Dr. Skënder Demaliaj

Dr. Skёnder Demaliaj: Rasti i Qipros dhe Kosova

Sipёrfaqja e Qipros ёshtё 9251 km2. Republika Turke e Qipros Veriore ka 36% tё ishullit. Grekoqipriotёt pёrbёjnё shumicёn dёrmuese tё popullsisё. Nё vitin 2015 popullsia ishte 848 mijё banorё. Gjatё viteve 1960 ka patur luftime ndёrmjet grekёve dhe myslimanёve, tё cilat detyruan turqit tё jetojnё nё enklava. Mё 15 korrik 1974, junta ushtarake greke nёn drejtimin e Dimitrios Ioannidis kreu grusht shteti nё Qipro me qёllim qё ishulli tё bashkohet me Greqinё. U rrёzua presidenti Makarios III. Mё 20 korrik 1974 ushtria turke pushtoi ishullin. Zbarkuan 30 mijё ushtarё, tanke, kamionё, automjete tё blinduara. 180 mijё grekoqipriotё u dёbuan nga shtёpitё e tyre nё Veri, 50 mijё turkoqipriotё u zhvendosёn nё Veri, nё shtёpitё dhe pronat e qipriotogrekёve. Presidenti Makarios III u rikthye nё pushtet nё dhjetor tё vitit 1974, por trupat turke mbetёn nё pjesёn verilindore tё ishullit. Nё vitin 1983 udhёheqёsi qipriototurk, Rauf Denktash shpalli Republikёn Turke tё Qiprios Veriore. Gjithashtu u vendosёn 150 mijё kolonё nga Turqia.

Plani Annan, i Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё OKB-sё pёr bashkimin e ishullit dёshtoi. Nё vitin 2004 nё bazё tё tij u zhvillua Referendumi nё Republikёn Turke tё Qipros Veriore dhe nё Republikёn e Qipros. 65% e turkoqipriotёve votuan nё mbёshtetje tё planit dhe 74% e grekoqipriotёve votuan kundёr planit me pretekstin se favorizonte palёn turke. Pra 66.7% e votuesve refuzuan Planin Annan. Palёt nё konflikt janё larg ribashkimit tё ishullit. Sipas Turqisё ishulli i Qipros sot ёshtё shtёpi e dy popujve tё barabartё dhe e dy shtetve tё barabartё, sovranё dhe tё pavarur. Gekoqipriotёt janё tё hapur pёr njё “Federatё bi-zonale dhe bi-komunale”. Vetёm kur komuniteti grek dhe ai turk tё jenё tё barabartё, pavarёsisht se kush ёshtё shumicё dhe tё kenё besim tё ndёrsjelltё – arrihet bashkimi. Nё Kosovё mungon besimi i shqiptarёve tek serbёt pёr tё qenё nё njё shtet bashkё. Ata asnjёherё nuk kanё qenё tё barabartё me serbёt.

Pjesa greke e Qipros ёshtё anёtare e BE-sё qё nga 1 maji 2004. Edhe pse nё konflikt me pjesёn tjetёr tё Qipros Turke (Statuti i BE-sё nuk pranon vende qё janё nё konflikt me vende tё tjera), ajo u pranua me mbёshtetjen e Greqisё, e cila vuri veton pёr vendet e tjera qё do tё pranoheshin, nёse refuzohej kёrkesa e pjesёs greke tё Qipros pёr t’u bёrё anёtare e BE-sё. Tё ardhurat pёr frymё kёtu janё 13 mijё euro nё vit. Turqia bёn presion qё Qiproja Veriore tё njihet si Kosova ose Tajvani.

Pёrfundime

Rasti i Qipros nuk ёshtё i ngjashёm me pavarёsinё e Kosovёs, tё cilin e pёrmend vazhdimisht Kremlini:

Kombet e bashkuara njohin sovranitetin e Republikёs sё Qipros mbi tё gjithё ishullin e Qipros. Republikёn Turke tё Qipros Veriore e njeh vetёm Turqia, kurse Kosovёn e njohin si shtet tё pavarur 117 shtete nё botё.

Kosova ishte nёn administrimin e OKB-sё, kurse Qiproja Veriore ёshtё nёn okupimin Turk.

Kosova ёshtё anёtare nё disa organizma financiare ndёrkombёtare dhe Federata sportive, kurse Republika Turke e Qipros Veriore nuk ёshtё. Kosova ka bёrё kёrkesё pёr t’u bёrё anёtare e Interpol, e Kёshillit tё Europёs, aspiron tё jetё anёtare e NATO-s dhe e BE-sё, ndryshe nga Republika Turke e Qipros Veriore.

Kongresi i Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs nё mes tё vitit 1975 vendosi embargon e armёve pёr Turqinё edhe pse vend i NATO-s dhe aleat i ngushtё i saj. Njё pёrgjigje pёr pushtimin e Qipros nga ushtria turke. Me Kosovёn Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs kanё marrёdhёnie tё shkёlqyera. Ёshtё nga vendet e para qё e ka njohur pavarёsinё e Kosovёs, bile pa mbёshtetjen e saj nuk do tё arrihej kjo ditё historike.

Bashkimi i ishullit me Greqinё nga junta ushtarake u kёrkua tё realizohej me dhunё, nё mёnyrё tё njёanёshme, pa pёlqimin e dy komuniteteve, nё kundёrshtim me Kushtetutёn e shtetit tё Qipros dhe pa mbёshtetjen e faktorit ndёrkombёtar.

Kosova me shpёrbёrjen e Jugosllavisё ka gjithё tё drejtёn njerёzore, juridike dhe hyjnore tё jetё shtet i pavarur. Nuk ka ngjashmёri rasti i Kosovёs me Qipron, pёr tё cilёn flet, bёrtet dhe kёrcёnon Moska zyrtare.

 

Rasti i Krahinёs Autonome tё Nagorno-Karabakhut dhe Kosova

 

Vladimir Putini e pёrmend edhe rastin e kёsaj Krahine, e cila nёn shembullin e Kosovёs kёrkon shkёputjen nga Azerbajxhani dhe bashkimin e saj me Armeninё.

Karahina Autonome e Nagorno-Karabakh, njё histori e shkurtёr

Pёr tё shpjeguar mё mirё rastin e saj kemi parasysh nё analizёn tonё dy shtete: Azerbahjxhanin dhe Armeninё, konfliktet midis tyre pёr kёtё Krahinё, ndryshimet demografike nё dekada.

Sipёrfaqja e Azerbajxhanit ёshtё 86.600 km2, popullsia 10.110.000 (2020). 91% janё azerbajxhanas, 120 mijё armenё janё nё Nagorno-Karabakh. Sipёrfaqja e Armenisё ёshtё 29.800 km2, popullsia – 3.050.000 banorё. Luftimet Ruso-Persiane, nё vitet 1804-1813, 1826-1828 ҫuan nё atё qё Veriu i Azerbajxhanit u kthye nё njё koloni ruse, ndёrsa territoret e Azerbajxhanit Jugor mbetёn nёn sundimin e Iranit. Azerbajxhani mё parё ka qenё nёn sundimin e ortodoksёve tё Qipros (1342), pastaj nёn Mamlukёt e Egjiptit edhe nёn sundimin e Perandorisё Osmane. Kёshtu kemi gati njё shekull dominim rus (1828-1917). Pas Revolucionit Socialist tё Tetorit, 7 nёntor 1917 u krijua Republika Demokratike e Azerbajxhanit (28 maj 1918-28 prill 1920). Ushtria e Kuqe e pushtoi Azerbajxhanin, mё 28 prill 1920. Nё fund tё vitit 1920 ra nёn sundimin bolshevik edhe Armenia dhe nё mars tё vitit 1921 edhe Gjeorgjia.

Nagorno-Karabakh (Karabakhu Malor) ka njё sipёrfaqje prej 1700 milje2. Popullsia armene, mё 1823 nё Karabakh pёrbёnte vetёm 9% tё popullsisё sё pёrgjithshme, nё vitin 1832 u rrit nё 32%, kurse nё vitin 1880 nё 53%, duke qenё kёshtu shumicё pёr herё tё parё. Mё 1991- 99.7% janё armenё dhe mbizotёron gjuha armene. Azerbajxhanasit janё larguar nga dhuna dhe terrori i armenёve. Nё Azerbajxhan popullsia ёshtё myslimanё, nё Nagorno-Karabakh popullsia ёshtё kryesisht e krishtere dhe e lidhur me Kishёn Apostolike Armene.

Mё 4 korrik 1921, me vendimin e KQPKR pёr Zonёn e Kaukazit, u vendos qё Karabakhu t’i kalonte Armenisё. Njё ditё mё vonё, mё 5 korrik u ndryshua ky vendim dhe i kaloi Azerbajxhanit. Dy vjet mё vonё, nё korrik tё vitit 1923 njё pjesё e territorit tё Karabakhut u shkёput dhe u krijua Rajoni Autonom i Nagorno-Karabakhut brenda Republikёs Popullore Socialiste tё Azerbajxhanit, ҫka u ripohua edhe nё Kushtetutёn e Bashkimit Sovjetik tё vitit 1936. Kёshtu, mё 1936 tё tri republikat: Azerbajxhani, Armenia, Gjeorgjia qё ishin nё pёrbёrje tё RSS Federative tё Transkaukazisё (nga viti 1922) – u bёnё republika mё vete brenda Bashkimit Sovjetik. Kjo situatё vazhdoi deri nё vitin 1991, kur u shpёrbё Bashkimi Sovjetik. Azerbajxhani shpalli pavarёsinё, mё 18 tetor 1991, kurse Armenia, mё 21 shtator 1991. Nagorno-Karabakhu ka kёrkuar bashkimin me Armeninё qё nё vitin 1988. Realisht qё nga ky vit nuk ёshtё nёn sovranitetin azer. Mё 1 dhjetor 1989 u dekretua bashkimi i saj me Armeninё, por mё 19 janar 1990 u hodh poshtё nga Sovjeti Suprem i Bashkimit Sovjetik. Luftimet midis Azerbajxhanit dhe Armenisё vazhduan nё vitet 1990-1992. Nё fillim tё viteve 1990, forcat armene tё Karabakhut, tё mbёshtetura nga Armenia fituan kontrollin e pjesёs mё tё madhe tё Azerbajxhanit Jugperёndimor, duke pёrfshirё Nagorno-Karabakhun dhe territorin qё lidh enklavёn me Armeninё. Ёshtё e njohur masakra Khojaly, mё 26 shkurt 1992, vrasja masive e azerbajxhanasve, kryesisht civilё, por edhe trupa tё forcave tё armatosura nga forcat lokale tё parregullta armene, por edhe nga Regjimenti i Pushkёve me Motor tё Gardёs sё Komunuelthit tё 366-tё tё Shteteve tё Pavarura. Gjatё luftimeve u vranё 30 mijё njerёz, u kthyen nё refugjatё 1 milionё njerёz. Armёpushimi u arrit, mё 27 korrik 1994. Pikё kthese nё humbjen e luftёs nga Azerbajxhani ёshtё pushtimi i qytetit tё Shushёs, mё 8 maj 1992. Asnjёherё nuk u zbatua armёpushimi i vitit 1994. Luftimet rifilluan mё 27 shtator 2020, ku Azerbajxhani fitoi territoret e humbura mё parё. Kёshtu kemi pёrsёri Armёpushimin e vitit 2020, ku pёrfshihet vendosja e dy mijё trupave ruse paqeruajtёse nё Nagorno-Karabakh. “Azerbajxhani ёshtё i pasur me naftё dhe gaz. Kjo ka bёrё qё PBB nga viti 1995-2012 tё rritet 20 herё”. Azerbajxhani nuk i ёshtё bashkёngjitur sanksioneve ekonomike ndaj Rusisё, ka marrёdhёnie shumё tё mira edhe mё Rusinё, edhe me Turqinё. Ka bёrё thirrje pёr tё zgjidhur me dialog konfliktin Rusi-Ukrainё.

Rasti i pavarёsisё sё Nagorno-Karabakhut nuk ёshtё i njёjtё me pavarёsinё e Kosovёs:

Nagorno-Karabakhu nuk mund tё shkёputet se ёshtё shpёrbёrё Bashkimi Sovjetik dhe jo Azerbajxhani, ku ka qenё Krahinё Autonome. Nё vitin 1992 ёshtё shpёrbёrё Federata Jugosllave, Kosova ka qenё pjesё e saj. Kёshtu ajo ka tё drejtё tё jetё shtet mё vete pas shpёrbёrjes sё Jugosllavisё. Pra ka njё dallim tё madh midis tyre.

Ka patur njё nen nё Kushtetutёn Sovjetike, ku thuhej: “Nёse njё republikё sovjetike vendos tё shkёputet nga Bashkimi Sovjetik, atёherё rajonet autonome tё ndryshme tё ndodhura nё republikat qё shёputej, kishin tё drejtё tё shkёputeshin.” Ka qenё thjesht nё letёr, i pazbatueshёm, sepse Sovjeti Suprem nuk i lejonte ato, siҫ ёshtё rasti i vendimit tё tij, mё 11 janar 1990. Tani nuk ekziston Bashkimi Sovjetik, pra ky nen nё aspektin juridik nuk ka fuqi. Kemi kushtetutёn e Republikёs sё Azerbajxhanit, e cila e pёrfshin brenda vetes Rajonin e Nagorno-Karabakhut.

Rezolutat nr. 822, 853, 874, 884 tё Kёshillit tё Sigurimit tё OKB-sё nё vitin 1993 kanё bёrё thirrje pёr tёrheqjen e trupave armene nga Rajoni i Nagorno-Karabakhut, si dhe ka njohur tёrёsinё territoriale tё Azerbajxhanit. Kosova ёshtё nёn administrimin e OKB-sё, ёshtё shkёputur nga Serbia qё nё vitin 1999. Njihet si shtet i pavarur nga 117 shtete me tёrёsinё e saj territoriale sipas Kushtetutёs sё vitit 1974 tё RSFJ-sё.

 

Autori është Pedagog nё Universitetin Mesdhetar tё Shqipёrisё

 

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …