Drejtori Hasani falënderon komunën për investimet dhe përkujdesen për shkollat në fshatrat Radivojcë, Budrikë dhe Devajë

Nezir Hasani, drejtor i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “ Nazmi Pajaziti” në Radivojcë të komunës së Vitisë dhe të paraleleve të ndara në fshatrat Budrikë dhe Devajë ka falënderuar sot komunën e Vitisë, konkretisht kryetarin e kësaj komune, Sokol Halitin drejtorin e DKA-së, Basri Aliun për siç tha ai përkujdesin dhe plotësimin e kërkesave për këto shkolla. Ai bëri me dije se vitin e kaluar ata janë furnizuar me 8 laptopë, projektor dhe sivjet me 9 kompjuterë për një kabinet të informatikës që është donacion i ardhur nga mërgimtari, Tahir Shabani. Ai tha se gjithashtu këto shkolla janë furnizuar edhe me perde që sipas tij ndikon në zhvillimin më cilësor të mësimit dhe ndikon për të mos pasur pengesa nga rrezet e diellit. Drejtori Hasani potencoi se në shkollën e fshatit Devajë është bërë edhe ndërrimi i dritareve dhe për këtë ai u shpreh mirënjohës në emër të nxënëseve, mësimdhënësve , dhe prindërit e kësaj shkolle por edhe të shkollave të tjera që janë në menaxhim të tij.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …