Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj ka pritur në takim përfaqësues të FSK-së

 Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj dhe bashkëpunëtor të tjerë të AMMKM-së pritën në takim përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Veli Murati- Nënkolonel; z. Ismet Shala – Rreshter dhe z. Bashkim Mustafaj – Rreshter, si dhe të deleguarin e Institutit për Mjekësinë Ligjore z.Bashkim Kameri. Në takimin e mbajtur në ambientet e AMMKM-së z.Naser Pacollin, mes përfaqësuesve të të tria institucioneve u diskutua lidhur me bashkëpunimin ndërinstitucionale si domosdoshmëri për realizimin e procedurave të nevojshme lidhur me zhvarrosjen dhe rivarrimin e disa prej veteranëve në Kompleksin Memorial në Kleçkë, në të cilin Kompleks Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale është duke kryer punimet në rregullimin e varrezave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale do të vazhdoj përkushtimin e saj në bashkëpunim adekuat ndërinstitucional si dhe në nderimin e projekteve të cilat pasqyrojnë në formën e duhur të kaluarën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

Ardian Gjini: AAK-ja nuk është e interesuar për koalicion me Vetëvendosje

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka theksuar se AAK nuk është e interesuar …