Drejtoresha Krasniqi takojë veteranët e arsimit të cilët janë pensionuar në vitin 2022 dhe 2023

Sot Drejtoresha për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës zj. Arbëreshë Krasniqi, takojë veteranët e arsimit të cilët janë pensionuar në vitin 2022 dhe 2023. Ky takim ishte në vazhdën e takimeve të cilat po mbahen për të vlerësuar rolin dhe kontributin e pamohueshëm të një plejade të tërë kontribut dhënësish në arsim. Gjatë fjalës së saj mirënjohëse, drejtoresha e vlerësoj lartë rolin e tyre duke shprehur gatishmërinë që kontributi dhe përvoja e tyre të vazhdojë të jetë pjesë e agjendave tona të përditshme arsimore e gjithashtu pjesë e zbatimit të rekomandimeve që veteranët japin për të mirën e arsimit. Ajo para veteranëve paraqiti edhe investimet,  të cilat komuna e Malishevës i  ka bërë në sektorin e arsimit përfshirë investimet në infrastrukturën shkollore, ndërtimin e shkollave dhe realizimi i shumë kontratave për të bërë të mundur me pasur shërbime më të mira në shkollat tona, përfshirë edhe avancimin e pozitës së arsimit para fillor me ndërtimin e Çerdheve të reja,  të cilat do të na gjejnë të gatshme në vitin shkollor 2023-2024. Në fjalën e tyre veteranët e arsimit u angazhuan për të shprehur vlerësimin e tyre mirënjohës për institucionet komunale dhe konkretisht Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, drejtoreshën Arbëreshë Krasniqi dhe stafin e DKAE-së,  të cilët në mënyrë të vazhdueshme përkrahin personelin arsimor dhe shkollat për të mirën e komunitetit shkollor. Në takim morën pjesë veteranët: Sefer Paçarizi, Emurlla Paçarizi, Qazim Kastrati, Haxhi Morina, Haxhi Berisha, Adem Morina, Jemin Kryeziu, Qazim Buçaj, Alush Bashota, Sinan Kastrati, Faik Morina, Isa Krasniqi, Rrahim Paçarizi, Hamdi Reshitaj, Miftar Krasniqi, Osman Gashi, Bilall Rudi, Nuhi Berisha, Shaban Gashi- Vërmicë, Shaban Gashi Malishevë, Sejdi Hoti, Daut Zogaj, Tahir Zogaj, Brahim Krasniqi, Mursel Shala, dhe Ismet Krasniqi dhe u angazhuan në diskutime shumë veteranë si: Haxhi Berisha, Adem Morina, Mursel Shala,  Sejdi Hoti, Brahim Krasniqi, Rrahim Paçarizi, Isa Krasniqi, Osman Gashi, Daut Zogaj,  dhe Miftar Krasniqi. Veteranët ngritën shumë tema arsimore të cilat janë të dobishme për zhvillimin e arsimit në komunën e Malishevës dhe u shprehen të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre më të mira për të përkrahur zhvillimin e arsimit cilësor. Kërkesa e tyre ishte të përkrahen shkollat me kabinete dhe mjete të konkretizimit në vazhdimësi për të përkrahur zhvillimin e kurrikulës dhe një arsim gjithëpërfshirës. Takimet me veteranët e arsimit të të gjitha viteve të pensionimit do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Në këtë takim veteranët njëzëri u shprehen mirënjohës për punën e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim dhe uruan, që drejtoresha të ketë jetë të gjatë dhe të vazhdojë kështu!- tha mësuesi Isa Krasniqi në emër të veteranëve.

May be an image of 17 people, ambulance, military uniform and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …