Pёr Vladimir Putin: “Ata (nё Krime) kanё vepruar nё mёnyrёn e njёjtё sikur njerёzit qё jetojnё nё Kosovё. Ata kanё marrё vendim pёr pavarёsinё dhe mё pas kanё ardhur tek ne me kёrkesё pёr t’iu bashkuar Federatёs Ruse.” (Shqiptarja.com, 19 gusht 2022)
Pak histori pёr Gadishullin e Krimesё
Sipёrfaqja e Krimesё ёshtё 21600 km2, popullsia ёshtё 1.913.731 banorё (2018). Mё 1783 ka qenё pjesё e Perandorisё Ruse. Sipas regjistrimit tё popullsisё nё Perandorinё Ruse, mё 1897, tartarёt e Krimesё pёrbёnin 1/3 e popullsisё. Nё maj tё vitit 1944, Stalini urdhёroi dёbimin e tё gjithё popullsisё tartare tё Krimesё nё Azinё Qёndrore dhe nё Siberi, duke i akuzuar pёr bashkёpunim me nazistёt. 400.000 mijё tartarё u larguan nga Krimea. Gjatё 18 muajve gjysma e tyre vdiqёn. 413 punonjёs u vlerёsuan me urdhёra dhe medalje nga Berja pёr “meritat nё luftёn kundёr tradhёtarёve tё atdheut.” Tartarёt u kthyen nё Krime nё fund tё viteve 1980 dhe nё fillim tё viteve 1990 dhe pёrbёnin 13% tё popullsisё. Tartarёt, tё cilёt ishin shumicё nё Perandorinё Ruse nё Krime deklarojnё: “Krimea ёshtё Ukrainё.” Shqiptarёt e Kosovёs qё janё shumicё atje deklarojnё: “Kosova ёshtё tokё e moҫme shqiptare.” Republika Popullore e Krimesё u krijua nga tartarёt nё nёntor 1917 dhe zgjati vetёm dy muaj. U shkatёrrua nga Ushtria e Kuqe nё janar tё vitit 1918. Pas fitores sё pushtetit sovjetik nё Luftёn Civile, nё gadishull u formua Republika Socialiste Sovjetike Autonome e Krimesё. Mё 18 tetor 1921 kjo republikё ishte pjesё e Republikёs Socialiste Sovjetike Federative tё Rusisё. Mё 30 qershor tё vitit 1945 kjo republikё u shfuqizua dhe u bё Rajon i Krimesё i Republikёs Socialiste Sovjetike Federative i Rusisё. Kosova ka qenё element konstituitiv i Federatёs sё Jugosllavisё, ndryshe nga Republika e Krimesё.
Nikita Hrushov ia dha Krimenё Ukrainёs nё vitin 1954. Cilat janё arsyet qё ia dha?
- Bashkimi Sovjetik shmangu transferimin e Krimesё nё Republikё Hebraike nё bazё tё “Historisё sё kredisё” me bankierёt amerikanё.”
- Ishte njё dhuratё pёr Ukrainёn, pёr nder tё festёs tё 300 vjetorit tё Pereyaslav – Rada. Ҫ’ёshtё ky pёrvjetor? Nё vitin 1654 krerёt kazakё bёnё betimin pёr besnikёri ndaj Carit rus, Aleksei I. Nё Rusi kjo ngjarje konsiderohet si bindja pёrfundimtare dhe e pakthyeshme, si edhe “faza vendimtare e ribashkimit tё Ukrainёs me Rusinё.”
- Kushtet e pafavorshme pёr bujqёsi nё Krime dhe afёrsia territoriale e saj me Ukrainёn – qenё njё shkak tjetёr pёr marrjen e kёtij vendimi.
- Nikita Hrushovi kishte qenё pёr disa vite Sekretar i Parё i Partisё Komuniste tё Bashkimit Sovjetik pёr Ukrainёn.
Nё vitin 1997 Rusia njohu zyrtarisht sovranitetin e Ukrainёs mbi Krimenё. Ҫdo shtet ka detyrimin tё zbatojё marrёveshjet ndёrkombёtarё dhe bilaterale. Referendumit nё Krime i parapriu tubimi i Sevastopulit, ku morёn pjesё 30 mijё rusё. Aty u bё thirrje: “Tё mos zbatoheshin urdhёrat e Kievit! Tё mos njihej qeveria e re e Kievit! Tё mos i paguheshin taksat Kievit!” Po kёshtu nga autoritetet e larta shtetёrore ruse u zgjodh kryetari i bashkisё. Kryeministri i ri i Krimesё, udhёheqёsi i “Unitetit Rus”, Sergei Aksyonov iu drejtua Vladimir Putinit me njё kёrkesё pёr ndihmё pёr tё siguruar paqen. Mё 1 mars 2014, Rusia dёrgoi trupa nё Krime, duke deklaruar se duhej tё mbronte rusёt etnikё nga ekstremistёt dhe protestuesit antiqeveritarё nё Kiev.
Mё 16 mars 2014 nё Krime u zhvillua Referendumi, ku morёn pjesё 82% e votuesve. 96% e tyre votuan pёr bashkimin me Rusinё. Janё shifra tё manipuluara, sepse Referendumi u zhvillua nё kushtet e pushtimit tё Krimesё nga Rusia.
Vladimir Putin nё fjalimin e tij, mё 18 mars 2014 hodhi poshtё zёrat dhe lajmet se ka patur ndёrhyrje ruse: “Ne po flasim pёr njё lloj ndёrhyrje ruse nё Krime, pёr agresion. Ёshtё e ҫuditshme ta dёgjosh kёtё. Nuk mbaj mend asnjё rast nga historia qё tё ketё ndodhur njё ndёrhyrje pa asnjё tё shtёnё dhe pa viktima njerёzore… popullsia rusofolёse ёshtё e lodhur nga pёrpjekja pёr ta asimiluar me forcё… ёshtё njё padrejtёsi flagrante historike qё Krimea tё jetё jashtё kufijve tё Rusisё. Krimea ёshtё njё shkrirje unike e kulturave dhe e traditave tё popujve tё ndryshёm dhe nё kёtё mёnyrё ёshtё e ngjashme me Rusinё e Madhe, kur asnjё grup i vetёm etnik nuk ёshtё zhdukur apo shpёrbёrё me shekuj… Pёr tё kuptuar pse u bё njё zgjidhje e tillё mjafton tё njohim historinё e Krimesё, tё dimё se ҫfarё do tё thotё Rusia pёr Krimenё dhe Krimea pёr Rusinё.” (Agjensia TASS, 18 mars 2014)
Krimea shpalli pavarёsinё nga Ukraina pas pushtimit rus dhe Referendumit, i cili pati mbёshtetjen e bajonetave ruse. Deklarata me shkrim citon precedentin e Kosovёs, shpalljen e njёanshme tё pavarёsisё, bashkimin me Rusinё, si njё nga arsyetimet pёr shkёputjen nga Ukraina. Kёshtu Krimea u pёrfshi nё Federatёn Ruse. Sipas Putinit: “Pse ky vullnet i popullit po shkon mё keq se ajo qё ndodhi nё Kosovё?! Nuk ёshtё! Vetёm nё Kosovё vendimi ёshtё marrё nga Parlamenti, kurse nё Krime ёshtё marё pёrmes njё Referendumi kombёtar… Krimea nuk ёshtё thjesht njё territor, por ёshtё burimi i origjinёs historike ruse, shtetёsia dhe natyra shpirtёrore e saj.” (Gazeta Shqip, 19 mars 2015. Putin: Krimea ёshtё origjina e historisё ruse.)
Edhe serbёt thonё se “Kosova ёshtё tokё e shenjtё serbe, Jeruzalemi serb, historia dhe shpirti i popullit serb.” Por kjo nuk ёshtё e vёrtetё. Ёshtё tokё e lashtё e Dardanisё Shqiptare. Ka qenё propagandё, justifikim dhe arsyetim i rremё, i pabazuar nё fakte dhe dokumenta historike me qёllimin pёr tё mbajtur pёrjetёsisht Kosovёn pjesё tё saj. Nё Krime asnjёherё ukrainasit nuk kanё ushtruar dhunё, aq mё tepёr gjenocid ndaj rusёve, pёrkundrazi kёta kanё qenё tё privilegjuar. Rusia edhe nё kohёn e epokёs sovjetike, edhe pas saj ka rusifikuar gadishullin e Krimesё. E njёjta gjё ka ndodhur edhe nё Kosovё me anё tё kolonёve serbё e malazezё. Shqiptarёt e Kosovёs qёndruan, rezistuan, shumёfishuan popullsinё, mbijetuan dhe nuk u asimiluan, sepse ishin nё truallin e tyre mijёvjeҫar.
Pёrfundime
Presidenti rus, Vladimir Putin nё fjalimet e tij, nё takimet mё politikanёt botёrorё po e krahason rastin e pavarёsisё sё Krimesё dhe bashkimit tё saj me Rusinё si tё ngjashёm me pavarёsinё e Kosovёs. Nё fakt realisht Putin po e pёrdor gjithnjё e mё shumё shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs, e mbёshtetur nga Perёndimi si justifikim ligjor pёr sulmet ushtarake nё ish-republikat sovjetike me qёllim qё tё rikrijojё njё Perandori tё ndikimit rus. E di se ky krahasim nuk qёndron, por nuk do ta dijё. Po e pёrdor rastin nё fjalё pёr qёllime politike dhe gjeopolitike. Ka njё dallim esencial midis Krimesё dhe Kosovёs:
- Kosova ka qenё subjekt konstituitiv i Federatёs Jugosllave, si gjashtё republikat pёrbёrёse tё shtetit tё Jugosllavisё, ndёrsa Krimea nuk ka qenё subjekt konstituitiv BRSS. Tё dyja kёto shtete u shpёrbёnё nё fillim tё viteve `90, por ajo qё pёrfitoi pёr tё krijuar shtetin e vet ёshtё Kosova dhe i takon nё bazё tё sё Drejtёs Ndёrkombёtare.
- Kosova e fitoi pozitёn e subjektit juridiko-politik e shtetёror mbi bazёn e Rezolutёs sё Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё nr. 1244. Mbi ato norma u ndёrtua si shtet. Kёshtu e shpalli pavarёsinё mё 17 shkurt 2008.
- Kosova u vu nёn administrimin e OKB-sё. Atje pёr sigurinё janё tё vendosura trupat paqeruajtёse tё NATO-s me mandat ndёrkombёtar. Nё Krime u vendosёn trupat ruse, pra ajo u pushtua fillimisht para se tё shpallte pavarёsinё.
- Mbi 90% e popullsisё nё Kosovё ёshtё shqiptare, ndёrsa nё Krime popullsia ruse ёshtё pak mbi 50% sipas shifrave tё manipuluara nga Rusia.
- Nё Kosovё Referendumi u zhvillua nё vitin 1991 nёn tytёn e armёve serbe dhe fitoi bindshёm se ishte aspirata e popullit shqiptar nё Kosovё pёr tё qenё i lirё dhe i pavarur. Nё Krime popullsia atje votoi me dhunё pёr bashkimin me Rusinё. Ka njё dallim tё madh, ҫka e bёn akoma mё shumё njё akt juridik legjitim shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs.
- Krimenё e njohin disa shtete satelite ruse qё kane marrёdhёnie tё ngushta me Rusinё. 114 shtet tё OKB-sё e njohin Krimenё si pjesё tё Ukrainёs, kurse 117 shtet e njohin Kosovёn shtet tё pavarur.
- Nacionaliteti rus nё Krime nuk ka qenё as nuk ёshtё i rrezikuar nga qeveria e Ukrainёs, pёrkundrazi shqiptarёt e Kosovёs janё pёrballur pёr njё kohё tё gjatё me persekutimin mё tё egёr tё Beogradit.
- Shtetet qё kanё urrejtje nacionale raciste, siҫ ёshtё Serbia e Rusia dhe qё pёr pikёsynim kanё gjenocidin mbi popullatёn jo tё njёjtё me ta, nuk kanё respektuar dhe nuk respektojnё rregullat ndёrkombatёre. Kosova respekton ҫdo normё ndёrkombёtare dhe garanton lirinё pёr ҫdo komb, kombёsi dhe minoritet.
- Kosova dhe Serbia kanё besime fetare tё ndryshme: besimin musliman dhe atё ortodoks, kurse nё Krime, nё Rusi dhe nё Ukrainё kemi besimin ortodoks. Pra shqiptarёt e Kosovёs nё aspektin etnik kanё identitet tё veҫantё nё raport me shtetin (Serbinё), e cila e mbante tё pushtuar, ndryshe nga raportet e Rusisё me Ukrainёn.
Dr. Skёnder Demaliaj është Pedagog nё Universitetin Mesdhetar tё Shqipёrisё