leoni

Dragan Shormaz: Qeveria e re e Serbisë duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë për mbylljen e Qendrës ruse të Spiunazhit, në Nish

Dragan Shormaz: Qeveria e re e Serbisë duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë për mbylljen e Qendrës ruse të Spiunazhit, në Nish

Vazhdojnë kritikat e disa  zyrtarëve dhe medieve  në Serbi kundër deklaratave  të kryetarit të Rusisë, Vladimit Putin i cili thotë se ka vepruar njëjtë sikur perëndimi me rastin e Kosovës, duke pranuar  precedentin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se Rusia  zyrtarisht nuk e ka njohur Kosovës si shtet të pavarur. Deputeti i Partisë Progresive Serbe,  Dragan Shormaz ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisë duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë për mbylljen e Qendrës ruse të Spiunazhit, në qytetin e Nishit. Ai  duke renditur disa kushte për përbërjen e re të Qeverisë, ka thënë se ministrat duhet të janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Rusisë. Qeveria e re duhet të përbëhet vetëm nga ata që janë gati të vendosin sanksione ndaj Rusisë, të shtetëzojnë Industrinë e Naftës të Serbisë, të dëbohen 90 për qind e Ambasadave për shkak të aktiviteteve të spiunazhit, të mbyllet Qendra ruse e Spiunazhit në Nish dhe të nënshkruhet deklarata për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe NATO”, ka shkruar Shormaz. Nuk është kjo hera e parë që deputeti i partisë që drejtohet nga presidenti Aleksandër Vuçiq bën deklarata të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …