Drejtori Hoxha përcjellë nga afër përgatitjet e KF “Rahoveci”

Gjatë ditës së enjte, Ervin Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit ka takuar stafin e klubit të futbollit “Rahoveci” dhe ka parë nga afër stërvitjet të cilat janë duke i bërë lojtarët e klubit. Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ervin Hoxha, tha se: kam takuar stafin e KF “Rahoveci” dhe kam parë nga afër  përgatitjet të cilat janë duke u bërë në kuadër të fazës së dytë përgatitore. Përgatitjet janë duke u bërë në qendrën sportive “Toni Sport”, në qytetin e Rahovecit. Tani më stafi i ri i klubit është kompletuar dhe si trajner i klubit është Genc Tamniku, ndihmës trajner do të ketë njërin nga legjendat e klubit Orhan Hoxhën, trajner i portierëve do të jetë Faik Vuçitërna.

Drejtori Hoxha, thotë se Klubi KF “Rahoveci” është kompletuar dhe aktualisht janë duke u stërvitur 21 lojtar dhe se një frymë e re po e përcjell klubin tonë të zemrës, uroj që gjithçka të shkoj sipas planit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …