Drejtori i CIA-s, William Burns, është takuar me kryetarin e Ukrainës, Vladimir Zelensky dhe me zyrtarë të inteligjencës

Drejtori i CIA-s, William Burns, është takuar me kryetarin e Ukrainës, Vladimir Zelensky dhe zyrtarë të inteligjencës. Ai ka udhëtuar për në Ukrainë, rregullisht që nga fillimi i agresionit të fundit të Rusisë më shumë se një vit më parë”.   Ashtu si me udhëtimet e tjera, drejtori u takua me homologët e tij të inteligjencës ukrainase dhe presidentin Zelensky, duke riafirmuar përkushtimin e Amerikës për të shkëmbyer informacione për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus”. Drejtori i CIA-s, Wiliam  Burns u takua më herët në qershor me zyrtarë ukrainas, të cilët zbuluan një strategji për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia dhe për të hapur negociatat e armëpushimit me Moskën deri në fund të vitit, sipas zyrtarëve të njohur me vizitën.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha mbështet Haxhiun, Duda Balje abstenon

Deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa deputetja Duda Balje nuk mori pjesë …