Dragan Shormaz: Vuçiq fajtor për sulmin në Banjskë, Rusia po e instrumentalizon Urën e Mitrovicës

Në një konferencë për medie të mbajtur në Beograd, politikanë dhe intelektualë serbë kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për organizimin e sulmit në Banjskë, duke theksuar se kjo çështje po instrumentalizohet gjeopolitikisht nga Rusia. Ish-zyrtari i Partisë Progresive Serbe, Dragan Shormaz, ka deklaruar se sulmi në Banjskë, i cili rezultoi në vdekjen e katër personave, përfshirë një polic kosovar, u organizua nga Vuçiq. Sipas Shormaz, Vuçiq nuk kishte parashikuar që aksioni do të merrte një kthesë tragjike dhe se partnerët perëndimorë janë të informuar për këtë zhvillim. Shormaz theksoi se Rusia po ndihmon Vuçiqin për të fshehur realitetin e vendosjes së sovranitetit të plotë të Kosovës në veri të vendit, nga qytetarët e Serbisë. Ai parashikoi se deri në pranverën e ardhshme do të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe Serbia do të përballet me presionin për të nënshkruar një marrëveshje juridikisht të detyrueshme, që nënkupton njohjen de facto të Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …