Drejtoresha Murati-Shabani po vazhdon vizitën e saj në SHBA

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt Xhemile Murati-Shabani, gjatë këtyre ditëve është pritur në një takim nga Sekretari i Shtetit të Iowa, Paul D. Pate, ku ka diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit të qeverisjes lokale dhe asaj shtetërore. “Binjakëzimi ndërmjet Iowa-s dhe Kosovës, nga vitit 2003 e deri më sot, ka ndikuar që shumë qytetarë nga Iowa të shërbejnë në Kosovë, në misione civile dhe ato ushtarake. Ky binjakëzim është reflektim i miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë drejtorja Murati-Shabani. Drejtoresha Murati, bashkë me delegacionin nga Kosova janë pritur edhe nga senatorja znj. Annette Sweeney. Takimet vazhduan në shkollën “Hoover” në Des Moines dhe në lowa Western Community College, Council Bluffs.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …