Drejtori i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla, ka theksuar se “për t’i hapur rrugë zhvillimit të ndërmarrjes është zbatimi në plotni i Ligjit për ‘Trepçën’”. Ai ka theksuar po ashtu se “humbjet të cilat janë duke u shkaktuar nga greva rrezikojnë likuiditetin financiar të ndërmarrjes, duke rrezikuar edhe pagat e punëtorëve”. Syla po ashtu, bëri ftesë tek minatorët që t’i kthehen punës. “Ftojmë gjithë të punësuarit në ndërmarrjen “Trepça” që t’i kthehen punës dhe të tërhiqen nga kërkesat të cilat janë të parealizueshme, si dhe në dëm të ndërmarrjes dhe vet punëtorëve”, ka shkruar Syla.
Kontrolloni gjithashtu
ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%
Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …