Dr. Shefqet Krasniqi: Vepra e dëshmorëve mes përbuzjes dhe glorifikimit

  Kosova njihet edhe për festime, madje të shumta, ani pse festat e saj, në të shumtën e rasteve, dalin jashtë natyrës normale të tyre. 8 marsi shënohet si dita e gruas, por viteve të fundit duket sikur nëna, që është grua, femër, është përjashtuar dhunshëm nga kjo festë. Asaj, vetëm ndonjë nga fëmijët e pamartuar mund t’i ketë dhuruar ndonjë lule, ndryshe, 8 marsi ekskluzivisht po i dedikohet bashkëshorteve. Restorantet dhe kafenetë e ndryshme, siç u raportua në medie, ishin përplot, por vetëm me çifte. Andaj, konsideroj se ndoshta më mirë ka qenë që kjo datë të njihet si ‘dita e bashkëshorteve’, pasi që veç këtyre po iu kushtohet.   Nejse, javën e kaluar, Kosova shënoi edhe përvjetorin e 14-të të rënies heroike të familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jasharin. Aktin heroik të rënies së kësaj familjeje për lirinë e këtij vendi vetëm një i çmendur mund ta injorojë. Ata gati sa nuk u shuan tërësisht për lirinë tonë, e sigurisht, se bashkë me ta u flijuan edhe qindra të tjerë. Pati edhe shumë sosh prej tyre që u plagosën, e që madje edhe sot e kësaj dite vuajnë pasojat, kanë mbetur invalidë. Nga lufta kanë fituar vetëm gjymtimet trupore, ndryshe, përkujdesja shtetërore për ta është nën çdo nivel. Thuajse nuk kanë luftuar për këtë vend. Në fakt, jo vetëm këta, por një pjesë e madhe, duke futur këtu edhe kontributin e familjes Jashari, janë injoruar në heshtje. Nëse është bërë diç, është bërë sa për të hedhur hi syve. Na kanë lodhur me fjalorin e tyre hiperbolistik, duke ngritur këto figura madje deri në piedestale hyjnore. Jam i bindur se nuk kuptojnë çka flasin. Me këtë, nuk them se fjalët miradije për martirët apo dëshmorët -siç i quajmë ne në fjalorin fetar- janë të pavenda, porse më pengon shumë formaliteti dhe kundërthënia ndërmjet fjalëve dhe veprave. Shumë më mirë do të kishte qenë sikur të thuhej se ja çfarë është bërë për këta burra në vend se të flitet për vetveten, kur realisht asgjë nga ato fjalë nuk shihet në praktikë.   Ajo, që në fakt, unë dua këtu, ka të bëjë me disa sqarime për pozitën e dëshmorit. Jo rrallë njerëzit më pyesin se ata që kanë vdekur (janë vrarë) janë shehid apo jo? Normalisht, ne nuk mund të themi më shumë se atë që ka thënë Pejgamberi [alejhis selam] kur është pyetur për ata njerëz të cilët luftojnë dhe vdesin: “Ai i cili lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugë të Allahut!” Pra, ky është shehidi. Sigurisht, se në kuadër të ‘ngritjes së fjalës së Allahut’, hyn edhe luftimi për atdhe, ngase me të synohet që njerëzve t’iu mundësohet adhurimi i Zotit, lirshëm dhe pa asnjë frikë. Edhe më qartë, këtu, sikur në çdo punë tjetër, kërkohet që lufta jote të jetë për hire të Allahut, e jo për ndonjë interes të kësaj bote. Këtë, mendoj,e dinë gati të gjithë shqiptarët, të rinj dhe të vjetër.   Një ditë, një ish luftëtar i UÇK-së, i cili kishte mbetur i plagosur në luftë, nëpërmjet një letre ma drejtonte një pyetje, ku shkruante: “Në kohën gjatë luftës nuk jam falur, por gjithherë betejën e kemi filluar me emër të Allahut, madje shumë shpesh e kemi përmendur Allahun, në veçanti unë. Shumë lutesha që Ai të na ndihmonte, sepse e dija se pa ndihmën e Tij nuk ka sukses…” Shumë u gëzova për sjelljen e tij, për besimin e tij që e ka pasur në Allahun e Madhëruar. E mendoj se të tillë kanë qenë edhe shumë të tjerë. Ne nuk mund të paragjykojmë me emër veç e veç se a është shehid apo jo, ngase Allahu është Ai i cili i pranon njerëzit për të tillë ose jo, Ai ua dinijetin dhe veprat dhe në përputhje me to edhe i shpërblen. Por, ajo që dimë ne është se shehidi nuk vdes, ai është i gjallë, bile ka një jetë shumë të mirë dhe të ëmbël, ai është i kënaqur atje tek Zoti i tij. Thotë Allahu për dëshmorët: Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Ali Imran: 169-171.)   Ky është një argument për vlerën e veprës së tyre. Është një pjesë e të mirave që i shijojnë ata tek Zoti i tyre. Ata vërtetë janë të gjallë, siç nënvizon ajeti në fjalë, janë të gjallë shpirtrat e tyre duke bredhur e shëtitur nëpër xhennete, duke shijuar të mirat e Zotit që i ka krijuar për ta. Por, janë të gjalla edhe veprat e tyre për ne, andaj ia vlen që herë pas herë t’i kujtojmë sakrificat e tyre, në mënyrë që më shumë t’ia dimë vlerën lirisë. E përsërisë, me gjithë respektin e madh që kam për familjen Jashari, për të gjallët dhe të vdekurit e tyre, për rahmetlinjtë bacën Shaban, Hamzën dhe Ademin, madje kemi shumë shpresë tek i Madhi Allah që t’i ketë pranuar për shehidë, sidomos kur dimë dashurinë dhe respektin e tyre për fe, por mënyra se si po festohet, vit pas viti epopeja, nuk është me vend. Duke filluar nga shpenzimet enorme e deri tek nderimet formale, me përkulje para varrezave,janë gjëra për të cilat ne shprehim vërejtjet tona.   Shumë më mirë do të ishte që liderët tanë, shumica prej të cilëve janë muslimanë, të çonin duart lart qiellit, për ta lutur Allahun për t’i shpërblyer ata, sesa të bënin këto veprime, që përkojnë me tradita idhujtare. Jemi mësuar të shohim liderët perëndimorë që në ceremonitë mortore, por edhe në përkujtime, të organizojnë këto aktivitete edhe në kisha e katedrale, por liderët tanë, muslimanë, nuk i shohim dot në xhamia, madje as për festa e gëzime. Liderët tanë i kanë dhënë vetes edhe një të drejtë papnore (që nuk ekziston te muslimanët) për të shenjtëruar edhe vende. Prekazin e cilësojnë vend të shenjtë, por praktikisht e kanë lënë pas dore fare. Vendet e shenjta, përveç që vizitohen shumë, atyre iu kushtohet edhe kujdesi maksimal. Prekazin e vizitojnë për një përkulje, e ‘pa ndalë fare veturat’, kthehen me të shpejtë në to. Prekazin nuk e kanë vend për inspirim, ndryshe mësimet që reflektojnë prej tij nuk do të lejonin këtë gjendje të mjerë në të cilën jemi. Por, ç’të bësh, kështu e ka politika, ‘më shumë rrena se të vërteta!’ Epopesë, unë mendos se do të duhej hequr nga protokolli ndezja e zjarreve. Nuk është traditë monoteiste. Ne jemi muslimanë dhe shumica absolute e të vrarëve tanë kanë qenë muslimanë, andaj duhet të sillemi ndaj tyre ashtu siç i ka hije myslimanëve. E di se këto fjalë, që për Zotin burojnë nga zemra dhe nuk kanë qëllim tjetër vetëm se përmirësimin e kësaj shoqërie, mund të mos priten mirë nga shumë njerëz, e ka të atillë që nuk i dinë, por, përderisa janë veprime të rrezikshme, që në raste të caktuara mund ta rrezikojnë tërësisht identitetin fetar islame,këtë dikush duhet t’ua thotë. Ne e duam luftën e Kosovës, i duam dëshmorët, i duam të gjithë ata që kanë kontribuar në çfarëdo mënyre për ta çliruar vendin. Bile i duam edhe tërë popullin edhe ata që kanë ikur nga lufta, sepse atë e kanë bërë nga mos dija dhe mos njohja e sevapit dhe shpërblimit të madh që e ka pjesëmarrja në luftë. Allahu i pastë mëshiruar dëshmorët tanë të luftës, i pastë shpërblyer edhe të gjithë ata që janë lënduar e maltretuar në çfarëdo forme gjatë rezistencës kundër armikut. Allahu na drejtoftë të gjithëve e na bëftë të dobishëm për shoqëri, amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.   Dr. Shefqet Krasniqi: Dukuritë paralajmëruese për fundin e botës Njerëzit, pavarësisht besimeve e bindjeve, kanë një pikëtakim diku, që i bashkon për disa gjëra. Ka prej tyre, ta zëmë, që nuk e besojnë fare ringjalljen dhe daljen para Allahut për të dhënë llogari, e rrjedhimisht edhe për tu shpërblyer apo ndëshkuar, varësisht nga veprat e bëra, por të shumtë janë ata që e besojnë fundin e botës, sidomos tash kur shkenca gjithnjë e më shumë vërteton teoritë për çështjen në fjalë. Evërtetë, kjo temë paksa është fryrë, është ekzagjeruar, mbase edhe për qëllime komerciale, siç ishte rasti me filmin ‘2012’, por ajo që të dhemb më shumë është se kjo çështje trajtohet më shumë nga kurioziteti, imagjinata, pasioni, sesa që trajtohet si çështje delikate dhe me rëndësi të veçantë. Më qartë, shumë pak flitet për shkaqet që çojnë drejt këtij fundi, e që konsideroj se janë të pranishme edhe tek ne, në një apo formë tjetër. Këtë problematikë, nëse mund ta quajmë kështu, e kanë rrahur të gjithë profetët, e gjithsesi edhe profeti ynë, Muhammedi [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të], madje tek ne në Islam është edhe një prej parimeve bazë, por që ne në këtë artikull nuk do t’i qasemi nga ky këndvështrim. ‘Fundi i botës’ nuk do të trajtohet si problematikë shoqërore e ngritur edhe në nivel mbarëbotëror, përkundrazi, ashtu siç thamë edhe më lartë, do të shtjellohet vetëm nga aspekti i disa dukurive, që nuk bëjnë pjesë në kuadër të shenjave të mëdha të Kiametit, por që direkt ose indirekt paralajmërojnë atë. Me theks të veçantë, do të ndalim tek ato dukuri që janë evidentuar apo përsëritur kohëve të fundit.   Le të themi që në fillim se kjo botë është krijuar për tu vepruar me drejtësi në të, por ja që njerëzit, me gjithë dijen e tyre, prapë thyejnë ligjet dhe shkelin normat, madje në disa raste aq shumë saqë edhe dinë të jenë shumë të dëmshëm. Profeti Muhammed na ka para lajmëruar se para ardhjes së Kiametit, gjegjësisht fundit të botës, shumë dukuri negative do të përhapën, si amoraliteti, konsumimi i shumtë i alkoolit, kamata, gënjeshtra, humbja e besnikërisë, ardhja në pushtet e njerëzve jo kompetentë, etj. Thotë Pejgamberi Muhammednë lidhje me këtë: “Do t’iu vijnë njerëzve vite mashtruese; në to do t’i zihet besë rrenacaku ndërsa do të përgënjeshtrohet i drejti, tradhtarit do të merret për besnik ndërsa besniku për tradhtar, dhe në to do të flasin rruvejbidatët. E kush janë ata?- e pyetën Muhammedin [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të]. Tha: Mendjelehti flet në emër të shumicës- tha ai.”([1])   Për fatin tonë të keq, të gjitha këto janë evidente në mesin tonë, madje shumë. E këto nuk kanë si të mos jenë shkak për të papritura, mendoj për dukuri a fenomene tjera si pasojë e tyre, qofshin këto tërmete, vullkane, erëra, vërshime, ndryshim drastik i klimës, e pse jo edhe ushtima që kohëve të fundit u dëgjua në shumë vende të botës, e edhe tek ne këtu në Prishtinë. Në fakt, si dukuri ishte regjistruar më herët gjatë këtij viti në botë porse në vazhdimësi përhapej edhe në vende tjera. Njerëzit më pyesnin për të, e interesim, për një shpjegim nga aspekti fetar, shfaqën edhe disa nga mediat tona. Kam thënë dhe po e përsëris prapë se ne nuk hapim veshët për të dëgjuar se çfarë ndodhë për të lëshuar deklarata të pamenduara mirë më pas, të cilat mbase mund të na kthehen revansh. Kemi dhënë përgjigje të matur se, nëse çështja në fjalë nuk është ndonjë propagandë mediale apo mashtrim medial, atëherë ka shumë gjasa që të jetë një vërejtje prej Zotit, shenjë frikësuese prej Tij, të cilën e dërgon sikurse shumë shenja tjera, si eklipsi i diellit, hënës, etj. Assesi që kjo të jetë prej Shenjave të Mëdha, siç dikush paskësh thënë për mua. Shenjat e Mëdha janë të njohura, të definuara, ato nuk shtohen dhe as nuk pakësohen. Unë distancohem nga çdo deklaratë që nuk mban firmën time.   Sido që të jetë, ajo zhurmë ka pasur efektin e vet, sepse shumë njerëz nga ajo natë kanë filluar të falën, e disa të tjerë kanë filluar të mendojnë më seriozisht për vdekjen dhe fundin e botës, gjë që në thelb është e mirë, zaten ky është edhe qëllimi që Allahu dërgon dukuri të tilla.   Një dukuri tjetër e cila ndodhë shumë para Kiametit, është ajo e vrasjes dhe derdhjes së gjakut të njerëzve, vend e pa vend, e që mjerisht kohëve të fundit është shtuar shumë edhe tek ne shqiptarët. Muhammedi [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të] ka thënë: “Afër kiametit shtohet vrasja. I ka thënë dikush nga të pranishmit: O i Dërguar i Allahut, po ne veç jemi duke vrarë nga idhujtarët njerëz kaq e kaq brenda vitit! Jo tha Pejgamberi, [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të], nuk është fjala për vrasjen e idhujtarëve, por vrasja e myslimanëve mes veti saqë e vret komshiu komshiun, e vret kushëririn (të birin e axhës) dhe të afërmit tjerë të tij. Dikush nga shokët i tha: O i Dërguar i Allahut: Në atë kohë a i kemi mend në kokë([2])?! Po –tha ai dhe shtoi se- shumica e juaj i kanë mend në kokë në atë kohë, por pas tyre vijnë njerëz që janë pa mend (i kanë mend e lehta)…”([3]) Gjithashtu ka thënë Muhammedi [paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi të]: “Pasha Atë që jeta ime është në dorën e Tij, nuk do t’i vjen fundi kësaj bote derisa të vijë një kohë ku nuk e di vrasësi e as i vrari pre vrau dhe as pse është vrarë…”([4])   Pra, do vjen një kohë kur njeriu e konsideron shumë të lirë gjakun e vëllait dhe mikut të tij. Për pak send e zgjat dorën drejt tjetrit dhe ia merr jetën. Në të shumtën e rasteve, kjo dukuri vjen si pasojë e dukurive tjera, si vjedhja, shkelja e të drejtave të tjetrit, mosmbajtja e fjalës apo besës së dhënë, tradhtisë, mashtrimeve të ndryshme, etj.   Rasti i fundit që ndodhi në Besianë ku u vra djali 22 vjeç në prag të shtëpisë së tij, si dhe u plagosën dy prindërit e tij bashkë me vëllanë, është argument dhe dëshmi konkrete për atë që ka paralajmëruar Pejgamberi në hadithin e sipërm. Kjo dukuri nga dita në ditë po merr një shtrirje gjithnjë e më të madhe, gjë që është për shqetësim dhe brengosje. Ajo patjetër se reflekton mungesën e frymës së edukimit të mirëfilltë dhe paqartësinë që mbretëron përkitazi me atë se cilat vlera për jetën duhet përvetësuar dhe me cilin moral duhet mishëruar. Gjendja është alarmante dhe sirena thërret për kthim tek Allahu, tek Kur’ani dhe Sunneti, andaj, duke e ditur se Kiameti, herët a vonë do të ndodhë, dhe duke besuar se do të dalim patjetër para Allahut për të dhënë llogari, të përgatitemi me besim të sinqertë dhe të pastër, me moral të duhur dhe vepra të mira, në mënyrë që kur ta takojmë Allahun, të mos ndihemi të dëshpëruar!   Dashtë Zoti e dukuritë si vrasja marrin fund. Fundja, Kiameti edhe pa to do të ndodhë. Le të njihet shenjtëria e jetës së njeriut. Shpirtin vetëm Zoti ia jep njeriut dhe vetëm Ai ka të drejtën e marrjes së tij. Allahun e lusim që të na udhëzojë në rrugën e drejt! Amin! Bashkë takohemi javën e ardhshme me një temë tjetër! Selam alejkum!   Dr. Shefqet KRASNIQI: SHKELJA E SË DREJTËS ISLAME SI KARREM POLITIK Kosova, jo rastësisht është thënë se është kampione, por vetëm atëherë kur fjalët thurën në kontekst me
problemet e shumta me të cilat ballafaqohet shoqëria. Është e pamundur të zhvillosh ndonjë ndejë apo takim e të mos zihen në gojë këto probleme. Kështu e ka jeta. Njerëzit interesohen për gjërat që preokupojnë ata. Para pak ditësh, më rastisi, që në një takim të diskutojë me një qytetar nga Drenica, i cili në luftë kishte humbur djalin, dy vëllezër dhe shumë të afërm tjerë. Nuk ngurronte të shprehte indinjatën e thellë dhe zhgënjimin me realitetin e krijuar pas lufte: ‘Kemi shpresuar shumë se pas lufte do të jemi të bashkuar, do të punojmë të gjithë për fe e atdhe, veç të çlirohemi, edhe nëse hamë bukë e kripë nuk do jetë aspak problem.’ Një tjetër, e që në fakt ishte arsimtar, rrëfen po kështu për përvojën e tij. Thotë se pas lufte kishte takuar një shok të tij, i cili kishte qenë një ish i burgosur politik, dhe në bisedë e sipër, kishin diskutuar edhe për degjenerimin dhe braktisjen e vlerave të mirëfillta. ‘Luftën e planifikojnë të mençurit, e bëjnë trimat, e pastaj dilinxhitë (lapërdharët) e hanë lirinë” –tha plaku si vërtetim të atyre fjalëve.

Njerëzit qeshën, por unë nuk qesha, ngase mu dukën fjalë me vend. Të hidhura, por të vërteta. dikush ka
dhënë shumë për këtë luftë, e pak ia ka pa hairin, derisa të tjerë, janë futur nëpër skuta apo kanë ikur fare, janë ndër më të privilegjuarit. Kosova vend paradoksesh!…

U çlirua vendi, u largua okupatori, e shpallëm edhe Pavarësinë, por njerëzit nuk realizuan atë që synuan, apo atë për të cilën patën menduar se po sakrifikojnë. Thënë të vërtetën, Kosova nuk ka kapacitete që të bëjë mrekulli, por kjo nuk do të duhej të merrej për arsyetim për të mos bërë asgjë për të, e aq më pak për ta vënë
atë pas interesit personal. Politikanët tanë do të duhej të ishin më të përkushtuar për çështjen e atdheut. Preokupimi i tyre, ditën dhe natën, do të duhej të ishte halli i qytetarit: si t’i dilet në ndihmë atij dhe çfarë mund të bëjnë ata për të! Misioni i tyre është përtej çdo interesi material. Ata janë caktuar për të qenë në shërbim të popullit, për të punuar për mirëqenien dhe sigurinë e tyre. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] në lidhje me këtë thotë: “Prijësit (udhëheqësit) më të mirë janë ata të cilit i doni dhe ju donë juve, luteni për ta dhe lutën për ju. Ndërsa prijësit më të këqij janë ata që i urreni dhe ju urrejnë, luteni kundër tyre dhe lutën kundër jush”.

Bie pyetja, cilit grup i takojnë prijësit tanë?! Përgjigjen jepeni vet.
Karriga është aq e rëndësishme për ta saqë nuk e japin atë, edhe nëse një pjesë e shtetit jepet,
apo edhe vet shteti.
Ju lutem, kuptomëni, nuk flas nga urrejtja personale ndaj dikujt, por kam frikën se Kosova është shndërruar
në gjësend tregtie, dhe duke krahasuar veprimet e politikanëve tanë me ata të mëhershmit, vërtetë nuk po mund të gjejë shumë dallime. Jam tepër i shqetësuar që tani, pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, për fatin e veriut. A thua me ç’pretekst do t’ falet Serbisë? Se miqtë tanë ndërkombëtarë po e kërkojnë një
gjë të tillë?! Kosova nuk është e miqve, ajo është e jona. Iu jemi shumë mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen, por Kosovën për askënd nuk mund ta japim.

Sinqerisht, kam edhe një brengë tjetër. Nuk di se herën tjetër kur ndoshta në treg do të hidhet veriu
çfarë problemi artificial do të krijohet. Deri më tani prijësit tanë nuk janë treguar fare të suksesshëm në qeverisjen e vendit. Këtë gjë ata e kanë kuptuar shumë mirë, bile janë ekspertë ndoshta vetëm në këtë lëmi, ngase sa herë iu paraqiten probleme të mëdha, dinë t’i kalojnë me ‘gjeturi brilante’, duke krijuar probleme të paqena, vetëm e vetëm për ta zhvendos vëmendjen e popullit nga rrjedhat e rrezikshme nëpër të cilat po kalon vendi. Ata i hedhin popullit hi syve. Në vitin e kaluar ministri i arsimit pati deklaruar se nuk do të
ketë problem për shaminë dhe se çdo kosovareje do t’i garantohej e drejta e arsimit, por në kohën kur Kosova po hynte në bisedime dhe populli ishte në huti se çfarë po ndodhte, ata iu qasën të drejtave islame, jo vetëm duke i mohuar, por edhe duke i ekzagjeruar aq shumë saqë i çuan edhe në parlament, gjëra që
nuk kanë qenë fare për parlament. Shpikën fantazmën e gjoja ekstremizmit islame, në kohën kur vendi mburrej me tolerancën, dhe këtë duke iu detyruar vetëm shumicës absolute myslimane në Kosovë. Skenari, siç duket, u përsërit edhe tash me këtë fusnotën, që deri para pak kohe ishin në ankth nga fantazma e saj. Për
të zhvendosur vëmendjen, krijuan një problem përkitazi me shaminë e vajzave të reja që shkojnë në shkolla fillore dhe të mesme, atje ku në fakt nuk do të duhej të kishim fare probleme të brendshme, ngase kemi problemin më madhor dhe më të vështirin për ta zgjidhur. Mirë pati deklaruar një politikan i opozitës se qeveria po krijon probleme të karakterit islam, për t’i ikur realitetit të hidhur në veri të vendit. Të drejtat islame jo vetëm që shpërfillen dhe në kontekst me to Kushtetutës i jepen komentime vend e pavend, porse është bërë pothuaj një lloj karremi, me të cilin tërhiqet vëmendja e opinionit sa herë që pushteti e sheh të nevojshme.

Në Kosovë myslimanët janë shumicëgati absolute, por për çudi kërkesat tona asnjë nuk na u përmbushën. Nuk di përse këto qëndrime kaq të ftohta karshi nesh, por nuk di edhe sa do të mund ta durojmë këtë gjendje?!
E përshëndesim vendimin e KK-Mitrovicë për kthimin mbrapsht të vendimit që ndalonte pjesëmarrjen e
nxënëseve me shamia në shkolla, sikur që falënderojmë shumë shokët dhe shoqet e tyre që iu dolën në përkrahje në momentet më të vështira!
E lus Zotin që këtij populli
të përvuajtur ndër shekuj, ta ndihmojë dhe begatojë me prijës dhe liderë të drejtë, të cilët nuk do t’ia shkelin të drejtën askujt!

Dashtë Zoti e liderët tanë përmirësohen!
Sërish takohemi javën tjetër
–inshaAllah! Deri atëherë, Selam alejkum! Dr. Shefqet Krasniqi:  Karta e Medinës dhe siguria shoqërore si një nga objektivat e Islamit Njeriu që nga dita e parë e ardhjes së tij në këtë botë ka ndier nevojë që të jetë i sigurt nga çdo gjë që mund ta rrezikon apo dëmton atë. Andaj edhe është munduar që t’i merr të gjitha masat preventive për tu mbrojtur nga rreziqet e mundshme, qoftë nga qielli, si bubullima, shiu i tepërt, vapa e madhe,apo qoftë nga toka, si shtazët e egra, e dikur më vonë edhe nga vet njeriu kundërshtar, apo armik. Dhe kjo nevojë ka vazhduar të përcillet tek të gjithë njerëzit, në të gjitha kohërat dhe vendet, deri sot e kësaj dite dhe do të vazhdon sa të jetë toka me njerëz. Historia na rrëfen se siguria ka qenë synim i të gjitha shoqërive, shteteve dhe perandorive, të cilat, për ta ruajtur sigurinë shoqërore kanë zhvilluar edhe shumë luftëra.   Çdo popull apo shoqëri siç ka nevojë për siguri nga jashtë, ashtu ka nevojë edhe për siguri të brendshme politike, ekonomike, sociale, etj,pa të cilat nuk ka zhvillim dhe përparim të atij vendi apo asaj shoqërie. Nevoja për siguri është e mbjell instinktivisht në natyrën e njeriut. Për këtë shkak gjejmë Ligjdhënësin ku sigurinë e ka bërë një nga parimet esenciale dhe bazat thelbësoretë fesë së Tij, për çka edhe ka zbritur libra të shenjta dhe ka dërguar profet, të cilët i ngarkoi që njerëzve tua shpjegojnë rëndësinë dhe nevojën e sigurisë për jetën njerëzore, duke përfshirë këtu të gjitha aspektet, si liria e besimit, lëvizjes, liria ekonomike, politike, liria e shprehjes, etj. Arsyeja pse janë përshirë këto ideale në misionet e profetëve qëndron në atë se njeriu sado që të jetë i shëndetshëm dhe të posedojë pasuri, prapë, nëse mungon siguria, ato humbin vlerën e vet.   Këtë fondament e gjejmë qartë edhe në Kur’anin Fisniki cili për t’i siguruar këto liri ka miratuar ligje që disa kundërshtarnë shikim të parë i cilësojnë për të vrazhda, por kur të analizohen nga perspektiva e kësaj sigurie, me të gjitha detajet dhe dimensionet e saj, del se janë më se të nevojshme. Më qartë, ruajtja e këtyre objektivave humane korrespondon me nevojën e një vëzhgimi me forcë, apo me përdorimin e forcës nëse cenohet ekzistenca e tyre. Për këtë shkak Kur’ani e kërcënon shumë ashpër atë i cili merr guxim dhe e vret njeriun e pa fajshëm dhe atë e cilëson me atë njeri i cili i mbytë të gjithë njerëzit e botës: Për atë arsye ia kemi shënuar – ua kemi bërë ligj- Benu Israilëve (hebrejve) se ai i cili e mbytë një njeri (pa të drejt), ose bënë fesat në tokë, është sikur t’i kishte mbytur gjithë njerëzit.” (el-Maide: 32)   Nëse ky kërcënim është për kriminelin, sigurisht se për paqësorin apo aktivistin e paqes, janë paraparë shpërblime marramendëse, si p.sh. ky në këtë ajet kur’anor:…dhe ai i cili e shpëton një njeri, është sikur ti shpëtoi mbar njerëzimin.” (el-Maide: 32)   Pastaj Kur’ani i konsideron ata njerëz të cilët e përhapin frikën në shoqëri duke plaçkitur, rrahur, frikësuar, maltretuar e të ngjashme, se ata e kanë luftuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij.   Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë….,.” (el-Maide: 33)   Pra këto vepra të liga gjykohen si luftë ndaj Allahut të Madhëruar, ngase po ia frikëson e lufton robërit e Tij, të cilët i ka krijuar të lirë dhe do që ata të jetojnë të sigurt. E, duke qenë se banditi apo krimineli insiston ta prish këtë ekuilibër, atëherë ai meriton edhe dënim të rëndë, e që është dënimi me vdekje.   Islami e vlerësoi shumë sigurinë dhe e numëroi si dhuratë të madhe që Zoti ia jep njeriut. Ka thënë Allahu duke ju drejtuar mekasëve e duke ua përmendur sigurinë e madhe që ua ka dhënë:   Për hir të garantimit –sigurisë-që e gëzojnë kurejshitët! Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!” (Kurejsh:1-4)   Ja çfarë krahasimi bëri Allahu mes sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe mes urisë e frikës, çka jep të kuptojmë se nuk ka zhvillim ekonomik e as përparim të shtetit apo shoqërisë pa siguri. Pra, siguria nuk na qenka kusht vetëm për jetën e njerëzve dhe kaq, por edhe për zhvillimin e përparimin e një shteti. E Allahu po iu thotë banorëve të Mekës: A nuk e shihni se si ju kemi sjell siguri e qetësi, nga e cila edhe po përparoni nga ana ekonomike. Jeni të sigurt, keni me ngrënë e me pi, nuk i frikësoheni askujt!   Në këtë kontekst gjejmë sot të gjitha ato vende në të cilat nuk ka siguri, nuk ka edhe zhvillim e ekonomik dhe përparim të atij shteti. Duke u bazuar në këto ligje apo rregulla të domosdoshme të përparimit dhe zhvillimit të çdo shoqërie, kuptojmë përgjegjësinë e madhe që e ka prijësi i një shteti apo një vendi për tua siguruar qytetarëve lirinë dhe sigurinë.   Me gjithë rëndësinë e madhe që e ka prijësi i një shteti, apo qeveria për ta garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithë qytetarëve në të gjitha sferat e jetës, me gjithë atë mbetet lidhja e njerëzve me Zotin e tyre, gjegjësisht besimi, shkaku kryesor që njerëzit të jetojnë të lirë dhe të sigurt, ngase njerëzit mund t’i ikin ligjit, por nuk mund t’i ikin Krijuesit të tyre i cili është me ta kudo që të shkojnë.Për këtë shkak, për të qenë një shoqëri e shëndoshë, e sigurt dhe e qetë, duhet të jenë prezent njëri nga dy faktorë, apo që të dy: ligji dhe bindja fetare, apo lidhja e njerëzve me qiellin. Ligji i fortë, e që është rezultat i sinqeritetit dhe përkushtimit të drejt të qeverisë, i bënë njerëzit të ndihen të sigurt e të qetë. E në anën tjetër lidhja e tyre me Zotin e tyre i bënë ata që vetvetiu pa ndërhyrjen e shtetit apo të ligjit, ta ruajnë sigurinë, stabilitetin dhe të punojnë për ta quar shoqërinë para. E kur të jenë bashkë të dy këta faktorë, atëherë ajo është shoqëria më e mirë, më e sigurt, më e qetë, më stabile etj, siç ka qenë shoqëria islame në kohën e Profetit Muhamed [paqja dhe mëshira qofshin mbi të] dhe Halifëve të drejtë pas tij. Ku në atë shoqëri që të gjithë janë ndie të lirë, të sigurt dhe të barabartë.     Karta e Medinës   Karakteristikë e këtyre shoqërive ka qenë siguria e të gjithëve. Në këto shoqëri kanë jetuar myslimanë e jomyslimanë, por kurrë nuk është ankuar askush. Në këto shoqëri është vepruar e gjykuar drejt dhe pa asnjë dallim, për atë edhe kanë qenë të gjithë të kënaqur e të lumtur. Dëshmi e përjetshme për këtë mbetet Karta e Medinës e përpiluar nga Muhammedi [paqja dhe mëshira qofshin mbi të], e që dallohet me dy çështje:   E para: siguron të drejtat e kundërshtarit në fe, gjuhë, komb, gjë e pa njohur apo e pa praktikuar më parë. Siç e dini, kartat apo ligjet e mëhershme kanë bërë dallime ndërmjet banorëve autokton dhe të huajve, shtresave, klasave, feve, etj.   E dyta: Karta e Medinës ka pasur synim kryesor dhe esencial sigurinë e shoqërisë, qetësinë dhe stabilitetin e të gjithë atyre që jetojnë në shtetin Islam pavarësisht ngjyrës, gjuhës, fesë, kombit etj. E si mos t’i nderon e respekton Islami të tjerët, kur ai si fe nuk ka ardhur për t’i shkatërruar kundërshtarët, jomyslimanët, por ka ardhur për t’i udhëzuar e drejtuar ata, për t’i shpëtuar ata. Për këtë arsye jomyslimanët kanë qenë të mbrojtur dhe të sigurt në shtetin Islam, i cili përpos që ua siguron jetën e tyre, ua siguron edhe pasurinë e tyre dhe çdo gjë tjetër çka kanë nevojë për te.   Vlen të cekët në këtë rast se në shtetin islam gjithherë ka pasur të krishterë dhe çifutë, por nuk është shënuar askund se ata janë detyruar masovikisht, për shkak të dhunës dhe padrejtësive, të shpërngulen nga shteti islam. Përkundrazi, më shumë e kanë ndier vetën të sigurt nën ombrellën e shtetit islam sesa tek shteti i tyre. Kjo nëse tregon diç, tregon për drejtësinë dhe madhështinë e kësaj feje që ua ofron mbarë njerëzimit.   Këtu, mbase qëndron edhe sekreti i jetëgjatësisë së shoqërisë islame. Drejtësia, liria dhe siguria, këto janë që ia zgjatin jetën një shoqërie, e që në rastin e shoqërisë islame kanë dhënë efektet më së miri. Këtë gjë e shpjegon bukur dhe shumë qartë një analist amerikan, Bernard Lusi, i cili thotë: “Shtetet Islame, mund të ndodh që të bien si pushtete nëpërmjet ndonjë pushtimi ushtarak, mirëpo shoqëria Islame vazhdon të jetojë me rregullat e saj islame ndoshta edhe dhjetëra vite, derisa serish të ngrihet në këmbë. Kjo është një praktikë nëpër të cilën kanë kaluar shtetet Islame të cilat kanë qenë tëokupuara me dhjetëra vite.”[1]   Po të nderuar, ky është Islami dhe kjo është siguria që e ofron. Ndërsa ne sot, në Kosovën tonë, po pretendojmë se jemi të lirë dhe të sigurt pas katër vite pavarësie, por në realitet ende jemi larg, ngase asnjëri faktor që cekëm më lart nuk është prezent si duhet e sa duhet. Andaj, mbetet obligim i përbashkët që të punojmë për t’i lidhur njerëzit me Zotin e tyre, dhe të njëjtën kohë ta forcojmë edhe ligjin, në mënyrë që vërtetë të jemi një shoqëri së cilës do ja kenë lakmi të tjerët.   Allahu na ndihmoftë të gjithëve në punë të mbar e të hairit, amin dhe deri javën e ardhshme selam alejkum.   [1] Shik Siguria në jetën e njerëzvedr. Abdul Muhsin Turkij faqe 3 Dr. Shefqet KRASNIQI: Islami identiteti më i theksuar fetar i popullatës shqiptare  sipas regjistrimit të fundit Javën e kaluar Enti i Statistikave ka bërë publike vetëm rezultatet e preliminare të regjistrimit të popullsisë, ndërsa gazeta Express ka siguruar të dhënat preliminare për të gjitha etnitetet e regjistruara në Kosovë. Përveç etniteteve, në listën e të dhënave që ka siguruar Express janë edhe qytetarët e regjistruar në bazë të përkatësisë fetare. Vlen të cekët se në Kosovëjetojnë mbi 1.8 milion banorë. Nga këto të dhëna del se: Shqiptar janë: 1.614.127 ose 93% Serb: 25.718, ose 1.5%, duke mos përfshirë këtu edhe veriun i cili pati bojkotuar regjistrimin e popullsisë nga autoritetet kosovare. Turq: 18.711 ose 1.1% Boshnjak: 27.488 ose 1.6 % Romë: 8.712, ose 0.5 % Ashkalinjë: 15.216 ose 0.9 % Egjiptian:11.500 ose 0.7 % Goranë: 10.211 ose 0.6 % Të tjerë: 2.22. ose 0.1 % Numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar është 1.735.951, ndërsa nga kjo shifër, të regjistruar sipas përkatësisë fetare del se: 1.660.598 qytetarë të Kosovës, ose 96 % janë myslimanë. 38.226 ose 2.2 % janë katolikë. 25.685 ose 1.5 % janë ortodoksë.   Në formularët e regjistrimit të popullsisë ishte mundësia edhe të mos e tregonin besimin, po ashtu edhe t’i mohojnë të gjitha besimet. Kështu që 1209 qytetarë të Kosovës ose 0.1 % janë deklaruar se janë jofetarë. Ndërsa 7077 ose 0.4 %nuk janë përgjigjur fare se cilës fe i takojnë. Këto dy grupe që nuk kanë deklaruar fenë apo janë deklaruar si jofetarë, bashkë nuk janë më shumë se 10.000 veta.   Konsideroj se publikimi i këtyre përqindjeve jo vetëm që flet për realitetin në Kosovë, porse është edhe grushti më i rëndë që në këto gjashtëdhjetë vitet e fundit i është dhënë ateistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …