Drejtoresha Krasniqi ka takuar drejtorët e shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim për Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, me ekipin e drejtorisë takuan, drejtorët e shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, diskutuan për mbarëvajtjen e procesit mësimor në përgjithësi dhe përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2023/2024. Lansimi i tabelës me të gjitha të dhënat rezultative të nxënësve, të secilës klasë dhe për secilën lëndë mësimore ishte risi e këtij formati të takimit. Krahasimi i rezultateve duhet të ndodh dhe objektivi duhet të jetë ngritja e rezultateve cilësore në krahasim me periudhat paraprake vlerësuese. Krasniqi, në këtë takim pune gjithashtu vlerësoi punën mësimore dhe edukative të mësimdhënësve dhe nxënësve, kontributin e Këshillave Drejtues të shkollave, Këshillit të Prindërve dhe organeve tjera koordinuese në shkolla për të arriturat në procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies si dhe të detyrave tjera e kërkesave që kanë shkollat. Ajo më tej tha se më gjithë të arriturat e nxënësve dhe rezultateve të tyre, në gara të ndryshme lokale, regjionale e republikane dhe jashtë vendit, ju thërras që këtë punë të mirë, ta fuqizojmë edhe më tej, bashkë me ju, neve, prindërve e pedagogëve, të gjithë së bashku kemi obligim të punojmë për suksesin e fëmijëve tonë. Në fund u kumtua se mësimi i rregullt për gjysmëvjetorin e parë përfundon, më 12 janar 2024.

May be an image of 6 people, people studying and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …