Instituti i Sociologjisë dhe AIS-ALBSA kanë kënaqësinë të ftojnë publikun e interesuar në një veprimtari promovuese me karakter akademik dhe kulturor, kushtuar botimeve të studiuesit dhe pedagogut të njohur, Dr. Skënder Demaliaj.
Në këtë ngjarje të veçantë, që do të mbahet ditën e enjte, më 24 prill 2025, duke filluar në orën 18:00, në ambientet e Tirana International Hotel, Dr. Demaliaj do të prezantojë në formë ekspozeje 20 libra të tij të botuar ndër vite, që trajtojnë fusha të ndryshme të sociologjisë dhe shkencave sociale.
Në aktivitet do të marrin pjesë studiues të njohur, ekspertë dhe bashkëpunëtorë akademikë, të cilët do të ndajnë mendimet dhe vlerësimet e tyre mbi veprat e paraqitura.
Anëtarët dhe bashkëpunëtorët e AIS-ALBSA janë të mirëpritur në këtë ngjarje.