leoni

Drejtoresha Krasniqi i takoi drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka pritur në takim të gjithë drejtorët e shkollave të të gjitha niveleve të Komunës së Malishevës, të cilët fillimisht i ka uruar për këtë gjysëmvjetor të dytë të procesit edukativo-mësimor. Në vijimësi të këtij takimi drejtoresha Krasniqi ka kërkuar nga drejtorët e pranishëm që të jenë bashkëpunues, të angazhuar dhe përgjegjës në mbarëvajtje të punës me mësimdhënësit, nxënësit, ekipin teknik, me organet brenda shkollës, prindërit dhe me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim. Në këtë takim, një fjalë rasti e mbajti edhe komandanti i stacionit policor të Malishevës, kapiteni Azem Krasniqi, ku i përgëzoi drejtorët e shkollave për bashkëpunim, si dhe u shpreh i gatshëm që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe në të ardhmen, me qëllimin më të mirë që të përkujdesemi  për krijimin e një ambienti të sigurt në shkollat tona. Drejtorët e shkollave shprehen kërkesa për nevojat e shkollave, por edhe drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi, u shpreh e gatshme për ti përkrahur dhe kërkoi nga ata që të jenë në krye të detyrave me të cilat ngarkohen dhe të ngritin përformancat në shkollat e tyre, si dhe u zotua për takime të rregullta të këtij niveli.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …