Drejtoresha Krasniqi mbajti takim me drejtorët e shkollave të Malishevës

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi, mbajti një takim pune me drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore të komunës në prag të përfundimit të vitit shkollor 2023-2024. Kryefjala e takimit ishte përfundimi i vitit shkollor dhe organizimi i provimit të maturës dhe testit të arritshmërisë. Krasniqi theksoi përgatitjet e bëra nga drejtoria për këto provime, duke siguruar se gjithçka është gati. “Krejt çka zyrtarisht jemi të obliguar t’i organizojmë si drejtori, ne i kemi përfunduar dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme”, tha ajo. Në takim mori pjesë edhe zv komandanti i stacionit policor në Malishevë, toger Zenel Halilaj, i cili diskutoi për sigurinë në dhe rreth shkollave, përfshirë edhe aspektet e trafikut. Drejtorët e shkollave u shprehën të kënaqur me sigurinë e ofruar nga policia, por kërkuan më shumë angazhim në menaxhimin e trafikut për sigurinë e nxënësve gjatë udhëtimit në dhe nga shkolla. Më pas, Krasniqi bashkëbisedoi me drejtorët për çështje të ndryshme të lidhura me përfundimin e vitit shkollor 2023-2024, që përfundon gjatë këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …