Skender Demaliaj

Dr. Skënder Demaliaj: Rasti i Kebekut, Katalonjёs, Skocisё dhe Kosova

Rasti i Kebekut

Kebeku ёshtё provincё nё Kanada, e themeluar, mё 1 korrik 1867. Ka njё sipёrfaqe prej 1.667.441 km2 dhe popullsi 8.356.851 banorё. Ndodhet nё lindje tё Kanadasё. Kryeqytet ёshtё Kebeku. Gjuhё zyrtare ёshtё frёngjishtja, e vetmja provincё, ku ёshtё kjo gjuhё zyrtare. Ёshtё provinca e dytё pёr nga numri i banorёve dhe mё e zhvilluara ekonomikisht. Janё banorё amerikanoveriorё, siҫ janё kanadezёt. Janё organizuar dy referendume pёr shkёputje (pavarёsi), mё 1980 dhe mё 1995, por nuk kanё fituar. Federalistёt e fituan referendumin e fundit shumё ngushtё. Me shpresё se mund tё fitojnё nё tё ardhmen, banorёt e Kebekut kёrkojnё njё referendum tё tretё.

Rasti i Kebekut ёshtё ndryshe nga rasti i Kosovёs:

Ndryshe nga rusёt dhe serbёt, ata nuk janё nacionalistё tё flaktё. Pavarёsinё  kёrkojnё ta realizojnё nё mёnyrё paqёsore, jo me dhunё, me luftё. Kёrkesat e tyre pёr shkёputje lidhen me mirёqёnien, sepse kanё zhvillim tё lartё ekonomik. Duke qenё mё vete do t’i shfrytёzojnё mё mirё resurset e tyre pёr banorёt e vet.

Banorёt e Kebekut ndihen tё sigurtё si nё shtetin e vet – Kanadanё, ndryshe nga shqiptarёt e Kosovёs nё raport me serbёt.

Po kёshtu nё aspektin etnik nuk kanё identitet tё veҫantё, krahasuar me banorё tё tjerё tё Kanadasё, ndryshe nga Kosova nё raport me shtetin Serb.

Siҫ kanё theksuar ekspertё tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare, nёse Kebeku do tё bёhej i pavarur, skenari do t’i ngjante njё BE-je amerikanoveriore. Kanadaja dhe Kebeku do tё ishin nё aspektin e qeverisjes aq tё ndryshme, siҫ janё Gjermania me Austrinё (njё komb dy shtete), por nё shumё aspekte tё ndёrthurura ekonomikisht dhe kulturalisht

Ne kemi sot sipas hartёs politike njё komb dhe dy shtete: Shqipёrinё dhe Kosovёn. Rasti i Kebekut ёshtё krejt tjetёr nё raport me Kanadanё, me atё tё Kosovёs nё raport me Serbinё. Kosova ёshtё pjesё e kombit shqiptar, Serbia ёshtё nukleusi i kombit serb.

Rasti i Katalonjёs

Katalonja me sipёrfaqe sa Belgjika, 6.3% e sipёrfaqes sё Spanjёs, 7, 5 milionё banorё, 16% e popullsisё sё Spanjёs ka statusin e Autonomisё brenda Spanjёs. Nga viti 1950-1970 pati njё rritje tё shpejtё ekonomike, duke u shndёrruar nё njё nga zonat industriale metropolitane tё Europёs dhe nё njё destinacion tё madh turistik. Kryeqyteti i saj ёshtё Barcelona, me 1.6 milionё banorё. Qё nga tranzicioni spanjoll nё demokraci (1975-1982) ka rifituar autonomi tё konsiderueshme vendore nё ҫёshtjet politike, arsimore, mjedisore dhe kulturore. Aktualisht ёshtё njё nga komunitetet ekonomikisht mё dinamike tё Spanjёs.

Katalonja e pa vendimin e GJND pёr Kosovёn si akt qё legalizon edhe pavarёsimin e saj. Opinioni i kёsaj Gjykate thotё: “Deklarata e pavarёsisё sё Kosovёs nuk e shkel Kornizёn Kushtetuese tё Kosovёs”, ndёrkohё qё Kushtetuta e Spanjёs nё mёnyrё tё qartё e ndalon pavarёsinё e Katalonjёs. Mё 27 tetor 2017 shpalli nё mёnyrё tё njёanshme pavarёsinё nga Spanja, e cila u hodh poshtё nga qeveria qёndrore e Madridit. Vetёm Skocia e ka njohur vendimin e Parlamentit tё Katalonjёs. Janё zhvilluar dy referendumne jozyrtare (tё pa miratuara nga qeveria qёndrore e Madridit):

Nё vitin 2014, ku 80.8% e votuesve ishin pro pavarёsisё, por pjesёmarrja ishte e ulёt, vetёm 36.6%.

Nё vitin 2017, ku 90.2% e votuesve ishin pro pavarёsisё, por pёrsёri pjesёmarrja nё votime ishte e ulёt – 42.4%. Shumё nga votuesit bojkotuan votimin, sepse ishin kundёr pavarёsisё. Referendumi u shpall i paligjshёm nga Gjykata e Lartё e Spanjёs, sepse sipas saj i mungon juridiksioni ligjor pёr tё organizuar referendume.

Sondazhet tregojnё se mё shumё katalonjas favorizojnё qёndrimin pёr tё qenё tё paandarё nga Spanja. Mbёshtetja pёr pavarёsi ka rёnё, ndёrkohё qё ekonomia po rritet, po mёkёmbet. Edhe qytetarёt e Barcelonёs nё shumicё janё kundёr pavarёsisё. Krejt ndryshe ka ndodhur nё Kosovё. Popullsia shumicё atje ka marrё pjesё masivisht nё Referendumin e vitit 1991. Ёshtё shprehur pro pavarёsisё edhe pse ai u zhvillua nёn terrorin e egёr serb. Katalonja po kёrkon njё referendum tjetёr, por qeveria e Madridit ka pёrjashtuar lejimin e njё Referendumi ligjor atje.

Katalanezët gjithsesi kanë të drejtën e plotë për vetëvendosje. Ata edhe mund ta shfrytëzojnë precedentin e Kosovës. Ky fakt nuk duhet ta dëmtojë fare betejën e popujve të demokracive perendimore për ripërcaktim të vullnetit të tyre politik, qoftë ky populli katalonez apo ai skocez … apo ndonjë tjetër. Diferenca në këtё rast do të duhej të ishte se ç’rrugë do të duhej t’iu mundësonte demokracia që këta popuj ta realizojnë të drejtën e tyre. Rasti i ndarjes paqësore të Sllovakisë me Çekinë do të duhej të ishte modeli për Katalonjёn, Skocinё etj.

Rasti i Katalonjёs nuk ёshtё i njёjtё me atё tё Kosovёs:

Shtetet e reja kryesisht shkёputen si vende autonome kur grupet etnike kanё qenё viktima tё gjenocidit ose abuzimeve tё mёdha tё tё drejtave tё njeriut. Nё Kosovё kishte dhunё dhe gjenocid serb, nё Katalonjё nuk ka patur dhe nuk ka nga qeveria e Madridit.

Kosova brenda Federatёs Jugosllave ishte pjesa mё e varfёr dhe mё e shfrytёzuara nga serbёt, ndёrkohё qё Katalonja ёshtё rajoni mё i zhvilluar dhe mё i pasur i Spanjёs. Realizon ¼ e eksporteve tё vendit, 20% tё prodhimit tё pёrgjthshёm tё vendit, jep 1/5 e PBB-sё, realizon 22.5% tё tё ardhurave nga turizmi.

Madridi dhe Barcelona i zgjidhin me dialog mosmarrёveshjet. Spanja ёshtё njё vend demokratik, kurse Serbia ёshtё njё shtet autokratik, qё nuk njeh gjuhёn e dialogut, por atё tё forcёs.

Nё vitin 2020 qeveria spanjolle filloi pёrpunimin e njё kёrkese pёr faljen e drejtuesve katalonjas tё arratisur qё kishin udhёhequr procesin e Referendumit pёr pavarёsi. Nё qershor tё vitit 2021 u miratua zyrtarisht falja e tyre. Serbia ka lёshuar urdhёrarreste pёr luftёtarёt dhe udhёheqёsit e UҪK-sё, duke i akuzuar ata pёr kryengritje tё armatosur dhe destabilizimin e Serbisё. As nuk i ka shkuar ndonjёherё nё mendje tё tёrheqё kёto urdhёrarreste.

Bashkimi Europian dhe SHBA-tё kanё mbёshtetur dhe mbёshtesin qeverinё e Spanjёs. Zёdhёnёsi i DASH, mё 27 tetor 2017 deklaroi: “Katalonja ёshtё pjesё e Spanjёs. SHBA-tё mbёshtesin masat kushtetuese tё qeverisё spanjolle pёr tё mbajtur vendin tё bashkuar”.

SHBA-tё dhe BE-ja ishin tё parёt qё njohёn pavarёsinё e Kosovёs.

Rasti i Skocisё dhe Kosova

Sipёrfaqja e Skocisё ёshtё 78.772 km2. Popullsia ёshtё mbi 5 milionё banorё. Ёshtё shtet si pjesё e Mbretёrisё sё Bashkuar. Fuqitё ekzekutive dhe legjislative i janё besuar respektivisht qeverisё e Parlamentit skocez. Britania e Madhe ka taksat, sigurimet shoqёrore, mbrojtjen, marrёdhёniet ndёrkombёtare, transmetimin, specifikuar nё Aktin Skocez tё vitit 1998. Nё Dhomёn Britanike, Skocia ka 59 vende, tё zgjedhur drejtpёrdrejt nga votuesit skocezё. Nё qeverinё e Britanisё sё Madhe ёshtё Sekretari i Shtetit pёr Skocinё. Ka simbolet kombёtare. Kryeqyteti i saj ёshtё Edinburgh. Ka tokё pjellore, naftё, gaz natyror, qymyrguri, zink, hekur, bujqёsi dhe blegtori tё zhvilluar. Eksporti total nё vitin 2005 ishte 27.5 miliardё paund. Nga viti nё vit ёshtё rritur. Nё Skoci nga zgjedhjet e fundit doli kryeministri i parё mysliman, Humza Yousaf, me origjinё nga Pakistani.

Nё vitin 2014 ёshtё zhvilluar Referendumi i parё zyrtar (i miratuar nga Britania e Madhe). 55.3% votuan pёr tё mbetur pjesё e Mbretёrisё sё Bashkuar, 44.7% pёr tё dalё nga Britania e Madhe. Kёrkohet njё referendum tjetёr deri nё fund tё vitit 2023, por nuk dihet a do tё lejohet. Sipas ish-kryeministrit Boris Johnson dhe konservatorёve skocezё nuk do tё bёhet referendum tjetёr pёr pavarёsi, duke e quajtur referendumin e vitit 2014 njё ngjarje qё vjen “njё herё nё jetё” dhe qё provoi se skocezёt preferojnё bashkimin. Nё Skoci ka filluar njё diskutim i gjerё pёr monedhёn, pёr borxhet shtetёrore, pёr anёtarёsimin nё BE etj.

Rasti i Skocisё nuk ёshtё i njёjtё mё atё tё Kosovёs:

Skocia ёshtё shtet mё vete si pjesё e Mbretёrisё sё Bashkuar. Kosova ishte Krahinё Autonome, me kompetenca tё gjera si pjesё konstituitive e Federatёs Jugosllave. Mё 1989 iu hoqёn kёto tё drejta dhe iu bashkёngjit Serbisё me dhunё. Skocisё nuk po i hiqen tё drejtat qё ka patur dhe ka, pёrkundrazi po i shtohen ato.

Skocia dhe Britania e Madhe dialogojnё pёr zgjidhjen e mosmarrёveshjeve nё rrugё paqёsore, pёr t’u ndarё nga njёra tjetra me mirёkuptim, ndryshe nga Serbia, e cila asnjёherё nuk e konsideroi Kosovёn partnere, por e trajtoi si koloni tё saj.

Nё Skoci nuk po shkelen tё drejtat e njeriut, nuk ka dhunё nga qeveria e Londrёs. Nё Kosovё pati dhunё dhe gjenocid nga Serbia ndaj shqiptarёve tё Kosovёs.

Britania e Madhe ka investuar pёr zhvillimin e ekonomisё sё Skocisё. Serbia e ka shfrytёzuar Kosovёn, i ka marrё lёndёt e para, kryesisht pasuritё e saj nё Trepҫe, prodhimet bujqёsore dhe blegtorale.

Skocia nuk ka qenё dakord pёr daljen e Britanisё sё Madhe nga BE-ja. Kёrkon tё rikthehet si shtet nё BE. Kosova kёrkon tё jetё anёtare e BE-sё dhe NATO-s, nё organizmat ndёrkombёtare, por Serbia edhe sot po e pengon me tё gjitha format dhe mёnyrat, duke pretenduar padrejtёsisht se “ёshtё krahinё dhe pjesё e territorit tё saj”. Britania e Madhe nuk e ka penguar Skocinё tё jetё pjesё e organizmave ndёrkombёtare.

Skocia kёrkon tё dalё nga Britania e Madhe pёr tё shfrytёzuar mё mirё burimet e saj, pёr tё rritur mirёqёnien e saj. Kosova kёrkon tё mos jetё mё me Serbinё pёr tё shpёtuar nga gjenocidi serb dhe shfrytёzimi kolonial.

Shqiptarёt e Kosovёs nё aspektin etnik kanё identitet tё veҫantё nё raport me serbёt, ndryshe nga skocezёt me britanikёt.

Skocia nuk po kёrkon tё bashkohet me ndonjё shtet tjetёr, siҫ kanё vepruar rusёt nё Krime dhe nё Ukrainёn Lindore, siҫ po kёrkojnё serbёt nё Bosnjё dhe Hercegovinё dhe rusёt nё Moldavi. As katalonjasit, as kebekasit nuk po kёrkojnё tё bashkohen me ndonjё shtet tjetёr.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …