leoni

Drejtori i AMMKM z. Imer Hakaj, ka vizituar Homazhe për Ditet e Nëntorit

Drejtori i AMMKM z. Imer Hakaj dhe stafi i agjencisë bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Për nderë të festave të nëntorit, ngritjës së flamurit në Krujë nga kryetrimi i Arbërisë, Gjergj Kastrioti, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, daljes  së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës skenë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, z. Imer Hakaj me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Sakrifica e madhe për liri e pavarësi, ka sinonimin 28 Nëntor e ky muaj mbetet i lavdishëm për historinë e popullit tonë.
Urime festat e nëntorit të gjithë shqiptarëve!, thuhet në njoftimin nga AMMKM.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Xhemajli: Manifestim përkujtimor për dhjetë dëshmorët Rama

Këshilli Organizativ i Tubimit Përkujtimor për dhjetë dëshmorët Rama ju fton që të merrni pjesë …