leoni

Drejtoresha Krasniqi vizitoi shkollën e mesme në Kijevë dhe jep vërejtje për mos respektim të orarit

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë, për të parë procesin mësimor në ndërrimin e dytë. Me këtë rast, është vërejtur se ky institucion shkollor, nuk e respekton orarin dhe gjithashtu ka vërejtje edhe për drejtorin e shkollës, pasi nuk e gjen në vend të punës. “Respektimi i orarit të punës, nga i gjithë personeli mësimor është e obliguar, e po ashtu edhe mbajtja e orëve të mësimit me orar të përcaktuar është obligative, ndërsa këtu u njoftova, se orari mbahet me nga 30 minuta ora dhe kjo është e patolerueshme. Po ashtu edhe drejtori i shkollës, duhet të qëndroj në shkollë, ose kur largohet nga shkolla duhet të njoftoj drejtorinë”, ka thënë drejtoresha Krasniqi. “Se mësimi duhet të mbahet me orar të plotë, këtë njoftim ju kam dhënë me kohë, ndërsa për respektim të orarit të punës, si personeli, si drejtorët e shkollave janë të obliguar dhe në asnjë mënyrë nuk do të lejohen këto dukuri në shkollat tona”, ka thënë drejtoresha Krasniqi, e cila ka paralajmëruar se do të jepen vërejtje për të gjithë ata që nuk respektojnë orarin e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …