Drejtori Arben Halili, pjesë e vizitës në Shqipëri me qëllim marrjen e përvojave në menaxhimin e mbeturinave

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Ferizajt, Arben Halili bashkë me zyrtarë tjerë për menaxhimin e mbeturinave nga kjo drejtori, Alban Bajrami dhe Ilir Shabani, nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave në Komunat e Kosovës, morën pjesë në një aktivitet tre-ditor në Republikën e Shqipërisë, me fokus shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e gjendjes në sektorin e Menaxhimit të Integruar të Mbeturinave. Ky aktivitet u shoqërua me një vizitë në deponinë e trajtimit të mbeturinave në Vlorë dhe qendrën e kompostimit në Cërrik. Si pjesë e njohjes dhe shkëmbimit të përvojave ishte edhe vizita në Bashkinë e Cërrikut, konkretisht vizita në Qendrën e Kompostimit të mbetjeve bujqësore. Përvojat e mira dhe analiza e procesit lidhur me Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, ku si shembull ishte vizita në Qendrën Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve në Sherishtë të Vlorës, me përfundimin e punimeve do të mundësohet krijimi i një sistemi të ri të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve në bashkinë e Vlorës, në përputhje me standardet më të përparuara të vendeve të zhvilluara në këtë fushë. Vizita e organizuar ishte nën ombrellën e AKK-së dhe Projekti Zhvillimi Institucional për modernizimin e shërbimeve komunale, bashkëfinancuar nga BE dhe Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ, me pjesëmarrjen e Kolegjiumit të Drejtorëve për Shërbime Publike, Grupit Punues të Zyrtarëve Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave, përfaqësues të Kompanive Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave – PAMKOS, si dhe përfaqësuesit nga MMPHI-ja, me qëllim shpërndarjen e praktikave të mira me vendet e rajonit,  të cilat kanë zhvilluar një hap përpara në menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave dhe mjedis të pastër.

May be an image of 3 people, scraper and text

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …