Drejtori i Bujqësisë në Ferizaj, Burim Bajrami inspektoi procesin e repelimit të gjedheve

Mbrojtja e shëndetit të kafshëve mbetet një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt. Këtë e dëshmon edhe vizita e drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami në fermën e fermerit Bafti Maloku nga Neredimja e Poshtme. Drejtori Bajrami inspektoi punët intensive që po kryhen në terren për repelimin e gjedheve, proces ky që mbron shëndetin e kafshëve, duke eliminuar insektet në kulmin e prezencës së tyre në mjediset ku jetojnë kafshët. I kënaqur u shpreh edhe fermeri Maloku, për këtë proces në mbrojtje të shëndetit të kafshëve nën kujdesin e tij, gjersa drejtori Bajrami tha se ky aksion po vijon dhe do të intensifikohet ditëve të ardhshme në sigurimin e eliminimit të insekteve në stalla të ndryshme në territorin e Ferizajt, që rrjedhimisht ka ndikim në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …