Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë, z. Kristian Heldt. Në këtë takim z. Havolli dhe ambasadori Heldt diskutuam në lidhje me punën dhe sfidat e Agjencisë Kundër Korrupsion në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, për avancimet në kornizën ligjore të Agjencisë, procesin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë, zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit. Ambasadori Heldt theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …