Drejtori i DKA-së mbajti takim me Kryesinë e Këshillit të Prindërve në nivel të komunës së Deçanit

Drejtori i DKA-së mbajti takim me Kryesinë e Këshillit të Prindërve në nivel të komunës së Deçanit. Në këtë takim morën pjesë anëtarët e Kryesisë së këtij këshilli dhe drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, ndërsa takimin e udhëhoqi kryetari i Këshillit të prindërve për Deçanin prof. Burim Bruqaj. Gjatë takimit u debatuan çështje të ndryshme me interes për zhvillimin dhe avancimin e arsimit në komunën e Deçanit, me theks të veçantë koordinimi si dhe funksionalizimi i këshillave të prindërve në shkolla, në mënyrë që të funksionoj trekëndëshi Shkollë, nxënës, prindër. Nga të dy palët u bë e ditur se ekziston gatishmëria për bashkëpunim në të ardhmen. Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve, qe ishin pjesëmarrës në takim u zotuan se do të luajnë rol të rëndësishëm në ndihmë te organizimit të procesit mësimor në komunën e Deçanit, si dhe u dakorduan që takimet e tilla janë të arsyeshme dhe të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkollat tona.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …