Kryetari i të ashtuquajturit Këshill
për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun ka paralajmëruar ‘kundërmasa’,
nëse sipas tij, Brukseli dhe Uashingtoni nuk detyrojnë Prishtinën për të
themeluar Asociacionin e Komunave Serbe. “Nëse Brukseli dhe Uashingtoni, nuk i
shfrytëzojnë gjitha kapacitetet e tyre për të ndikuar tek Prishtina që
përfundimisht të miratojë dekretin për formimin e AKS-së, Beogradi duhet të
mendojë për kundërmasa”, ka deklaruar Drecun, përcjellin mediet serbe. Duke
komentuar takimin e fundit në Bruksel, ai ka thënë se Isa Mustafa po përpiqet të
bëjë ‘tregti’ me Brukselin për të zvarritur themelimin e Asociacionit. “Është
duke u shfrytëzuar çdo situatë që të shtyhet pafundësisht formimi i AKS-së, derisa
Prishtina të fitoj diçka”, ka deklaruar Drecun.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …