Drashkoviq

Drashkoviq: Për Hitlerin tonë, Milosheviq, propaganda serbe punon vetëm për mohimin e krimeve dhe lartësimin e tij

Në  emisionin ”Cirilica” të televizionit serb ”Tv Happy” politikani dhe shkrimtari serb, Vuk Drashkoviq ka folur për krimet e Milosheviqit, me të cilin ishte në bashkëqeverisje gjatë kohës së luftës në Kosovë, por pas luftës, pas kapitullimit të Serbisë, Drashkoviq u bë njëri ndër më kritikët e tij. Ai në vitin 2000 iu priu  edhe protestave e demonstratave kundër regjimit të tij.

Ky shkrimtar i shquar por edhe  politikan kontrovers serb, është njohës i thellë i të gjitha krimeve të regjimit të Millosheviqit, i cili  në një moment pësoi edhe vetë nga ai regjim.

Në intervistën e tij Drashkoviq ka thënë: “Serbia nuk e di, sot e kësaj dite, nuk e di, se çfarë ka ndodhur nën Miloseviqin në dekadën e fundit të shekullit 20. Populli nuk është në dijeni për vrasjen e Jugosllavisë, se kush ishte arkitekti dhe planifikuesi i asaj vrasje. Populli nuk është i njoftuar me krimet e tmerrshme të Slobodan Milosevic e të njerëzve të tij besnik. Populli nuk e di as për eksodin e disa qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova, nuk dinë as për varrezat masive të shqiptarëve që janë bartur në Serbi, të hedhur në lumenj e liqene, nuk e dinë. As nuk e dinë që në një fshat afër Prijedor, janë therrur më shumë se 100 fëmijë. Nuk dinë as për vdekjen e më shumë se një mijë fëmijëve të vrarë nga granatat serbe në Sarajevë, e mijëra civilëve tjerë. Nuk dinë as për likuidimet e kryera me urdhër të Slobodan Milosevicit këtu në Serbi, e as për krimet e kryera nga skuadrat e tij të vdekjes.

Vuk Drashkoviq renditi me emër dhe mbiemër, kryeredaktorin e vrarë opozitar të “Dnevni Telegraf”, e vetmja gazetë opozitare e mbetur në Serbi në atë kohë, Slavko Curuvija, të cilin e vranë në prag të derës së shtëpisë me urdhër të tij. Ai përmendi edhe gjykatësin e vrarë, Nebojsa Simeunovic, kufoma e të cilit ishte hedhur në Danub, duke theksuar terrorin e atij regjimi në të gjitha shtresat e shtetit serb. “Populli ynë nuk di asgjë për këto pasi këtu po mundohen të mbulojnë gjithçka për krimet e tij me harresë e mohim.” Draskovic përmendi rastin më të rëndë të eliminimeve të kryera me urdhër të Milosevic, vrasjen e një ish presidenti serb, Ivan Stambolic, dhe gënjeshtrat e paturpshme të kasapit të Ballkanit se ai me shumë gjasë kishte humbur diku me ndonjë dashnore.

Draskovic në dukje me keqardhje e theksoi se edhe vrasësit e Zoran Xhinxhiq, ishin njerëzit që vrisnin për Milosevic dikur e që e arrestuan atë dhe e hipën në aeroplan për në Hagë pastaj me urdhër të kryeministrit Xhinxhir, i cili  i mori si aleatë ata dhe bashkëpunëtorë, dhe natyrisht pa dashje ia nënshkroi vetes dënimin me vdekje.”

Çfarë po na paraqitet para nesh është jo një njeri që për shkak të tij vdiqën mbi 150 mijë njerëz, edhe serbë mes tyre e që kurrë nuk u pendua, por këto po  e shfaqin si një njeri të mrekullueshëm edhe të ndershëm, saktëson Drashkoviq.

“Ai aktori që luante Milosevicin në serial sikur të dilte në zgjedhje sot në Serbi me siguri do t’i fitonte.” Draskoviq ashpër e përmbylli kritikën e tij ndaj gjendjes në Serbi rreth kësaj qasje mohuese të regjimit të sotëm serb “që prej rënies së tij këto 20 vite nuk është bërë gjë tjetër nga propaganda përveç mohimit të krimeve të tij dhe lartësimit të figurës së Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …