Drejtori Gjeneral për Fqinjësi dhe Zgjerim, Christian Danielsson viziton sot Kosovën, ku gjatë kësaj vizite do të takohet me liderë shtetërorë e përfaqësues të partive politike në vend. Ai gjatë ditës së do të takojë kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj e kryeparlamentarin Kadri Veseli. Danielsson do të zhvillojë një takim edhe me ministren e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, atë të Ministrisë së Finanacave Bedri Hamza, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe. Ndërsa bashkë me kryeministrin Haradinaj do të lansojnë programin për reforma ekonomike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …