Drejtoresha Meha- Ademi ka pritur përfaqësuesin nga organizata “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” Valon Hysenin

Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm në komunën e Skenderajt, Besarta Meha- Ademi, së bashku me shefin e sektorit, Rifat Bajraktari, kanë pritur përfaqësuesin nga organizata “Help-Hilfe zur Selbsthilfe” Valon Hysenin, në një takim koordinues dhe informues, për të diskutuar zhvillimin e projektit “Fuqizimi Socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”. Në kuadër të këtij projekti, siç është bërë e ditur, do të ndahen 20 grante në formën e pajisjeve për mikro-biznese të komunës së Skenderajt. Komuna e Skenderajt në planin e saj të punës për këtë vit, ka paraparë mbështetje për bizneset të reja dhe ekzistuese, me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit, duke krijuar vende të reja pune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …