Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në takim të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Suharekës. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, që ky aktivitet do të zhvillohet të shtunën më date 15, të këtij muaji. Kryetari Muharremaj ka kërkuar nga drejtorët që ditën e shtunë të jenë të gjithë në dispozicion me nxënësit e kl. të 7, 8 dhe 9, dhe nxënësit e shkollave të mesme. Drejtorët kanë thënë se jemi të gatshëm së bashku më arsimtarë dhe nxënës t’i bashkangjitemi këtij aksioni, për një ambient më të pastër në komunën tonë.