Drejtoresha e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, ka përgëzuar PDK-në për vendimin dhe misionin e saj për barazi gjinore në struktura dhe vendimmarrje, 50 me 50. Ju jeni duke vendosur një standard për të gjithë Kosovën, por edhe rajonin dhe botën. Kosova është lidere në barazinë gjinore dhe PDK-ja qëndron në ballë për ndryshimin e mendësisë dhe për të bërë ndryshimin thelbësor. Pra, urime për vendimin 50/50 – kjo është fantastike”, ka thënë Drejtoresha e NDI–së, Nancy Soderberg.
