Dr. Skёnder Demaliaj: Avdyl Qerimi (1928-2016) burrë i thjeshtë, por me shumë vlera

Avdyl Qeriqi ka lindur, mё 15 gusht të vitit 1928 nё Kepenek dhe ka vdekur, mё 24 tetor  të vitit 2016.

Kepeneku, vendi i burrave punёtorё, fisnikё, bujarё, vendi i artistёve tё mёdhenj si Ali Mula e Hazir Rrustemi. Tek Avdyli janё bashkuar tё gjitha cilёsitё mё tё mira tё shtёpisё e tё fisit tё tij. Njё shtёpi e njohur pёr bukё, besё e menҫuri. Priti e pёrcolli partizanё, luftёtarё tё UÇK-sё, njerёz nga tё gjitha fiset e Malёsisё sё Gjakovёs, nga Hasi, Kosova e vise tё tjera tё Shqipёrisё. Njё shtёpi qё dallohet veҫantё nga tё gjitha tё tjerat pёr harmoni familjare. Tre vёllezёr tё pandarё nga njёri-tjetri. Fjala e mё tё madhit, e Avdylit, i cili mbeti zot shtёpie nё moshёn 17 vjeҫare ishte detyrim pёr tё gjithё. Ai i rriti me nder vёllezёrit e motrat e tij.

E donin, e respektonin dhe ia dёgjonin fjalёn edhe kur ishte kryetar kooperative, edhe kur ishte drejtues nё NFP.

Rrallё kush e ka patur kёtё privilegj nga drejtuesit nё zonёn Kam-Zogaj. Deri nё vitin 1945 familja e tij ka jetuar nё Gjakovё dhe merrej me tregti. Avdyli ёshtё arsimuar nё Medresenё e Gjakovёs. Ai ishte njё burrё babaxhan qё fliste ngadalё, ёmbёl, me zё tё ulёt, u fliste njerёzve urtё e butё, siҫ thotё populli. Udhёhiqej nga fjala e urtё popullore: “Pak mjaltё vret mё shumё miza se njё litёr helm”. Nuk e dёgjoje tё fliste keq pёr njeri. Çka kishin tё mirё ua vinte nё dukje, i entuziazmonte dhe i mobilizonte. Bёnte vlerёsime tё ndershme e tё sinqerta. Interesohej pёr ata me tё cilёt punonte. Mosinteresimi ҫon nё dёshtimin e qёllimeve. I dёgjonte me vёmendje, me shumё durim njerёzit.

Nё punё kishte debate, pakёnaqёsi, kritika e pse jo edhe ndёshkime tё pёrcaktuara nga Kodi i Punёs pёr shkelje tё tij. Nuk u mbante mёri njerёzve, por edhe ata nuk i mbanin inat se e dinin se ishte kampion i drejtёsisё.

Rrallё revoltohej, por kur shpёrthente ishte i papёrmbajtur. Mё kujtohet njё rast: Nё vitin 1989 unё shkova me njё ekip tё Komitetit tё Partisё sё rrethit pёr tё parё si ishin zbatuar vendimet pёr furnizimin e kooperativistёve nga arёzat dhe tufёzat. Takova Avdylin dhe bisedova me tё. Ishte i pakёnaqur me tufёzimin. Mё tha se nuk mund tё furnizoheshin 128 banorё me 7 litra qumёsht. Bёmё gabim, u nxituam qё e bёmё tufёzimin, – mu drejtua. Ju Paci i keni lopёt dhe bёtё mirё qё nuk ndoqёt shembullin tonё. Pakёnaqёsia e tij pёr tufёzimin ishte pakёnqёsi e tё gjithё banorёve tё fshatit. Ky Avdyli, nga komunistёt e parё nё zonё kishte dhёnё gjithҫka pёr pushtetin: gjak, djersё dhe sakrifica tё panumёrta. Ishte gati tё jepte edhe jetёn e tij dhe tё familjes sё tij, por nuk e pёrmbajti dot zemёrimin e mllefin pёr gabimin qё ishte bёrё. Duhej korrigjuar sa mё parё kjo marrёzi… Nuk u bё dhe pasojat tashmё dihen. E nё kёtё situatё kritike pёr jetёn nё fshat, ndonjё anёtar i ekipit propozonte masa pёr drejtuesit e kooperativёs si pёrgjegjёs kryesor pёr mosfurnizimin e kooperativistёve me qumёsht, ҫka nuk u aprovua nga ne tё tjerёt. Duheshin ndёshkuar nismёtarёt e tufёzimit. Ndonjё punonjёs i sigurimit grumbullonte tё dhёna operative pёr fshatarёt qё shprehnin pakёnaqёsi pёr tufёzimin, u bёnin gati edhe dosjet pёr t’i dёnuar me burg. Kёto nuk mund t’i pranonin Avdyl Qerimi e komunistё tё tjerё si ai. Kishin luftuar pёr njё jetё mё tё mirё, u kishin premtuar njerёzve mirёqёnie, siguri, zhvillim dhe lumturi. Ishin tradhёtuar nga pushtetmbajtёsit e pёrjetshёm. E kur shprehnin pakёnaqёsinё pёr tufёzimin nga kuadro burokratё tё partisё nё rreth kritikoheshin se “po i kundёrviheshin vijёs sё partisё”, “pёr kёto qёndrime do tё diskutohen nё parti” etj. Duke pranuar se mund tё gabosh nuk do tё gjendesh kurrё nё vёshtirёsi.

Jep besim, inspiro guxim, pёrkushtim, kupto atё qё tjetri dёshiron vёrtet – ishin lajtmotivi i punёs dhe i sjelljes sё tij me njerёzit. Ata qё kanё punuar me tё tregojnё sesi njё komunist kishte bёrё njё faj tё rёndё, pёr tё cilin kёrkohej pёrjashtimi nga partia, por nuk ishte i kёtij mendimi Avdyl Qerimi. Gjeti njё agrument bindёs nё bazё tё sё drejtёs zakonore shqiptare, mbёshtetur nё besёn e mikpritjen shqiptare. E pyeta pёr kёtё rast, e mbante mend shumё mirё dhe nuk ishte penduar pёr qendrimin e tij nё kundёrshtim me shumicёn e anёtarёsisё. Mё tha: “Ka raste qё duhet vepruar nё atё mёnyrё qё tjetri tё shpёtojё nderin. Jepu tё tjerёve ndjesinё se kanё njё dinjitet pёr tё mbrojtur”. Kur punonte me njerёzit, pavarёsisht si silleshin ata, si vepronin, si shprehnin anёt e tyre negative, Avdyli nuk i paragjykonte, nuk i etiketonte me epitete negative, nuk hiqte dorё nga puna me ta, sepse udhёhiqej nga mёsimi: “Parashikoni tek tjetri njё virtyt edhe nёse ende nuk e ka. Do ta shpalosё nё tё ardhmen.”

Sipas psikologёve kur kritikat ulen nё maksimum dhe lavdёrimet rriten, veprimet e mira vijnё duke u rritur dhe tё kёqijat bllokohen. Ai ishte psikolog i lindur, i kuptonte shumё mirё njerёzit dhe e dinte ҫfarё kёrkojnё ata. Heshtja e tij nё shumё momente pёrcillte mesazhe domethёnёse dhe nuk ishte e lehtё pёr ta deshifruar. I shikonte dhe i trajtonte problemet nga kёndvёshtrimi i bashkёbiseduesit. Edhe nё punё, edhe nё familje jepte kёshilla, jo urdhёra. Larg prindёrve neglizhues, autoritarё, mbetet njё prind tolerant dhe i menҫur. Bisedonte lirshёm me fёmijёt, me nipat dhe mbesat, argёtohej bashkё me ta, i vlerёsonte kur ata tregonin me sinqeritet problemet e tyre, i lavdёronte kur bёnin diҫka tё mirё, e respektonte privatёsinё e tyre, u jepte liri mendimi, i kёshillonte si tё pёrmirёsoheshin, nuk i ndёshkonte fizikisht pёr gabimet dhe i vlerёsonte idetё e tyre. Kur prindёri kujdeset pёr fёmijёt dhe arrin tё kuptojё se ҫfarё u ndodh, do tё ketё njё ndikim tё madh tek ata. Ёshtё kjo arsyeja qё jo vetёm fёmijёt e tij e tё vёllezёrve tё tij, por edhe fёmijёt e Kepenekut e thёrrisnin “Baca Avdyl”, titull nderimi, respekti dhe adhurimi. Avdyli u shpёrblye pёr punё e tij nga fёmijё tё edukuar, tё arsimuar, punёtorё e tё respektuar nga i gjithё komuniteti. Ai ёshtё shembulli i reflektimit pёr mёnyrёn sesi puna qё bёjmё mund tё sjellё njё kontribut pozitiv pёr komunitetin, ku punon e jeton, ёshtё frymёzimi nga modeli, i cili ka pasur sukses nё jetё, pёr shkak se ka ndjekur dhe zbatuar njё qёllim, nga i cili nuk ka hequr dorё asnjёherё, njё bindje e tij e brendshme, jo nё dёm tё njerёzve, por nё dobi tё tyre.

Kultura e vendosmёrisё

Nё thelbin e saj njё kulturё pёrcaktohet nga normat dhe vlerat e pёrbashkёta tё njё grupi njerёzish. Me fjalё tё tjera, njё kulturё e veҫantё shfaqet sa herё njё grup njerёzish gjejnё mes tyre konsensusin pёr mёnyrёn dhe arsyen e realizimit tё gjёrave. Psikologёt na mёsojnё se nёse doni tё zhvilloni vendosmёrinё gjeni njё kulturё, ku kultivohet vendosmёria dhe bёhuni pjesё e saj. Avdyl Qerimi ishte pjesё aktive e saj. I gjendur edhe mes njerёve tё vendosur, veproi me mё shumё vendosmёri. Vendosmёria nuk ёshtё aspekt i vetёm dhe mё i rёndёsishmi tek njeriu. Nё studimet pёr perceptimin dhe vlerёsimet e tё tjerёve, moraliteti mbizotёron nё raport me tё gjitha aspektet e tjetra tё personalitetit, i cili ka shumё karakteristika: vetёkontrolli, veҫanёrish kur lidhet me rezistencёn ndaj tundimeve, aftёsitё vetёmenaxhuese, e pёrmbledhur nё atё qё e quajmё “karakter i performancёs”. Tё tjera mund tё pёrmendim: disiplinёn, mirёnjohjen, kontrollin mbni emocionet si zemёrimi, kureshjtja dhe gjallёria mendore, tё cilat nxitin veprimtarinё aktive. Avdyl Qerimi pati detyra tё rёndёsishme nё kooperativё dhe ndёrmarrje shtetёrore, si drejtues kryesor. Ishte nё pozicion, ku mund tё pёrfitonte pёr vete e pёr familjen e tij. Kishte nё dorё vlera materiale e monetare, por asnjёherё nuk u tundua e nuk i shkoi ndёrmend tё fuste nё xhepin e tij atё qё nuk i takonte. Doli nё pension me xhepa tё zbrazur. Mbёshtetja nё fakte na shёrben pёr tё pёrmirёsuar punёn e pёr tё gjetur drejtimin e duhur. Ёshtё njё mёnyrё shumё e vёshtirё, por edhe shumё frymёzuese dhe kuptimplote. Nё kooperativёn qё drejtoi ndantё 250 lekё pёr ditё pune. Kooperativistёt i merrnin lekёt me shami, ndёrtuan tё gjithё shtёpi tё reja e tё bukura, i mobiluan dhe i pajisёn me orenditё e nevojshme shtёpiake. Me organizim, me punё tё pёrbashkёt, me ndёrgjegje tё lartё dhe me vullnet suksesi ёshtё i garantuar. Kur kooperativat funksiononin mbi bazё fshati ishte mё e lehtё tё administroheshin. Sipas Avdylit u bё gabim qё disa kooperativa u bashkuan.

Para viteve `90 e takoja shpesh, pija me tё kafe nё Kam, nё Pac, nё Zogaj dhe nё shtёpinё e tij. I kisha shumё miq vёllezёrit Qerimi dhe ishin miq tё nderuar. E ngacmova pёr ato dy kilet e mjaltit qё gati u pёrjashtua nga partia. Mё tregoi, nuk kishte si ta harronte: “Ne kishim marrё vendim qё prodhimet e kooperativёs t’ua jepnim vetёm anёtarёve tё saj. Ishte mundi dhe djersa e tyre. Unё e theva kёtё vendim. Urdhёrova magazinierin t’i jepte 2 kg mjaltё me lekё njё personi qё nuk ishte banor i kooperativёs tonё. Ai na ishte pёrgjigjur sa herё i kishim kёrkuar ndihmё dhe kishte njё familjar tё sёmurё. Mjalti i duhej pёr ilaҫ. U mblodh organizata e partisё, mё kёrkoi llogari. Bёra autokritikё. Pati propozime edhe pёr pёrjashtimin tim nga partia. Shpёtova paq, vetёm me njё vёrejtje.” Duke kujtuar kёtё moment delikat, ndodhur rreth 25 vite mё parё, vura re qё e mbuluan djersёt… Kthjellohet, pёrqendrohet dhe vazhdon bisedёn: “Sot kush nuk merre nё kooperativё, duke mos qenё anёtar i saj, me lekё e pa lekё, me ҫmime qesharake e askujt nuk i hyn gjemb nё kёmbё. Nuk e di a kemi qenё idealistё apo budallenj?…”

Nё kёto 30 vite pluraliste, kush nuk ka marrё nga pasuria qё e krijuam nё 45 vjet me mund e djersё, bile edhe me gjakun tonё. Ёshtё vjedhur, grabitur, shkatёrruar. Askush nuk po mban pёrgjegjёsi, nuk po jep llogari e nuk po dёnohet. Njё grup hajdutёsh, me ҫizme e paҫizme, mashtruesish, batakxhinjsh, pushtetarёsh, horrash, tё paturp e tё pacipё janё bёrё zotёrues tё plotё tё tokёs e tё nёntokёs sonё. Miliarda lekё kanё depozituar nё offshore e nё banka tё huaja.

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …