Ministri i Zhvillimit Ekononik, së bashku me zëvendes-kryeministrin e Parë, Behxhet Pacolli, po qëndron në Tokio të Japonisë ku ka zhvilluar në sërë takime të rëndësishme, me përfaqësues të Qeverisë japoneze, institucioneve financiare dhe bizneseve. Fillimisht Ministri Lluka dhe zëvendes-kryeministrin Pacolli janë takuar me Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Hiroshige Seko, kurse më pas ishim të ftuar në darkë pune nga Ministri i Punëve të Jashtme, Taro Kono me të cilin biseduan për projekte të ndryshme që mund të financohen nga JICA përmes kombinimeve të granteve dhe kredive të buta, me fokus në sektorin e ujërave, energjisë, edukimit dhe sektorit privat. Ministri Kono nga ana e tij, premtoi që këtë vit do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë për të marrë informata rreth projekteve që do t’i financoj JICA. Ndryshe, Japonia ka dhënë rreth gjysmë miliard euro donacion që nga paslufta dhe konsiderohet si një ndër donatorët kryesor në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …