Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti, ka zhvilluar një takim të përbashkët me Kryetarin e Sindikatës së Arsimit në Viti, Kemajl Bislimi dhe Kryetarin e Këshillit të Prindërve për Viti, Avdyl Misini. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur për përgatitjet që ka ndërmarrë komuna e Vitisë për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020 i cili ka filluar në të gjitha shkollat e kësaj komune.