Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit Artan Asllani i shoqëruar edhe nga Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Rahovec, kanë vizituar kompaninë “Euro Food” Sh.p.k që gjendet në fshatin Xërxe. Drejtori Asllani ka parë nga afër punën e cila bëhet në kompaninë “Euro Food” Sh.p.k e cila bënë grumbullimin dhe përpunimin e mollëve, kumbullave, specave, kornishonave, fafaronave e shumë produkteve tjera. “Kompania “Euro Food” Sh.p.k, është në mesin e bujqve të vyeshëm të komunës së Rahovecit dhe një ndër kompanitë më serioze në tregun tonë që nga viti 2012”, ka thënë ndër të tjera drejtori Asllani.