Kryetari i Lëvizjes për Rimëkëmbjen Serbe, Vuk Drashkoviq konsideron se Serbia duhet të pranojë dhe ta njohë realitetin e Kosovës. Ai bëri thirrje gjithashtu për pranimin e planit të Ahtisaarit të vitit 2007, si një bazë për vazhdimin e dialogut të Brukselit. Sipas tij, realiteti është se pavarësia e Kosovës njihet nga “shumica dërrmuese e shteteve anëtare të OKB-së dhe BE-ja”, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk është shkelur as Karta e OKB-së, e drejta ndërkombëtare, as Rezoluta 1244, rreth 90 për qind të popullsisë është shqiptare, por më pak se gjashtë për qind serbë. Sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën ekziston vetëm në preambulën e kushtetutës së saj, duke qenë skllevër të këtij realiteti jashtë standardeve, vendi vuan një humbje të madhe në sferën politike, të zhvillimit si dhe në aspektin demokratik dhe atë demografik”, ka thënë Drashkoviq për mediet në Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …