Drejtoresha Ostrogllava priti në takim përfaqësuesin e Aktivitetit Qeverisja e Pronës Korab Dibra

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit që u bë në mes të Komunës së Vitisë dhe Aktivitetit Qeverisja e Pronës të USAID-it, drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Majlinda Ostrogllava, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e këtij projekti, Korab Dibra. Ky takim, kishte për qëllim analizimin dhe vlerësimin e proceseve, procedurave dhe kapaciteteve aktuale të punës, për ofrimin e shërbimeve kadastrale në komunë. Ndërsa zbatimi i përbashkët i projektit Aktiviteti Qeverisja e Pronës, ka si qëllim të bashkëpunojë me komunën për përmirësimin e sistemit për të drejtat pronësore në Kosovë, në mënyrë që të rritet fuqizimi i grave, si dhe të përmirësohen të drejtat formale pronësore dhe investimet në patundshmëri dhe të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …