Dr. Skënder Kodra

Dr. Skënder Kodra: Nga thellësia e shpirtit tim Kosovë, të uroj Ditën e Pavarësisë

Akademik Prof.Dr.Skënder Kodra,Ph.D: 9 vjetori i Pavarësisë së Kosovës na kujton të gjitha sakrificat shumëvjeçare të popullit të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit në rrugën drejtë lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Me rastin e shënimit të 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, Akademik Profesor Dr.Skendër Kodra, Ph.D ka uruar qytetarët e Kosovës. nëpërmjet rrjetit social Facebook ka dërguar mesazhe urime për të gjithë popullin e Kosovës.

“Nga thellësia e shpirtit tim ju uroj Ditën e Pavarësisë dhe ju falënderoj secilin nga ju për sakrificat që keni bërë për lirinë e vendit tonë.

Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi, me gjak e sakrifica të panumërta, i ka paraprirë një luftë titanike për jetë a vdekje, që simbolizohet me emrin emblemë të komandantit legjendar, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari,tribunëve tjerë të lirisë Akademik  Prof.Dr.Ibrahim Rugova,Magjistër Ukshin Hoti, Sali Çeku,Zahir Pajaziti,Rrustem Bruqi,Shkelzën Haradinajt e mija dëshmorë tjerë. Sot Kosova përulet me pietet para kujtimit dhe veprave të pashlyeshme të brezave të tërë që u shkrinë për atdheun e tyre, për lirinë dhe përparimin e tij.

Shpreh bindjen më të thellë, se kjo ditë e shenjtë për Kosovën dhe kosovarët shënon fillimin e ri për një të ardhme të ndritur për vendin tonë, me besimin e plotë se energjitë tona janë të orientuara drejt ndërtimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D

New York, 16 shkurt 2017.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …