Drejtor i Institutit të Studimeve orientale u zgjodh prof. dr. Muhamed Mufaku - Arnauti

Drejtor i Institutit të Studimeve orientale u zgjodh prof. dr. Muhamed Mufaku – Arnauti

Instituti i Studimeve Orientale ka një traditë 45-vjeçare dhe është i pranishëm në arenën ndërkombëtare me anë të revistës së vet shkencore “Studime orientale” me punime shkencore në pesë gjuhë (shqip, anglisht, turqisht, persisht e arabisht), si dhe me pjesëmarrjen në tubimet ndërkombëtare dhe organizimin e konferencave shkencore në Prishtinë. Nga ana tjetër, ISO ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare në vendet e Lindjes së Mesme me anë të përkthimit të veprave letrare e të tjera në ato gjuhë.

Prof. dr. Muhamed Mufaku, i cili u doktorua në filologji e në histori në UP, ku një kohë punoi në Degën e Orientalistikës derisa nuk u dëbua nga regjimi i Milosheviqit më 1987, kurse pastaj ushtroi detyrën e profesorit të historisë moderne në disa universitete të Jordanisë gjatë viteve 1989-2018, deri kur doli në pension, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti) është i lindur në Damask, në vitin 1952. Ka qenë anëtar i Shoqërisë për Kërkime dhe Studime. Është diplomuar në universitetin e Damaskut në gjuhën dhe letërsinë arabe, ndërsa magjistraturën dhe doktoraturën në letërsi krahasuese dhe histori i ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës, ku ka ligjëruar deri më 1987, kur u dëbua prej Kosovës nga regjimi i Milosheviqit. Më pas ligjëroi në Universitetin e Jermukut në Irbid, Jordani. Ishte drejtor i Institutit Shtëpia e Urtësisë dhe gjithashtu si pedagog në Universitetin Al al-Bejt në qytetin e Mafrakut në Jordani deri në pensionimin e tij, më 2018. Është specializuar në historinë dhe letërsinë e popujve të Ballkanit. Prof. dr. Muhamed Mufaku më 2005 u zgjodh anëtar me korrespodencë i Akademisë Arabe të Shkencave me seli në Damask (e themeluar më 1919) dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kurse më 2012 u nderua me Medaljen e Republikës për Merita nga presidenti i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …