Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani, bashkë me koordinatoren për Asamblenë Komunale të Fëmijëve, Elesë Nebihu dhe koordinatoren e “Save the Children”, Hana Lamaxhema, takuan kryesinë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Ferizaj, prirë nga kryetarja Anduena Jakaj. Në këtë takim, drejtori Llabjani së pari i përgëzoi mysafirët për punën e angazhimin e tyre si dhe i ofroi gjithë mbështetjen kryesisë së Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, në aktivitetin e tyre, e cila mbështetje e gatishmëri nga Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, organizatat partnere si “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children”, ka ekzistuar gjithnjë por që do të vazhdoj edhe më tutje. Tutje, gjatë ditës, anëtarët e Asamblesë së Fëmijëve në Ferizaj, marshuan në sheshin e qytetit në promovim të të drejtave të fëmijëve.