Drejtori Berisha vizitoi pacientët në hemodializë

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, sot i ka vizituar pacientët nga komuna jonë, te cilët janë në dializë dhe këtë shërbim e marrin në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa siguron transportin e përditshëm për në këtë spital. “Në si komunë, jemi të përkushtuar që të ofrojmë gjithë çfarë kemi mundësi, për të gjithë pacientët tanë, përfshi edhe pacientët  që kanë nevojë për hemodializë. Të 23 pacientëve aktual që marrin këtë shërbim ju dëshiroj shëndet dhe shërim  dhe ju sigurojmë se ne do vazhdojmë të mbulojmë shpenzimet e transportit për të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbimin e hemodializës”, tha drejtori Berisha, gjatë vizitës që ju beri këtyre pacientëve. Ai po ashtu falënderoi edhe stafin shëndetësor të repartit të hemodializës për shërbimin dhe kujdesin shumë profesional për pacientët nga Komuna e Malishevës dhe të tjerëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …