Drejtori Emini takon zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Ferizajt Dr. Kemajl Emini, është takuar me ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale Adelina Rexhepi-Braha dhe zyrtarin e shërbimeve sociale Musa Baftiu.

Me këtë rast drejtori Emini është njoftuar nga afër me punën që kryejeni zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, e ne veçanti zyrtarët e shërbimeve sociale dhe familjare. U tha se Qendra për Punë Sociale ka një rëndësi shumë të veçante në funksionimin përmes tre sektorëve; sektorin  e asistencës sociale, sektorin e administratës –financave dhe familjare.

Ndërsa zyrtari i shërbimeve sociale Musa Baftiu, drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini e ka njoftuar në mënyrë të detajuar për punën e tij. Ai ka thënë se që nga paslufta ka trajtuar mbi 1300 lëndë të ndryshme dhe ka ofruar mbi 8 mijë shërbimeve sociale.

Në fund drejtori Emini ka falënderuar këtë të fundit për pritjen e bërë dhe njëherit edhe e përgëzoi për kontributin e dhënë në ofrimin e shërbimeve sociale në të gjitha kategoritë që kanë nevojë për ndihmë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …