leoni

DRAFT STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT E KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS 2021-2023

PËRMBAJTJA

  1. Hyrje

Për gjyqësorin është e rëndësishme që publiku të informohet saktë dhe me kohë rreth zhvillimeve të vazhdueshme. Puna efektive me media është pjesë kyçe e punës së gjyqësorit në fushën e komunikimit, me qëllim të njoftimit të publikut rreth aktiviteteve të KGjK-së dhe gjykatave, politikave, proceseve dhe procedurave që janë me interes të veçantë, si dhe ngritjes së besimit të qytetarëve në efikasitetin e sistemit të drejtësisë.

Zyra për Komunikim e KGjK-së dhe Zyrtarët për Informim Publik të gjykatave luajnë rol të rëndësishëm në përçimin e mesazheve të sistemit gjyqësor te publiku. Megjithatë, kapacitetet e kufizuara humane dhe profesionale dhe zhvillimi i hovshëm teknologjik, paraqesin sfidë të vazhdueshme për komunikim më pro aktiv të gjyqësorit me mediat dhe publikun.

Në Planin Strategjik për Gjyqësorin e Kosovës 2020 – 2022, KGjK ka vendosur si qëllime prioritare strategjike rritjen e kapacitetit të KGjK-së dhe gjyqësorit që në mënyrë pro aktive të informojë publikun dhe organizatat e interesuara lidhur me funksionimin e gjyqësorit në Kosovë si dhe performacën e tij dhe fuqizimin e partneritetit efektiv me median dhe organizatat e shoqërisë civile. I njëjti dokument mes tjerash ka vënë si qëllime strategjike edhe publikimin në kohë të aktgjykimeve dhe vendimeve në faqet e internetit të gjykatave, rritjen e informimit publik lidhur me performancën e gjyqësorit si dhe përmirësimin i informacionit publik për ndërgjyqësit për t’i ndihmuar ata të kuptojnë të drejtat e tyre dhe procedurat themelore.

Kjo strategji e komunikimit të KGjK-së u hartua mbi bazën e qëllimeve strategjike të përmendura më lartë dhe si vazhdimësi e strategjisë paraprake të komunikimit 2014-2019. Ajo synon të shërbejë si një plan i standardizuar dhe i strukturuar për ekipin e komunikimit të KGjK-së dhe Gjykatave për të përmirësuar tutje informimin e publikut për punën e gjyqësorit. Strategjia gjithashtu, vendos kornizën për fuqizimin e partneritetit efektiv me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

Dokumenti është hartuar nën udhëheqjen e Zyrës për Komunikim në KGJK në bashkëpunim me zyrtarët e informimit publik të Gjykatave dhe me mbështetjen e projektit të USAID-it për Drejtësi.

Ajo përbëhet nga gjithsej gjashtë (6) kapituj: 1) Hyrja, 2) Qëllimet dhe objektivat, 3) Grupet kryesore të synuara dhe mesazhet kyçe, 4) Mjetet e komunikimit, 5) Plani i veprimit dhe 6) Monitorimi dhe vlerësimi.

  1. Qëllimet dhe objektivat

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj strategjie është rritja e besimit të qytetarëve në gjyqësorin e Kosovës si dhe ndërtimi i mirëkuptimit për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me qasjen e qytetarëve në drejtësi, duke përshirë sfidat që hasen në këtë drejtim.

Objektivat strategjike të komunikimit janë:

Objektiva strategjike 1: Rritja e mbështetjes dhe mirëkuptimit publik

Intervenimet e parapara me këtë objektivë synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të mekanizmave të informimit publik që japin qasje të shpejtë dhe të saktë në informata. Kjo do të arrihet përmes tri (3) objektivave specifike:

Objektiva specifike 1.1: Rritja e qasjes së publikut në informata

Këtu përfshihet publikimi i sa më shumë të dhënave në portalin e KGjK-së dhe të Gjykatave, siç janë: aktgjykimet, pasqyra e performancës së gjyqësorit, publikimi i vendimeve menjëherë pas pranimit nga palët në procedurë, informatat lidhur me proceset e emërimeve, vlerësimeve, procedurave disiplinore, avancimeve e të tjera.

Do të vlerësohen kapacitetet e KGjK-së dhe të gjykatave për të trajtuar kërkesat për qasje në dokumente publike në përputhje me legjislacionin përkatës për qasje në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo përfshin edhe anonimizimin e vendimeve gjyqësore që bëhen të qasshme për publikun përmes portaleve të gjykatave. Varësisht nga vlerësimi do të ndërmerren masa për të rritur kapacitetet humane dhe profesionale dhe do të miratohen udhëzime e procedura për trajtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike, përfshirë këtu vendimet gjyqësore dhe aktakuzat.

Objektiva specifike 1.2: Promovimi i punës së KGjK-së dhe shërbimeve që ofrojnë gjykatat

Promovimi i punës së KGjK-së synohet të bëhet duke përdorur mjete të ndryshme të komunikimit, siç janë njoftimet e komunikatat për shtyp, konferencat me gazetarë, intervistat në media, përditësimi i rregullt me informacione në ueb faqe dhe në rrjetet sociale, duke përdorur mënyra kreative të dhënies së informacionit përmes videove, animacioneve, infografikave etj. Në përputhje me këtë objektivë, KGjK do të angazhohet për të krijuar më shumë faqe të internetit që janë të lehta për t’u përdorur dhe që përmbajnë informata thelbësore për shërbimet që ofrojnë gjykatat për qytetarët. Gjithashtu, zyrtarët për informim publik në gjyqësor do të angazhohen që publiku të ketë në dispozicion materiale të ndryshme informuese e promovuese siç janë: broshurat e posterët që përmbajnë informacione për vendndodhjen e gjykatave në tërë Kosovën, pikat kryesore të kontaktit, shabllonet e dokumenteve që duhet të dorëzohen në Gjykatë si dhe udhëzime tjera për publikun. (edhe me formatin dixhital për Facebook).

Po ashtu, KGjK dhe Gjykatat, do të angazhohen për të organizuar fushata tematike që gjenerojnë audiencë më të madhe. Mes tjerash, kjo do të përfshijë edhe organizimin e takimeve me audienca të synuara, ditët e hapura për qytetarë, përgatitjen e storieve të suksesit etj.

Objektiva specifike 1.3: Marrëdhënie pro aktive gjyqësor – media dhe gjyqësor – shoqëri civile

Zyrtarët për informim publik në KGjK dhe në gjykata tashmë kanë marrëdhënie të rregullta bashkëpunimi me mediat, të cilat njoftohen në vazhdimësi për aktivitetet në gjyqësor, përfshirë vendimet që merren në KGjK apo në Gjykata. Me këtë objektivë, synohet që kjo marrëdhënie të jetë më pro aktive, në mënyrë që mediave t’iu ofrohen informacione në kohë për planet, vendimet dhe veprimet e gjyqësorit. Për të arritur këtë, KGjK do të angazhohet për organizimin e takimeve formale e joformale me gazetarë, ku anëtarë të KGjK-së, apo kryetarët e gjykatave do të mund të shkëmbenin informacione për punën, vendimet e gjyqësorit dhe ndikimet që kanë ato me drejtues të mediave (kryeredaktorë, redaktorë përgjegjës e redaktor lajmesh).

Kjo objektivë, gjithashtu synon fuqizimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me OJQ-të që janë aktive në fushën e gjyqësorit duke iu përgjigjur në kohë kërkesave të tyre për informacion në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjithashtu, synohet organizimi i ngjarjeve të përbashkëta me komunitet dhe me shoqërinë civile me qëllim të rritjes së besimit të publikut në institucionet gjyqësore.

Objektiva strategjike 2: Ngritja e vetëdijes së publikut për reformat në gjyqësor

Objektiva specifike 2.1: Informim i rregullt i publikut për reformat ligjore në gjyqësor

Kjo objektivë synohet të arrihet përmes organizimit të aktiviteteve të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e publikut për reformat në gjyqësor.

Objektiva specifike 2.2: Ngritja e vetëdijes së publikut për mekanizmat e Drejtësisë Komerciale

Me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë, të përkrahur nga USAID, pritet të themelohet Gjykata Komerciale e cila do të adresojë brengën serioze të bizneseve vendore dhe investitorëve të huaj mbi efikasitetin e sistemit gjyqësor. Për komunitetin e biznesit në Kosovë, Gjykata Komerciale do të jetë një “One-Stop Shop” për trajtimin e të gjitha rasteve komerciale nga profesionistët që do të trajnohen dhe zhvillohen profesionalisht, komfor praktikave me të mira ndërkombëtare të drejtësisë komerciale. Krijimi i Gjykatës Komerciale ofron një mundësi për të diskutuar dhe informuar komunitetin e biznesit për një gamë të gjerë të çështjeve. Duke angazhuar të gjitha palët e interesit në sistemin e drejtësisë komerciale, KGjK do të inicioj dhe do zbatojë masat e nevojshme të reformës si dhe do të adresojë mangësitë e sistemit në mënyrë që bizneseve dhe qytetarëve t’u ofrohet një drejtësi komerciale transparente, e besueshme dhe e përgjegjshme.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të angazhohet që të merr një rol udhëheqës dhe pro aktiv në ndërgjegjësimin e publikut dhe palëve të interesit për këtë sistem duke:

  • Vetëdijesuar bizneset dhe profesionin juridik mbi reformat që nuk janë komunikuar sa duhet dhe ndryshimet në të drejtën dhe drejtësinë për të rritur besimin.
  • Vetëdijesuar bizneset mbi përdorimin e metodave alternative të zgjedhjeve të mosmarrëveshjeve të cilat ndihmojnë në lehtësimin e barrës në sistemin gjyqësor të Kosovës.
  • Promovuar profesionet e lira juridike si: ndërmjetësimi, përmbarimi privat, arbitrazhi, avokatia dhe noteria.
  • Përmirësuar komunikimet në mesin e komunitetit ligjor dhe të biznesit që kjo të bëhet një përpjekje zyrtare dhe e koordinuar e komunikimit.
  • Përmirësuar aftësinë e partnerit për avokim dhe komunikim me publikun.

Për më tepër, do të iniciohen një sërë diskutimesh dhe tryezash të rrumbullakëta me palët e interesit për krijimin e gjykatës. Prandaj, KGjK do të përqendrojë aktivitetet në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në hartimin e legjislacionit  të nevojshëm, ndryshimeve strukturore dhe hartimit të procedurave për krijimin dhe funksionalizimin e një gjykate komerciale të qëndrueshme.

Sikurse krijimi i gjykatës komerciale, edhe harmonizimi i legjislacionit komercial ofron një mundësi për të promovuar mesazhet për ndryshimet gjyqësore si dhe shpjeguesit e aspekteve kryesore të ligjit. Kjo do të bëhet përmes krijimit të postimeve në rrjetet sociale për postimet ndërmjet partnerëve. Nëse bëhen reforma më të vogla ligjore, komunikimi do të përqendrohet në natyrën e ndryshimit, duke siguruar dëshmi për promovim në komunitetin e biznesit ose popullatën e përgjithshme.

Aktivitetet e lartpërmendura të komunikimit do të zhvillohen në bashkëpunim me partnerët institucional si dhe me odat ekonomike, shoqatat e ndryshme, OJQ-të dhe mediat.

Objektiva specifike 2.3: Promovimi i inovacioneve teknologjike në Gjyqësor

Portali i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe zhvillimi i disa veglave inovative në kuadër të tij u ka mundësuar qytetarëve që të marrin më shumë informacione si dhe të kryejnë shërbime online, pa pasur nevojë që të shkojnë fizikisht në institucionet gjyqësore. KGjK synon të zhvillojë tutje portalin gjyqësor duke mundësuar që me një vegël kërkimi të gjenerohen informata bazuar në fjalët kyçe dhe kritere të identifikueshme.

Gjithashtu, synohet të promovohen inovacionet teknologjike, përfshirë aplikacionet e disponueshme në telefonat e mençur në të cilat qytetarët mund të informohen për vendndodhjen e gjykatave, orarin e transportit publik, kohën e seancave dëgjimore dhe informacione të ngjashme.

Objektiva 3: Përmirësimi i koordinimit dhe komunikimit të brendshëm

Objektiva specifike 3.1: Qarkullim i rregullt dhe në kohë i informacioneve brenda KGjK-së dhe gjykatave

Me këtë objektivë synohet të përmirësohet qarkullimi i informacioneve brenda KGjK-së dhe gjykatave. Zyra për Komunikim e KGjK-së do të angazhohet të fuqizojë bashkëpunimin dhe koordinimin me zyrtarët e informimit publik të gjykatave, përmes takimeve periodike në të cilat do të diskutohet mbledhja e të dhënave për raportim mujor të publikimit të aktgjykimeve, do të koordinohen fushatat e vetëdijesimit publik si dhe aktivitetet tjera në fushën e komunikimit.

Koordinimi dhe komunikimi i rregullt i zyrtarëve të komunikimit në gjyqësor do të shërbejë edhe për diskutimin e nevojave për ngritje të kapaciteteve profesionale si dhe shkëmbim të përvojave dhe njohurive në fushën e komunikimit.

Objektiva specifike 3.2: Përfshirje e shtuar e stafit të gjyqësorit në aktivitetet e komunikimit publik

Për të qenë më gjithëpërfshirëse dhe më të suksesshme aktivitetet e komunikimit nuk duhet të zhvillohen vetëm nga zyrtarët e komunikimit në institucionet gjyqësore. Krerët e institucioneve si dhe zyrtarët e specializuar në fusha të caktuara duhet të angazhohen për t’iu ofruar qytetarëve informacione të thjeshta dhe të qarta për këtë sektor. Zyra për komunikim në KGjK dhe zyrtarët e informimit në gjykata do të angazhohen për të përfshirë stafin profesional të gjyqësorit në aktivitete të komunikimit publik, duke përfshirë të shpjeguarit e drejtësisë për nxënësit/studentët, të shpjeguarit e mënyrës së realizimit të të drejtave të njeriut përmes rrugëve ligjore e institucionale apo të shpjeguarit e të drejtave të palëve në procedurë.

  1. Grupet kryesore të synuara dhe mesazhet kyçe

Audienca Pse duam të komunikojmë Cili informacion është më efektiv të komunikohet
Stafi i KGjK-së dhe gjykatave
  • Për të marrë informacione nga personat përgjegjës brenda gjyqësorit dhe përgatitur ato në formë të përshtatshme për publikun;
  • Për të përmirësuar bashkëpunimin, koordinimin dhe komunikimin e brendshëm;
  • Për të promovuar punën e stafit të gjyqësorit;
  • Informacionet që kanë të bëjnë me vendimet, aktivitetet e planet e gjyqësorit;
  • Informacionet për reformat në drejtësi;
Media
  • Për të përçuar mesazhet te publiku;
  • Për të siguruar informacion të saktë dhe të plotë rreth sistemit të drejtësisë duke shmangur keqkuptimet, apo keq raportimet
  • Për të ndërtuar marrëdhënie pro aktive me media;
  • Për të përmirësuar imazhin e gjyqësorit;
  • Informacionet që kanë të bëjnë me vendimet, aktivitetet e planet e gjyqësorit;
  • Informacionet që promovojnë reformat në gjyqësor;
  • Informacione të ndryshme në interes të publikut;
Rrjetet sociale
  • Për të përcjellë mesazhet tona dhe informacionet te një audiencë e gjerë në kohë të shpejtë dhe në mënyrë më kreative;
  • Për të promovuar transparencën në gjyqësor;
  • Për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për shërbimet që ofrojnë gjykatat;
  • Për të përmirësuar imazhin e gjyqësorit dhe fituar besimin e publikut;
  • Informacione se si qytetarët mund t’i qasen shërbimeve në mënyrë digjitale;
  • Informacione për vendimet e gjyqësorit;
  • Informacione për ditët e hapura në gjykatë, vendndodhjen e gjykatave, orarin për palë etj;
Shoqëria civile
  • Për të ndërtuar marrëdhënie pro aktive dhe partneritet;
  • Për t’iu dhënë qasje në informacione publike;
  • Për të promovuar transparencën e plotë të gjyqësorit;
  • Për të organizuar aktivitete që promovojnë reformat në gjyqësor, transparencën dhe llogaridhënien;
  • I tërë informacioni që është në interes të publikut, në përputhje me Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
Institucionet publike
  • Për të koordinuar aktivitetet e komunikimit, përfshirë fushatat vetëdijësuese;
  • Për të promovuar reformat në drejtësi;
  • Informacione që promovojnë bashkëpunim, transparencë dhe llogaridhënie;
Komuniteti i biznesit
  • Për të ofruar informata të thjeshta dhe të kuptueshme të të drejtave, procedurave, dhe zhvillimit të proceseve;
  • Për të edukuar komunitetin e biznesit lidhur me opsionet e përdorimit të mekanizmave të ndryshëm të Drejtësisë Komerciale;
  • Informacione për ndryshimet në Drejtësinë Komerciale me qëllim që të rritet besimi i bizneseve në mekanizmat gjyqësor;
  • Promovimi i mekanizmave alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
Donatorët
  • Për t’i njoftuar me progresin e arritur në zbatimin e aktiviteteve të mbështetura nga ana e tyre;
  • Për të tërhequr mbështetjen e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të komunikimit;
  • Informacioni që tregon arritjet e bëra në fushat e mbështetura nga donatorët;
  • Informacioni që paraqet angazhimin e gjyqësorit për vazhduar me tutje reformat, përfshirë rritjen e transparencës dhe llogaridhënien;

Mesazhet kyçe:

Qasja në drejtësi është e garantuar për të gjithë qytetarët

  • Ne jemi duke bërë inovacion në aspektin e përdorimit të shërbimeve digjitale dhe inovacioneve teknologjike, për të mundësuar qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në informata e shërbime, kudo që jeni brenda vendit.

Gjyqësori i pavarur mbron sundimin e ligjit duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme, efikase dhe të vazhdueshme.

  • Gjyqësori që reziston ndaj ndërhyrjeve të jashtme në vendim-marrjen ligjore është pararojë e demokracisë stabile dhe garantues i te drejtave dhe lirive te qytetareve.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës është transparent dhe bashkëpunues, si dhe i gatshëm të punojë në mënyrë konstruktive me mediat, shoqërinë civile dhe palë tjera interesi.

  • Gjykatat tona janë të hapura që të gjithë qytetarët të vëzhgojnë procedurat gjyqësore dhe të përcjellin virtualisht publikimin e informacioneve me interes në ueb-faqet zyrtare të gjykatave.

Kur gjyqësori ka resurset e duhura, si dhe mbështetet nga shtyllat tjera të shtetit, mund të luajë rol kyç në stabilitetin ekonomik si dhe tërheqjen e investimeve.

  • Ne jemi duke mbështetur bizneset duke promovuar të kuptuarit e të drejtës komerciale, si dhe përmes krijimit të Gjykatës Komerciale.
  • Ne promovojmë shfrytëzimin e zgjidhjes alternative të kontesteve (si arbitrazhi dhe ndërmjetësimi), kudo që është e mundur në raste civile, për të ulur kostot dhe kohën që nevojitet për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

  1. Mjetet e komunikimit

Mjetet e komunikimit Frekuenca e përdorimit
Portali i KGjK-së dhe portalet e gjykatave. Përditësohet në vazhdimësi.
Portali “Gjykata ime”. Përditësohet sipas nevojës.
Portali për Ndërmjetësim Përditësohet sipas nevojës.
Platforma Online e të Dhënave. Në baza të rregullta.
Mekanizmi i Gjurmimit të Lëndëve. Në baza të rregullta.
Aplikacionet në telefonat e mençur. Zhvillohen dhe përditësohen sipas nevojës.
Njoftime publike në gjuhët zyrtare. Në baza të rregullta.
Komunikata për shtyp. Në baza të rregullta.
Konferenca për shtyp. Sipas nevojës.
Intervista në TV, radio, portale. Periodikisht.
Takime joformale me redaktorë/kryedaktorë mediash. Periodikisht.
Njoftime, video, infografika e postime kreative në rrjetet sociale të gjyqësorit. Në baza të rregullta.
Broshura, posterë apo materiale promovuese të shtypura dhe digjitale. Periodikisht.
Tryeza të rrumbullakëta, fokus grupe apo ligjërata me audienca të synuara. Periodikisht.
Punëtori, trajnime, seminare. Sipas nevojës.
Raporte mujore për publikimin e aktgjykimeve. Çdo muaj.
Raporte statistikore. Në baza të rregullta.
Raport vjetor i punës së KGjK-së. Çdo vit.
Plani vjetor i punës së KGjK-së. Çdo vit.
Takime me organizata partnere. Sipas nevojës.
Takime me komunitetin e biznesit për Drejtësinë Komerciale. Sipas nevojës.
Hulumtime të opinionit publik. Sipas nevojës.

  1. Plani i veprimit 2021-2023

Objektiva e përgjithshme 1: Rritja e mbështetjes dhe mirëkuptimit publik
Objektiva specifike 1.1: Rritja e qasjes së publikut në informata
 

Aktivitetet

 

Institucioni përgjegjës

 

Mbështetës

 

Koha e realizimit

Publikimi i aktgjykimeve, vendimeve, informatave lidhur me proceset e emërimeve, vlerësimeve, procedurave disiplinore, avancimeve, publikimi i raporteve etj. KGjK/ZIP, IT

Gjykatat/ZIP

2021-2023
Përditësimi i pasqyrës së performancës së gjyqësorit. KGjK/ZIP, IT 2021-2023
Vlerësimi i kapaciteteve të KGJK-së dhe gjykatave për trajtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike. KGjK Kërkohet mbështetje e donatorëve. 2022
Hartimi i udhëzuesve dhe procedurave për qasje në dokumente publike. KGjK Kërkohet mbështetje e donatorëve. 2022
Hartimi i një udhëzuesi me praktika të mira, ose materiale tjera trajnimi për trajtimin e rasteve të profilit të lartë. KGjK Kërkohet mbështetje e donatorëve. 2022
Objektiva specifike 1.2: Promovimi i punës së KGJK-së dhe shërbimeve që ofrojnë gjykatat
Njoftime publike në portalet e gjyqësorit, mediat tradicionale, digjitale e rrjetet sociale për punën e KGJK-së dhe gjykatave. KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

2021-2023
Organizimi i konferencës vjetore të gjyqësorit. KGjK/ZIP OSBE 2021-2023
Përgatitja e videove, infografikave, animacioneve për rrjete sociale. KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

Projekti i USAID-it për Drejtësi do të ofrojë trajnime në këtë drejtim. 2021-2023
Organizimi i ditëve të hapura për qytetarë. Gjykatat/ZIP 2022-2023
Organizimi i vizitave të studentëve dhe nxënësve në gjykata. Gjykatat/ZIP 2022-2023
Përgatitja e storieve të suksesit për postim në media sociale, si dhe në mediat tradicionale. KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

2021-2023
Objektiva specifike 1.3: Marrëdhënie pro aktive gjyqësor-media dhe gjyqësor-shoqëri civile
Komunikim i rregullt me media për të gjitha aktivitetet në gjyqësor (komunikata për shtyp, përgjigje në pyetjet e adresuara). KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

2021-2023
Trajnime të vazhdueshme mediale, me fokus tek shkathtësitë praktike të intervistimit, duke përfshirë intervistat e simuluara, për gjykatësit dhe zëdhënësit KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

2021-2022
Organizimi i pjesëmarrjes së zyrtarëve të gjyqësorit në intervista dhe në debate televizive KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

2021-2023
Takime joformale me kryeredaktorë e redaktorë lajmesh KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

Projekti i USAID-it për Drejtësi do të mbështesë organizimin e takimeve periodike me përfaqësues të mediave. 2021-2023
Takime të përbashkëta me shoqërinë civile dhe me qytetarë (takime në komunitet, përfshirë gratë, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet jo shumicë, bizneset etj) KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

Projekti i USAID-it për Drejtësi do të mbështesë disa takime me komunitet në regjione të ndryshme. 2021-2023
Adresimi i kërkesave për qasje në dokumente publike dhe monitorim të aktiviteteve të gjyqësorit nga shoqëria civile dhe mediat. KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

2021-2023
Objektiva strategjike 2: Ngritja e vetëdijes së publikut për reformat në gjyqësor
Objektiva specifike 2.1: Informim i rregullt i publikut për reformat ligjore dhe procedurale në gjyqësor
Njoftime, video, infografika, animacione të publikuara në portal, rrjete sociale e media. KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

Programi Drejtësia Komerciale. 2021-2023
Spote në televizione dhe radio.

 

KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

Programi Drejtësia Komerciale do të realizojë 5 video. 2021-2023
Broshura, fletushka, posterë. KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

Projekti i USAID-it për Drejtësi.

Programi Drejtësia Komerciale.

2021-2023
Objektiva specifike 2.2: Ngritja e vetëdijes së publikut për mekanizmat e Drejtësisë Komerciale
Matja e njohurive të publikut për Drejtësinë Komerciale. KGjK/ZIP USAID-Drejtësia Komerciale do të zhvillojë 2 studime. 2021 – 2023
Video trajnuese mbi  Ndërmjetësimin dhe procedurat e Ndërmjetësimit. KGjK/ZIP USAID Drejtësia Komerciale. 2021
Krijimi i një faqe interneti në kuadër të portalit të KGJK-së mbi Sistemin Online të Ndërmjetësimit KGjK/ZIP USAID Programi Drejtësia Komerciale. 2021

.

Krijimi i grupit punues për informim për Drejtësi Komerciale. KGjK/ZIP USAID Drejtësia Komerciale 2021
Diskutime publike, tryeza të rrumbullakëta e sesione informuese për drejtësinë komerciale së bashku me odat ekonomike, OJQ-të, mediat e shoqatat e ndryshme. KGjK/ZIP USAID Drejtësia Komerciale. 2021-2023
Video spote televizive dhe audio spote për mekanizmat e Drejtësisë Komerciale. KGjK/ZIP USAID Drejtësia Komerciale do të zhvillojë 5 video. 2021-2023
Materiale promovuese të shtypura dhe digjitale (broshura, posterë, fletushka). KGjK/ZIP USAID Drejtësia Komerciale do të punojë që të krijoj përmbajtje të materialeve të shtypura me udhëzimin e institucioneve për burimet (feeds) dhe faqet e tyre të internetit. 2021-2022
Objektiva specifike 2.3: Promovimi i inovacioneve teknologjike në Gjyqësor
Promovimi përmes rrjeteve sociale e materialeve promovuese i veglave të reja të kërkimit në portal (video, posterë, broshura etj). KGjK/ZIP

 

Gjykatat/ZIP

Projekti i USAID-it për Drejtësi do të promovojë veglat që do të zhvillohen me mbështetjen e projektit. 2021-2023
Promovimi i shërbimeve që mund të kryhet nga distanca (video, posterë, broshura etj). KGjK/ZIP

 

Gjykatat/ZIP

Projekti i USAID-it për Drejtësi. 2021-2023
Promovimi i aplikacioneve të zhvilluara për telefonat e mençur (video, posterë, broshura etj). KGjK/ZIP

 

Gjykatat/ZIP

Projekti i USAID-it për Drejtësi. 2021-2023
Publikimi i data bazës me informacione nga gjyqësori. KGjK/ZIP, IT USAID Drejtësia Komerciale do të publikojë data bazën e ndërmjetësimit. 2021-2023
Publikimi i Platformës Online të të dhënave. KGjK/ZIP, IT MFK PAJI – KLSC. 2022-2023
Publikimi i Mekanizmit të gjurmimit të lëndëve. KGjK/ZIP, IT MFK PAJI – KLSC. 2022-2023
Objektiva strategjike 3: Përmirësimi i koordinimit dhe komunikimit të brendshëm
Objektiva specifike 3.1: Qarkullim i rregullt dhe në kohë i informacioneve brenda KGJK-së dhe gjykatave
Takime periodike ndërmjet zyrtarëve për informim publik të KGJK-së dhe gjykatave. KGjK/ZIP

 

Gjykatat/ZIP

2021-2023
Forumi mujor i Zyrtarëve për Informim Publik të Gjykatave Gjykatat/ZIP Projekti i USAID-it për Drejtësi do të mbështesë përgatitjen e  forumit

 

USAID Drejtësia Komerciale mbështetë diskutimet periodike në fushën përkatëse.

2021-2023
Objektiva specifike 3.2: Përfshirje e shtuar e gjyqësorit në aktivitetet e komunikimit publik
Takime koordinuese me departamentet përkatëse për organizimin e aktiviteteve të komunikimit publik. KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

2021-2023
Ligjërata të stafit të gjyqësorit për grupe të synuara: nxënës, studentë, gra etj. KGjK/ZIP

Gjykatat/ZIP

Projekti i USAID-it për Drejtësi do të mbështesë disa aktivitete të kësaj natyre. 2021-2023
Prezantimi në rrjete sociale i profileve dhe punës së stafit administrativ të gjyqësorit.

 

Gjykatat/ZIP 2021-2023

  1. Monitorimi dhe vlerësimi

Për të përcjellë efektshmërinë e aktiviteteve të komunikimit, gjyqësori i Kosovës do të shfrytëzojë një sërë mjetesh të hulumtimit kualitativ dhe kuantitativ, duke përfshirë:

  • Komente të drejtpërdrejta nga palët nëpër gjykata;
  • Komente nga publiku i përgjithshëm të pranuara përmes portalit, email-it, apo rrjeteve sociale;
  • Monitorim të mediave tradicionale dhe digjitale;
  • Analiza statistikore për përdoruesit e portalit dhe rrjeteve sociale si dhe angazhimin e audiencës në këto platforma;
  • Hulumtime mbi perceptimin e publikut;
  • Vlerësime me shkrim të audiencës pas aktiviteteve të ndryshme të organizuara, siç janë: Info sesionet, ligjëratat, tryezat e rrumbullakëta etj.

Gjatë kësaj periudhe të strategjisë, monitorimi i tillë do të fokusohet tek krijimi i gjendjes bazë për periudhën vijuese të strategjisë (2024-2029). Gjatë kësaj periudhe, mekanizmat do të krijohen për të mundësuar grumbullimin sistematik të të dhënave, më së paku si vijon:

  • Trafiku i përgjithshëm i përdoruesve unikë në faqen e KGjK-së, si dhe trafiku i përgjithshëm i kombinuar në secilën faqe të gjykatave;
  • Numri i përcjellësve, si dhe shkalla mesatare e angazhimit në postime në llogaritë e KGjK-së dhe gjykatave në medie sociale;
  • Rezultatet e sondazheve të perceptimit publik për përputhje me mesazhet kyçe (kryetitujt)
  • Rezultatet e sondazhit të kënaqshmërisë me gjykatat;
  • Numri i përgjithshëm i ankesave zyrtare të parashtruara ndaj personelit të gjykatave dhe gjyqësorit për mangësitë apo animin e pretenduar në trajtimin e rasteve (jo apele gjyqësore).

KGjK-ja, do të marrë parasysh këto të dhëna deri në fund të kësaj periudhe të strategjisë, për t’i përputhur pastaj me objektivat SMART, si dhe për të ushqyer prioritetet për strategjinë e radhës.

Përgjegjësinë për zbatimin e kësaj strategjie e ka Zyra për Komunikim Publik e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe zyrtarët për komunikim publik të gjykatave. Monitorimi i zbatimit të strategjisë do të bëhet nga KGjK/ZIP në baza vjetore dhe sipas nevojës në tremujorin e parë të secilit vit mund të përditësohet Plani i Veprimit.

Për zbatimin e kësaj strategjie gjyqësori i Kosovës do të caktojë burimet e nevojshme njerëzore, financiare, teknike dhe institucionale. Zbatimi gjithashtu, do të mbështetet nga donatorët e ndryshëm siç janë USAID, BE, Millenium Foundation Kosovo e të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …