leoni

Drejtori i AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrje me dyer të mbyllura

Drejtori i AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrje me dyer të mbyllura

Driton Gashi drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, sot ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.  Mbledhja e komisionit është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa pas mbledhjes në prononcim për media kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, tha se drejtori ka raportuar për gjendjen e sigurisë më vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme të mundshme në Kosovë. Shala tha nuk është biseduar për organizatat e dyshuara për sulme, pasi që  të gjitha janë nën hetime. Se a kanë qenë serioze këto kërcënime ai tha se institucionet kërcënimet duhet t’i marrin seriozisht dhe se duhet të këtë gatishmëri. Ai madje tha se situata ka qenë serioze shkak i festës së Pashkëve. Se kanë qenë figura politike cak i këtyre sulmeve ai ka pohuar një gjë të tillë, duke theksuar se bëhet fjalë për figura të cilat janë përmend në media, si kryetari, kryeministri e personalitete të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …