leoni

Drejtori Bajrami vizitoi fermën “Product Farm ShPK”, thekson se këtë vit dhe viteve në vijim Drejtoria e Bujqësisë ka fokus sektorin e shpeztarisë

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë së komunës së Ferizajt, si rëndom edhe këtë fundjavë, vizitoi fermën “Product Farm ShPK” e cila ushtron veprimtarinë e prodhimit të vezëve, rritjes së zogjve dhe prodhimit të ushqimit të koncentruar, veprimtari kjo që nga viti 2009. Kjo fermë në kuadër të hapësirave të saj, ka 4 objekte në Sojevë për rritjen e zogjve me kapacitet 50,000 zogj në Sojevë- Ferizaj, 5 objekte me kafaz për mbarshtimin e pulave për prodhimin e vezëve për 46,000 pula vojse në 3 lokacione: Fshat i Vjetër – Ferizaj, Sojevë- Ferizaj si dhe Carralevë- Shtime, hapësira për prodhimin e ushqimit të koncentruar, pula voje për prodhim të vezëve për momentin ka vetëm 24.000 krerë në Fshat të Vjetër – Ferizaj e po ashtu në pronësi ka edhe thertoren e licencuar nga AUV me kapacitet të therjes së zogjve të mishit deri në 3000 copë në orë. Vlenë të theksohet se për momentin në shitje kanë vezët 30 copë si dhe brendin Fresh10. Drejtori Bajrami tha se drejtoria që udhëheq ka plane investive në sektorin e shpendarisë që do të implementohen këtë vit dhe viteve në vijim, si masë mbështetëse për këtë sektor.

May be an image of egg

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …