dëgjon dhe i respekton masa.


Nuk ka dyshim se në krye të këtyre njerëzve gjithsesi ishin Pejgamberët e Zotit. Ata përgjatë gjithë veprimtarisë së tyre u thoshin popullit të vet: “Unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i jam drejtuar!” (Hud, 88). Ata nuk donin tjetër pos ta përmirësojnë gjendjen e zymtë që e krijonin njerëzit e ligë e keqdashës, ata donin ta largonin të keqën të cilën e kishin instaluar njerëzit që bollëkun e donin vetëm për vete e jo edhe për të tjerët. Ndaj Pejgamberët e Zotit, si përmirësues dhe reformatorë në shoqëri, nuk kërkonin shpërblim e as kompensim për veprimtarinë e tyre, ata e zhvillonin atë aktivitet vetëm për hir të Zotit, siç përshkroi Zoti fuqiplotë njërin prej tyre duke thënë: “Unë prej jush nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve” (Shuara, 109). Mirëpo këta njerëz jo gjithherë u mirëpritën, jo gjithherë arritën të realizojnë synimin e tyre, sepse shpesh u penguan nga keqdashësit. Madje Pejgamberët jo rrallë herë edhe u persekutuan, u përndoqën madje disa prej tyre edhe u vranë. Çka do të thotë se rruga e ndryshimeve pozitive është më e rënd sesa ajo e ndryshimeve negative, me fjalë tjera e keqja përhapet shpejt kurse e mira ngadalë, siç shprehet populli. Por kjo assesi nuk ka ndikuar që ata burra të mëdhenj të zmbrapsen nga misioni i tyre.


Burra të këtillë, edhe pse jo për nga grada, ka edhe në këtë zaman dhe do ketë sa të jetë bota me njerëz. E ndër ata burra të mëdhenj të cilët tërë jetën e tyre ia kushtuan përmirësimit të gjendjes së shoqërisë në këtë zaman është edhe Recep Tayyip Erdogan, tashmë president i Republikës së Turqisë apo siç e quajnë ndryshe turqit Sulltani i shek. XXI. Person ky i cili ishte shkaktari kryesor, me ndihmën e Zotit, që Turqia të dal nga një errësirë shekullore e shkeljeve të të drejtave të njeriut, vëllavrasjeve, abuzimit me pasurin e shtetit e të shoqërisë, drejtë një Turqie moderne mostër për së miri në shumë aspekte. Ai nuk është Pejgamber, është njeri i thjesht, por i sinqertë, i drejtë dhe punëtor, modest e i thjesht, i afërm me të gjithë. Ai u mundua të jetë një lider shembull duke përfituar zemrat e njerëzve, duke u ofruar atyre çdo ndihmë të mundshme, duke ua plotësuar çdo kërkesë të mundshme. Ai arriti t’i përfitojë zemrat e miliona njerëzve jo vetëm në Turqi, por gjithandej nëpër botë, e ndër ta edhe të një numri të konsiderueshëm të shqiptarëve. Me punën dhe angazhimin e tij të palodhshëm, ai arriti të jetë një ndër njerëzit më me ndikim në botë, mu ashtu siç ishin disa sulltanë në kohën e Perandorisë Osmane. Ai vërtetë është një model i shkëlqyeshëm i një prijësi dhe lideri bashkëkohorë, andaj nga zemra ia urojmë atij burri të madh atë post të madh, duke lutur Zotin e plotfuqishëm që njerëz të këtillë të ketë më shumë gjithandej botës. Ashtu që dredhitë, dallaveret, mizoritë dhe maskarallëqet të jenë sa më pak apo të zhdukën fare. Shumë shpresojmë se atij burri do ja sheh hairin mbar njerëzimi e pse jo edhe ne. Dashtë Zoti që edhe neve të na nderoj Zoti me njerëz të këtillë, Zoti i ruajt dhe u ndihmoftë të gjithë atyre që punojnë dhe mundohen për të mirën e vendit dhe popullit, Amin! Deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum. 


 


Dr.Shefqet Krasniqi: Përgjithësimi i gjërave, paragjykim me qëllim  për ta nxitur panikun


 


Nuk është shumë larg kur p.sh në policinë tonë u patën vërejtur disa raste keqpërdorimi të pasurisë, vjedhje, bashkëpunim me krimin apo raste tjera. Mirëpo, ato kanë qenë vetëm dy po tri raste përjashtuese dhe kjo kurrsesi nuk guxon të përgjithësohet e të futën në ‘një thes’ 8 mijë e sa policë që përfshinë shërbimi ynë policor. Përkundrazi, kam bindjen e thellë se policia jonë është më e mira në Ballkan


 


Nëse shikojmë rrjedhën e ngjarjeve të përditshme shohim se ka mjaftë ngjarje që thyejnë normalitetin e jetës. Megjithatë, këto fenomene jonormale konsiderohen si përjashtim nga rregulli dhe jo si rregull i përgjithshëm. Se këndejmi, në Gjimnazin Sami Frashëri p.sh, përafërsisht tri vite më parë, një nxënës vritet me armë zjarri, para shkollës, nga shokët e tij! A do të thotë kjo se tërë nxënësit e Gjimnazit Sami Frashëri janë ‘vrasës’? Ose për shembull në Australi brenda pak ditësh ndodhën tri sulme të peshkaqenëve ndaj turistëve ku njëri prej rasteve përfundoi me vdekje. A thua tërë kontinenti apo bregdeti australian është i mbushur me peshkaqenë dhe se turizmi duhet të ndalet pasi që është tejet me rrezik të shkohet atje? A thua ku mbeten ata miliona peshq të mirë e të butë atje që nuk janë peshkaqenë.?


 


Apo p.sh në Gjermani vitin e kaluar u dogj një shtëpi nga grupe të ndryshme të majta ekstreme dhe bashkë me atë shtëpi u dogj edhe një familje me origjinë nga Kosova. A do të thotë kjo se gjermanët janë kundër shqiptarëve!? Apo në Zvicër javën e kaluar një ujk hëngri 15 dele, megjithatë, autoritetet zvicerane nuk lejuan mbytjen e ujkut! A do të thotë kjo se tërë malet e Zvicrës janë të mbushura me ujq!?


 


Ky pra është vetëm një ilustrim për të nxitur mendjen njerëzore të mendoj në mënyrë objektive dhe tu shmanget paragjykimeve, ngase nuk ka asnjë vend në botë ku ka vetëm bardhë apo vetëm zi, pra mirë dhe keq, por proporcionalisht ekziston e mira por edhe e keqja. Natyrisht, mediet kanë një rol të rëndësishëm dhe varësisht se si e trajtojnë ato një vend apo fenomen ashtu edhe fitohet përshtypja për atë vend apo fenomen. Por nuk duhet përgjithësuar gjërat sepse vet përgjithësimi është i paqëndrueshëm dhe paragjykues. Nga ky këndvështrim pra duhet shikuar problemet dhe duhet gjykuar e marrë vendime.


 


Duke pasur këtë parasysh, mund të them pa asnjë hezitim se në vendin tonë shumica e njerëzve janë tolerant dhe të mirë, andaj përshtypja është se kosovarët janë të mirë, pavarësisht kundërshtarëve politik apo atyre që kanë prapavija për të njollosur këtë popull, e në veçanti, për të rrënuar këtë mundë të shtet-ndërtimit në rrethana tejet të vështira. Andaj, edhe pse ndodhë një rast apo dy, jashtë rregullit, madje qoftë edhe jashtë normales dhe kufijve të njerëzores megjithatë ato janë, duhet të mbesin e të trajtohen, raste përjashtuese mbi të cilat nuk duhet ndërtuar asnjë rregull i veçantë. Kjo sepse në esencë shumica absolute e njerëzve janë në rregull dhe rastet përjashtuese nuk e prishin rregullin e përgjithshëm, respektivisht tolerancën, harmoninë dhe mirëkuptimin që ka poseduar dhe posedon populli ynë.


 


Nuk është shumë larg kur p.sh në policinë tonë u patën vërejtur disa raste keqpërdorimi të pasurisë, vjedhje, bashkëpunim me krimin apo raste tjera. Mirëpo, ato kanë qenë vetëm dy po tri raste përjashtuese dhe kjo kurrsesi nuk guxon të përgjithësohet e të futën në ‘një thes’ 8 mijë e sa policë që përfshinë shërbimi ynë policor. Përkundrazi, kam bindjen e thellë se policia jonë është më e mira në Ballkan. Andaj, në këtë rast nëse dikush del dhe e sulmon policinë tonë, sepse i ka inat qeverisë, apo nën pretekstin se ne kemi një polici të ‘korruptuar’, apo një polici e cila paraqet rrezik për vendin tonë, a thua vallë çfarë mund t’i themi atij personi!? Për mendimin tim, një person i tillë pavarësisht se kush është, ose është injorant, që asgjë të Zotit nuk kupton, ose është keqdashës e ndjellakeq dhe si i tillë është keqbërës e mosmirënjohës ndaj popullit dhe vendit të vet.


 


Besoj se nga ky këndvështrim duhet shikuar edhe rasti i fundit në Siri. Mendoj se akte të këtilla të shëmtuara nuk duhet përhapur e propaganduar por ato duhet të trajtohen si raste të izoluara, përjashtuese, dhe tu ndërpritet rruga e veprimit. Kështu të paktën veprojnë mediet dhe shoqëritë civile në vendet e zhvilluara kur ndodhin akte të këtilla të shëmtuara në shoqëri, madje edhe kundër vet pjesëtarëve të po asaj shoqërie. I këtillë ishte rasti i izoluar i austriakut që, për vite me radhë, kishte dhunuar të bijën e vet në Austri apo rasti i Anders Breivik që vrau në mënyrë mizore  mbi 70 të rinj e të reja në Norvegji, përfshirë edhe një vajzë me origjinë kosovare. Besoj se në po këto dy raste kishte motive fetare prapa kriminelit por që këto dy raste u trajtuan si të izoluara dhe larg nga syri i masave. Ndërsa organet e sigurisë natyrisht se bënë punë e tyre dhe u dhanë atyre dënimin e merituar.


 


Besoj se edhe rasti i Sirisë, i shumëpërfolur në mediet sociale e vizuale, duhet trajtuar në këtë mënyrë. Larg nga masa dhe rast sfidues për autoritetet që të hulumtojnë në detaje, duke kërkuar fijen e lëmshit, por gjithmonë mbi baza objektive, mbi fakte e argumente, e jo mbi paragjykime apo qëllime të caktuara politike. Me fjalë tjera, duhet të merren masa përkatëse mbrojtëse për të ardhmen, se mos personi në fjalë ka bashkëpunëtorë apo rrjet që do të mund të kryente një vepër të ngjashme edhe diku tjetër. Mendoj dhe besoj se shteti ynë ka kapacitete dhe përgatitje njerëzore të bëjë një gjë të tillë. Tamam sikurse mjekët e mirë kur hasin në ndonjë virus të ri apo të panjohur më parë, ata e konsiderojnë atë si rast të izoluar, pra nuk e bëjnë të madhe, për të mos shkaktuar panik dhe frikë tek njerëzit. Mirëpo, në anën tjetër ata i qasen studimit të atij virusi duke hulumtuar të gjitha burimet dhe shkaqet që kanë mundur të çojnë deri tek ai, për të arritur ta kuptojnë se si erdhi deri tek virusi dhe si mund ta dalin atë. Në fund, mjekët edhe raportojnë mbi shkaqet dhe pasojat duke tërhequr vërejtjen për rrezikun por edhe masat mbrojtëse që duhet të merren.


 


Kështu punojnë dhe veprojnë shtetet e mençura të cilat ia donë të mirën vendit dhe popullit të vet, e kështu duhet të veprojmë edhe ne. Unë nuk mund të pajtoj me mënyrën se si i trajton shoqëria jonë këto fenomene përjashtuese, në veçanti mediet të cilat flasin shumë, ekzagjerojnë shumë, mbjellin urrejtje dhe paragjykime të shumta pa sjellë as më të voglën zgjidhje, qoftë edhe me ndonjë dokumentar edukativ, se si duhet të parandalojmë apo vetëdijesojmë masat, e në veçanti rininë, nga këto fenomene kaq të rrezikshme.


 


Nga ana tjetër, nuk besoj se do të mund të dëmtohet apo të përdhoset imazhi i një shteti, i një populli në tërësi për shkak të një akti makabër. Imazhi paqësor i Norvegjisë nuk u njollos e as që ra për tokë për shkak të veprimeve shpirtzeza të Breivik. As siguria e Austrisë nuk u hodh në dyshim përkundër dhunimit sistematik, me vite, të asaj viktime nga i ati përbindësh.


 


Ndaj edhe Kosovës nuk do të mund të ia dëmtoj askush imazhin, sado i krisur të jetë, nëse ne të tjerët punojmë për të rimëkëmbur e mbajtur lart imazhin e mirë të saj. ‘Problemet nuk zgjidhen me të njëjtin mentalitet me ata që i kanë shkaktuar ato, na këshillon Ajnshtajni i mençur.   


 


Prandaj, le të jemi pak më të sinqertë me veten kush e ka dëmtuar dhe po vazhdon ta dëmtojë Kosovën më së shumti gjerë më tani? “Ekstremistët Islamikë”, dhjetë apo njëzetë persona që kanë shkuar në Siri, afro 2000 km larg, apo dhjetëra e qindra grupe bandash të cilët veprojnë lirshëm anekënd Kosovës dhe shkatërrojnë vendin dhe rininë? Sa grupe bandash janë mbyllur gjerë me tani për trafikim të qenieve njerëzore? Sa kilogramë drogë janë kapur dhe sa persona janë hedhur prapa grilave për kontrabandë droge apo degjenerim të rinisë gjerë me sot? A thua vallë a më e dëmshme për popullin tonë, për rininë tonë, janë dhjetë persona që bartin armë 2000 km larg apo dhjetë kg drogë që shpërndahen në zëmër të Kosovës, madje në pikë të ditës duke mos kursyer as shkollat e institucionet tjera ‘arsimore’? Deri kur do të vazhdojmë t’i ikim problemeve reale dhe të shpërqendrojmë vëmendjen e qytetarit nga telashet që e kanë ngulfatur të ardhmen e këtij vendi.


 


Para disa muajsh u kapën disa djelmosha me armë, për çka publikisht pata falënderuar policinë që parandaloi ndonjë të keqe të mundshme që do të mund t’i ndodhte vendit tonë. Bukur, por sa grupe të shpërndarjes së drogës janë identifikuar deri më tani? Sa prej tyre janë kapur apo sa kg drogë janë sekuestruar? Madje, çfarë rreth grupeve të bandave, të armatosur gjerë në dhëmb, që veprojnë në vendin tonë!? Pra, a po e shohim se si është zhvendosur vëmendja e qytetarit? Duke u përqendruar në rrezikun potencial, të pretenduar, që mund të na vjen nga një vend i huaj kemi ‘harruar’ apo i kemi mbyllë sytë, dhe vazhdojmë t’i mbyllim, para rrezikut real që gjendet mu në mesin tonë.


 


Në sa seanca parlamentare u diskutua ‘rreziku’ i largët ndërsa u anashkalua ai i afërt apo i brendshëm. Ndaj cili është rrezik më i madh, ai që ka mundësi të na vjen, nga Siria 2000 km larg, apo ai që tashmë është në mesin tonë kudo nëpër Kosovë. A thua pse gjithë kjo zhvendosje e vëmendjes, cili është dëmi më i madh, dhe kujt po i konvenon kjo? Pra jemi në gjendje të bëjmë gjithçka për të ‘mbrojtur’ shoqërinë nga rreziku potencial që ka të bëjë me ‘islamin’, kurse i mbyllim sytë para shkatërrimit të shoqërisë, nga drogat dhe bandat, vetëm për faktin se prapa këtyre problemeve dhe këtij shkatërrimi nuk paska elemente të fesë. ‘A më mirë një zog në grusht apo dhjetë në hava’, do të na pyeste populli ynë. Ndaj më thoni ju lutëm kush po e dëmtuaka më shumë Kosovën?


 


Kur jemi të ‘Ekstremistët islamikë’ me duhet të potencojë edhe një gjë. Deri kur do të vazhdojmë me retorika të huaja që për veprimet e papërgjegjshme, pandërgjegjshme dhe johumane të individëve, që nuk dëgjojnë as prindërit e vet në radhë të parë, duhet të mbahet përgjegjës Feja Islame. Përse asnjë religjion tjetër nuk mbahet përgjegjës për veprimet e paligjshme të pjesëtarëve të tyre por vetëm Islami. Përse krishterimi e as rrjetet e krishtera nuk u apostrofuan e as nuk vendosën në bankën e të akuzuarve në rastin e Andres Breivik edhe pse ai veprimet e tij pikërisht i ndërmori për motive tipike fetare. A thua a nuk po synojmë edhe ne Evropën!, atëherë përse nuk po marrim mësim nga sjelljet e qeverive evropiane në raport me qytetarët e vet madje edhe kur qytetarët janë plotësisht gabim.


 


A thua a mos feja dhe shkuarja në xhami e la Kosovën prapa apo korrupsioni, vjedhja, abuzimi me pasuri të shtetit, mos funksionimi i ligjit, etj? A po mund ta kuptojnë disa nga udhëheqësit tanë çfarë i kanë  i bërë vendit duke mos i lënë bukë në sofër.


 


Nga ana tjetër, me çka e dëshmoni se e ‘doni’ këtë vend dhe këtë popull? Madje, kush ka kontribuar më shumë për shtetin në periudhën e fundit, kujt ia ka pa dhe po ia sheh hairin Kosova më shumë hoxhallarëve, përfshirë edhe mua, që e duan këtë shtet apo pushtetarëve që e volën dhe po e vjelin këtë shtet?


 


Sa djem të xhamive, namazfalës, janë nëpër burgje shkak të drogës, vrasjeve apo krimeve tjera? Sa djem fetarë apo thuaj edhe zyrtarë fetarë janë të akuzuar për korrupsion në krahasim me pushtetarët, që po mundohen të lavdërohen duke u shtirë ‘me katolik se Papa’? A e shihni se feja në fakt ndihmon në parandalimin e çdo dukurie negative, përfshirë vjedhjen dhe korrupsionin? Kam bindjen e thellë se ndikimi i fesë, respektivisht besimi i njerëzve në Zot ka ndikuar që në Kosovë të ketë pasur më pak krime, që nga pas lufta e deri me sot, më shumë siguri, paqe e qetësi, përndryshe sa për funksionim të ligjit, sa për burgje, do ishte bërë më keq tek ne sesa në Shqipëri. Por feja i ka ndalur njerëzit nga dukuritë negative e jo ligji, sepse dihet fare mirë se ligji në Kosovë është vetëm në letër.


 


Nuk arrij ta kuptoj dot pse ka kaq fobi ndaj Islamit dhe muslimanëve në Kosovë! Pse çka do tjetër të jesh, qoftë edhe gay e i droguar, është në rregull kurse musliman praktikues është të paktën prapambeturi e më së shumti rrezik potencial për shtetin! Çfarë të këqija i solli feja islame vendit tonë, çfarë të keqe ka me qenë musliman? Fundja a nuk është feja çështje personale e secilit. A nuk jemi edhe ne qytetarë të këtij shteti që të paktën para ligji të jemi të barabartë? A nuk e dinë, apo nuk dëshirojnë ta dinë, disa e sa e sa njeriu e ka lënë drogën, hajninë, amoralitetin, dhunën në familje, e shumë dukuri tjera si rezultat i kësaj feje, unë për këtë jam dëshmitari më i mirë?


 


Imagjinojeni pak se për çfarë flasin e llomotisin mediet tona, ku mbeti çështja e barrikadave në veri, ç’u bë me qeverinë, parlamentin, shtetin? A thua të gjitha çështjet shtetërore,  kombëtare, rajonale i kemi rregulluar e tash na ka mbetur vetëm edhe Siria pa ‘rregulluar’.


 


Deri kur do të vazhdojmë ta raportojmë dikë se ku e ka vendosë kryefjalën e ku kallëzuesin përderisa tjetri i shmang milionat pa u përmendur fare. Apo dikujt t’i japim të drejtë të shpifë, sajojë, ushqejë urrejtje e paragjykime, përflasë, tallet me personalitetin e tjetrit, përulë, e gjithçka tjetër dhe në fund të mjaftohet duke thënë se kjo ishte vetëm një satirë sa për t’i (ç)lodhur lexuesit, ndërsa dikë ta shtrëngojmë që të mos mund tu flas as gjysheve me fjalorin e tyre.


 


Një vend pa pushtet, pa ligj, pa drejtësi e pa udhëheqësi vështirë se mund ta bindim dikë se e ka mirë apo gabim. Besoj se më së bukuri këtë e ka përshkruar populli kur thotë ‘mos hedh gurë mbi çatinë e tjetrit gjersa shtëpia jote është prej qelqi’. Apo falë Zotit që ‘popujt nuk sillen si qeveritë, përndryshe, do të duhej të intervenonte policia’. Deri në shkrimin e radhës, eselamu alejkum!


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Toleranca Fetare në Kosovë ka ekzistuar, falë shumicës myslimane shqiptare, dhe do të vazhdojë së ekzistuari


 


Raporti vjetor i Qeverisë Amerikane rreth Lirive Fetare paska konstatuar se në Kosovë ‘ka një rritje të gjuhës së urrejtëse’, konstatim ky rreth të cilit kam rezerva të mëdha ngase realiteti në terren na flet krejtësisht ndryshe. Në Kosovë ka pasur, ka dhe do të ketë liri dhe tolerancë të plotë fetare, si askund në botë, në radhë të parë duke ju falënderuar komunitetit mysliman si shumicë dërmuese e këtij vendi dhe hoxhallarëve predikues, të cilët janë shumë të kujdesshëm që ta ruajnë dhe ta kultivojnë edhe më tej këtë tolerancën e trashëguar nga të parët e tyre. Kosova asnjëherë gjerë më sot jo vetëm që nuk ka njohur ndonjë konflikt por madje as edhe incidentin më të vogël ndërfetar, në veçanti në mes shqiptarëve, të cilët kanë më shumë se një fe, dhe të cilët pa asnjë hezitim vizitojnë njëri-tjetrin dhe i urojnë njeri-tjetrit Bajram dhe Pashkë.


 


Në këtë raport çuditërisht është lakuar edhe emri im,  duke u thirrur në disa raporte të medieve ani pse aty nuk ceket madje qoftë edhe një fjalë e vetme e imja për të  argumentuar pretendimin se unë po nxitkam apo përhapkam urrejtje fetare, gjë që në realitet nuk qëndron. Në apostrofimin e cekur thuhet se unë:


 


‘Imami i xhamisë më të madhe të BIK, Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi akuzoi komunitetin katolik për urrejtje kundër myslimanëve, përshkroi gratë me gjuhë denigruese, dhe deklaroi votimin për parti të caktuara politike si “mëkat” në predikimet (hytbet) e shpërndara gjerësisht përmes internetit dhe paraqitjeve të ndryshme në media’.


 


Duke pasur në konsideratë se konstatimet e këtilla nuk qëndrojnë unë do të bëj përpjekje t’i përgjigjem këtyre akuzave si vijon:


 


Së pari, dëshiroj të përmend disa fakte, jo për ta mbrojtur veten time, por për hir të së vërtetës dhe këtë e them me bindje të plotë se fillimisht feja jonë na e ndalon të përhapim gjuhë urrejtjeje. Ndaj ne përpiqemi maksimalisht t’i përmbahemi normave fetare sipas Kuranit dhe mësimeve profetike. Për sa kemi mundësi dhe sa dimë, asnjë qime nuk dalim jashtë rregullave të fesë sonë, e feja jonë është feja më tolerante, është feja që më së shumti pranon divergjenca dhe përhap paqe e tolerancë mes besimtarëve e njerëzve kudo në botë.


 


Në këtë kontekst ne kemi mbajtur shumë ligjërata, kemi publikuar dhe publikojmë shkrime të dokumentuara, të cilat flasin qartazi për këtë tolerancë fetare dhe thërrasin në tolerancë ndërfetare. Sa për ilustrim cekim temat “Toleranca në fenë Islame” “Ilustrime për Tolerancën Islame”, “Ç’thanë të tjerët për Tolerancën Islame”, që të tri të botuara në librin “Qëndrime në Kohë 1” fq. 16-23. Pastaj kemi interpretuar ajetin: “Nuk ka dhunë në fe” Bekare, 256, kur ndër tjerash kam potencuar: “ Omeri, kalifja i muslimanëve, përkundër saktësisë dhe rreptësisë se tij, megjithatë njëherë takoi një plakë të krishtere dhe i tha: oj plakë bëhu muslimane, thuaj lailahe il-lallah. Ajo ju përgjigj: e patë puna jem jam plakur me këtë fe dhe dua të vdes me këtë fe. Omeri tha: “nuk ka dhunë në fe”,. Çka do të thotë se Umeri nuk mundi ta imponojë plakën ta pranojë islamin ngase nuk kishte të drejtë, ngase atëherë i bije dhunë dhe imponim në fe… kjo është një prej parimeve të muslimanëve dhe të fesë Islame, nuk ka dhunë fe , mos ia impono fenë askujt…. Gjatë tërë jetës së Pejgamberit alejhi selam kurrë nuk ka argument që dikujt iu imponua islami, gjithashtu kalifët të cilët kanë ardhur pas tij….


 


Po ashtu kemi interpretuar ajetin kuranor 40 të sures Haxh, ku thuhet “ …E sikur Allahu të mos i zmbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat e edhe xhamitë që në to përmendet shumë emri i Allahut. E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues” (Haxh, 40) ku mes tjerash kam cituar: “lejimi i luftës, xhihadit, për t’i mbrojtur faltoret e ndryshme të feve të ndryshme, jep për të kuptuar tolerancën e madhe që ka Islami ndaj feve tjera dhe mundësinë që ua jap për ta praktikuar secili fenë e vetë. Këtë tolerancë, jam i bindur se, nuk e kemi gjetur asnjëherë tek fetë tjera. Gjithashtu, mbrojtja e faltoreve të tjera, pos xhamive, jep për të kuptuar se muslimanët në Kosovë në veçanti nuk janë fanatikë të atij niveli sa të mendojmë se kjo tokë na takon vetëm neve dhe se nuk ka vend për fetë dhe ideologjitë tjera. Por, natyrisht se kemi të drejtë të mendojmë e të thërrasim se kjo çfarë u ofrojmë njerëzve është e vërteta dhe se pikëpamjet e tjera religjioze mund të jenë të gabuara, gjithmonë duke argumentuar thirrjet tona dhe duke ruajtur kulturën e tolerancës, ngase ne besojmë se kemi obligim t’i thërrasim të tjerët në këtë Islam dhe t’ua sqarojmë të gjithë të interesuarve madhështinë e kësaj feje. Por kjo nuk do të thotë që ne thërrasim, apo kemi thirrur ndonjëherë, për t’i urryer të tjerët, për tua rrënuar faltoret e tyre apo t’i penguar ata ta adhurojnë Zotin në formën që zgjedhin vet, pasi që islami nuk pranon dhunë e as detyrim në fe. Këto dhe shumë ligjërata e shkrime tjera të mia mund t’i gjeni në internet, e jo vetëm ato të pretenduarat.


 


Për më tepër, jam imami i parë në Kosovë që kam dalë haptazi kundër ngjarjeve të Marsit 2004, jam deklaruar kundër djegies së Kishave Ortodokse dhe plaçkitjes së pasurisë së tyre. Por këto qëndrime të mia parimore fetare, nuk i interpretojnë e as që do të mund t’i dëgjosh ndonjëherë në mediet Kosovare?!


 


Se treti, u mundova të hulumtoj dhe të gjëj se ku është bazuar dhe nga i ka referencat ky raport i Qeverisë Amerikane, por përkundër interesimit referenca të tilla nuk gjeta përveç cekjes shkarazi të disa raporteve të medieve (media reports). Andaj mendoj se problemi qëndron pikërisht në atë se disa media dhe portale tona, të një anshme e jo objektive, për të mbuluar dështimet e tyre apo duke qenë në shërbim të klaneve e padronëve të caktuar, bëjnë përpjekje që me çdo kusht që ta shndërrojnë Kosovën në një shoqëri sekulare ekstreme, e cila nuk njeh tjetër pos ateizmit dhe anti-fetarisë madje në nivelin më ekstrem të mundur.


 


Ndaj, në pamundësi për të ndalë hovin e rritjes së numrit të muslimanëve në Kosovë, në veçanti të rinjve, këto medie nuk ngurojnë të shpikin akuza të njëpasnjëshme, shpifje dhe gënjeshtra, kundër bartësve të fjalës “La ilahe ilallah”. Disa nga mediet tona i ekzagjerojnë gjërat, shtojnë dhe trillojnë, pa dhënë as llogarinë më të vogël dhe pa pasur druajtje për ndonjë përgjegjësi të mundshme. Pra, realiteti në terren nuk është siç ka përshkruar raporti, apo thënë më mirë ‘informatorët e kafeneve’ por realiteti ka qenë, është dhe shpresojmë te Zoti se do të mbetet ndryshe. Ne si komunitet musliman, shumicë, do vazhdojmë ta ruajmë tolerancën dhe divergjencën e krijuar në këtë vend, jo se ia kemi frikën apo hatrin dikujt, por ngase feja jonë është e tillë, ajo na urdhëron, na mëson dhe na obligon për një qëndrim të tillë.


 


Gjithashtu konsideroj se sa i përket asaj që është nënvizuar në raport si “gjuhë e urrejtjes”, duhet të kihet parasysh mentaliteti, niveli i vetëdijes dhe kultura e shprehjes së një populli. Unë gjithmonë jam munduar dhe mundohem të jem në vije dhe respekt me mentalitetin e popullit tim. Sa e sa komentet inkurajuese i kam marrë dhe i marrë nga populli, komuniteti e besimtarët për çdo dite në facebook dhe rrjetet tjera sociale. Andej unë nuk bartë përgjegjësi për keqkuptimet e të tjerëve qe kanë mundur t’i fitojnë nga përkthimet e pa autorizuara, apo interpretimet me qëllime të caktuara, që janë mundur tu bëhen ligjëratave të mia. Unë i flas popullit tim, me gjuhën e popullit tim dhe me gjuhën dhe artikulimin e thjeshtë që i kupton masa e thjeshtë. Ata asnjëherë nuk me kanë këshilluar e as tërhequr vërejtjen për ndonjë keqkuptim apo urrejtje, andaj vetëm ndaj popullit tim mbaj përgjegjësi e askujt tjetër. Madje në Kosovë nuk ka ndonjë ligj apo udhëzim të caktuar që definon gjuhën e urrejtjes, andaj unë as nuk kam kohë e as nuk dua tu përgjigjem tekeve të disa gazetarëve të ndryshëm, ateistë e antifetar, që gjuhën e urrejtjes e kanë bërë mjet për të realizuar qëllimet e tyre apo padronëve të tyre. Nuk u përgjigjëm e as nuk u jap përgjegjësi të tillëve sepse nuk është ky misioni im.


 


Sa i përket asaj se unë “po e akuzuakam komunitetin katolik për urrejtje kundër muslimanëve” them me bindje se nuk kam folur asnjëherë kundër katolikëve, por kam potencuar apo parafrazuar atë që kanë deklaruar vet ata kundër muslimanëve, qoftë si individë apo ipeshkvi, siç është rasti i priftit, Anton Kçira, i cili publikisht shprehu keqardhje për mos prerjen dhe grirjen e 1 milion e 900 mijë muslimanëve shqiptarë nga pushteti i Millosheviqit, sikur patë bërë më parë me ‘qentë’ boshnjakë, sipas fjalorit të tij. Pastaj deklaratën e tyre kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në qendër të Prishtinës, deklaratën e tyre kundër futjes së lëndës fetare nëpër shkolla publike, etj. Pra këto ishin citim i deklaratave të tyre asgjë më shumë.


 


Lidhur me atë se “po i përshkruakam gratë me gjuhë denigruese”, as kjo nuk është e vërtet fare. Përkundrazi unë mbroj të drejtat e grave dhe liritë e tyre më shumë se çdo hoxhë tjetër. Për këtë më kanë akuzuar shumë meshkuj fanatikë, por në anën tjetër kam shumë komplimente nga gra të ndryshme. E nëse me gjuhë denigruese nënkuptohen përpjekjet e mia për tua ruajtur moralin dhe nderin motrave tona, për t’i edukuar ato, për tua ruajtur atyre identitetin fetar dhe kombëtar, atëherë po, kjo është e vërtetë dhe do vazhdoj ta ndjek një rrugë dhe misionin të tillë edhe më tej, por kjo as nga këndvështrimi im e as nga këndvështrimi i muslimaneve të Kosovës nuk është gjuhë denigruese. Kërkesa për ta ruajtur moralin e pastër fetar dhe njerëzor është kërkesë e ligjshme e çdo feje e çdo shoqërie të pastër njerëzore, kudo në botën e qytetëruar. Lidhur me deklaratën se “votimi për parti të caktuara politike është një “mëkat,” sqaroj se unë, ashtu sikur çdo votues tjetër kam të drejtë të votojë atë që preferoj, dhe konform normave të demokracisë kam të drejtë ta mbroj të drejtën time.


 


Por a thua vallë gjuha e urrejtjes qenka fenomen ekskluziv vetëm për hoxhallarët. Pse raporti p.sh nuk përmendi gjuhën e urrejtjes se të tjerëve ndaj muslimanëve e në veçanti hoxhallarëve. Nëse analizojmë shkrimet dhe përshkrimet e disa portaleve dhe gazetave për mua dhe hoxhallarët tjerë, atëherë, do të shihet qartë se kush çfarë gjuhe është duke përdorur. Unë, përveç imam dhe ligjërues i fesë sime, jam edhe një qytetar i thjeshtë i këtij vendi, i kësaj shoqërie, dhe natyrisht me plot përgjegjësi shpreh mendimin tim se kë duhet apo nuk duhet votuar. Dikush mbase ka harruar se çfarë fjalësh përdorin liderët politikë kundër kundërshtarëve të tyre gjatë zgjedhjeve. Nuk konsideroj se është logjike, në Kosovë e as në Amerikë që njeriu të votojë për një parti, e cila është kundër kombit, kundër fesë dhe kundër vlerave të popullit të vet, cilado parti qoftë ajo. Zoti na drejtoftë të gjithëve dhe na ruajt nga çdo e ligë. Amin!


 


 


Dr. Shefqet Krasniqi: Reflektimet e Ramazanit në Dituri


 


Nuk ka dyshim se Ramazani është sezoni më i mirë dhe më i begatshëm për myslimanët. Ky muaj pothuajse përgjatë gjithë historisë u solli ndryshime dhe suksese myslimanëve. Begatitë e tij reflektojnë në çdo pore të jetës. Zakonisht Ramazani konsiderohet muaji i pendimit, përmirësimit dhe rikthimit të njeriut në rrugën e vërtetë. Shumë njerëz udhëzohen gjatë këtij muaji dhe e mbajnë mend për kohë të gjatë, të tjerët gjejnë shërim shpirtëror në të ashtu që t’i shlyejnë mëkatet e tyre që i kanë bërë më parë.


 


Por pa dyshim ky muaj i bereqetshëm ka mjaft ndikim edhe në aspektin e shkencës dhe diturisë. Zaten sa më larg mëkateve po aq më afër devotshmërisë, diturisë së vërtetë e të hairit. Në këtë kontekst edhe ne ia pamë hairin shumë këtij muaji të bekuar dhe falë të madhit Allah arritëm që edhe në këtë vit, pikërisht në këtë sezon të sukseseve, të botojmë dhe promovojmë edhe dy tituj të ri librash, Merjemja Gruaja më e Veçantë dhe Kiameti është Afër.


Në një atmosferë të mrekullueshme iftari, të rrethuar më fytyra prej nuri në mesin e të cilëve dashamirë, familjarë, hoxhallarë të shkolluar e veteranë, përfaqësues të politikës, kryetar e nën kryetar komunash, medieve, policisë, FSK-së, deputetë, profesorë universitarë e deri tek masa e thjeshtë – xhemati, të gjithë të bashkuar, nga të gjitha trojet shqiptare etnike, siç e kërkon vendi e zakoni në sofrën e iftarit e karakterizuan këtë promovim në Hotelin Victory. Vërtetë i jam falënderues Allahut të madhërishëm që më bëri të mundur, edhe kësaj radhe, të përjetojë këtë kënaqësi të arritjes se suksesit ngase pa ndihmën dhe përkrahjen e Tij nuk arrihet asgjë në këtë botë. E po ashtu u jam mirënjohës edhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të mi të cilët dhanë mundin e pakursyer që gjithçka të ishte në vend të vet ashtu siç i ka hije.


Një mirënjohje të veçantë do të dëshiroja ti shpreh panelistëve të nderuar, të cilët me referimet e tyre ia shtuan edhe më shumë vlerën këtij promovimi. Natyrisht, për shkak të kohës së ngushtë i mbetëm borxh të pranishmëve që t’i dëgjojmë sugjerimet dhe komentet e tyre, por besoj se këto do të mund t’i pranojmë kohë pas kohe.


 


Në lidhje me librin Merjemja Gruaja më e Veçantë, panelistët vunë në spikamë kronologjinë historike të ngjarjeve që trajton libri nën dritën e ajeteve të Kuranit por njëherazi të ilustruara edhe me botëkuptimin e krishterë dhe pikëpamjen kritike të mbështetur në referenca të krishtera. Sipas tyre njerëzit mund të kenë shumë versione rreth ndonjë ngjarje të caktuar, por gjuha e argumentuar, e saktë dhe e mbështetur më fakte është ajo që e çon lexuesin drejtë së vërtetës.  Ashtu siç  nxorën në pah trajtimin që i bën islami femrës në përgjithësi duke marrë shembull Merjemen e bekuar. Ata shtuan se libri në fjalë në mënyrë koncize dallon të vërtetën nga e pavërteta duke i dhënë një fokus të veçantë shpifjeve përmes së cilave njerëzit me karakter të ulët mundoheshin ta etiketonin Merjemen në kohën e saj, gjë që edhe sot nuk ka ndryshuar ky avaz kur janë në pyetje femrat me të ndershme të shoqërisë.


 


Ata në vazhdim tërhoqën një paralele në mes Merjemes dhe birit të saj Isait, të cilët edhe pse u persekutuan dhe u torturuan pa të drejtë, për një periudhë historike, që të dy më vonë padrejtësisht u shenjtëruan dhe sot e kësaj dite konsiderohen si të tillë pa mbështetje historike, shkencore dhe logjike.


 


Ndërsa sa i përket librit Kiameti është afër, panelistët ofruan një përshkrim të jashtëzakonshëm të botëkuptimit perëndimor në lidhje me Kiametin. Ku shumë priftërinj, meshtarë e përfaqësues kishtarë të shumtë pretendonin me bindje se Kiameti do të ndodhë me këtë apo me atë datë. Sipas tyre shpesh herë deklaratat në lidhje me Kiametin kishin prapavijë komerciale apo të vënies së ndjenjave të njerëzve nën kontroll. Panelistët çmuan lart kontributin e këtij libri në zbardhjen e fakteve në lidhje me një ndodhi që të gjithë pajtohen se do të ndodhë por askush nuk e di se kur dhe si. Ata për me tepër pohuan se libri sjellë argumente të mjaftueshme fetare por edhe shkencore për të hedhur poshtë pretendimet e ndryshme kalendarike që po shkaktojnë huti në mesin e masave përfshirë edhe komunitetin tonë pan-shqiptarë.


 


Për fund, lus Zotin fuqiplotë që ta ketë pranuar këtë mund prej nesh sikur që lutëm që i Plotfuqishmi të na jap shëndet, fuqi dhe bereqet të vazhdojmë me aktivitet tona në të mirë të popullit e të vatanit ashtu që kur të dalim para Zotit të dalim faqebardhë. Amiin, dhe deri në javën tjetër Esselamu Alejkum ve Rahemtullah.  


 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …