Drejtori i DUPMM-së në Rahovec: Ne punuam nga fillimi, por Vetëvendosjes i doli gjumi tani

Komuna e Rahovecit është serioze dhe e përkushtuar që ta bëjë më të lehtë dhe më të mundshme jetën për secilin qytetar të komunës. Kryetari i komunës së Rahoveci Smajl Latifi dhe i gjithë ekipi komunal ka punuar pa ndalur që nga dita e parë e marrjes së mandatit për këtë qëllim. Dëshmi janë qindra projekte të realizuara dhe shumë çmime e grante që Komuna e Rahovecit i ka fituar si rezultat i angazhimit të madh për qytetin e fshatrat për rreth. Pika e Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec është zgjuar më në fund nga gjumi i gjatë dimëror dhe i është kujtuar që duhet ta luajë rolin e opozitës. Mirëpo, duket se e ka zënë vona. Nga ngutia e madhe për ti bindur qytetarët se brengoset për Rahovecin, së fundmi ka bërë disa sulme të improvizuara ndaj punës së Komunës së Rahovecit. I fundit sulm në formë propagande është një komunikatë e lëshuar me titullin “Në Kandahar, jo në Rahovec”, me disa fotografi nga rruga “Ali Sokoli” në pjesën e vjetër të qytetit, ku po punohet për rregullimin e rrugëve me gurë dhe infrastrukturën nëntokësore. Duke përdorur pamjet e fazës së punimeve në këtë pjesë, kur është normale të krijohet baltë e papastërti (sidomos në këtë mot me shi), Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur Kandahar qytetin e Rahovecit, në vend se t’i gëzohet faktit se ky projekt i nisur në vitin 2017 nga qeverisja e atëhershme e PDK-së po përfundohet më në fund. Komuna e Rahovecit është angazhuar dhe ka punuar gjatë gjithë kohës. E vetmja që ka ngritur zërin tani, kur po i afrohemi zgjedhjeve, është Lëvizja Vetëvendosje. Unë si drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, i ftoj zyrtarët e VV-së që ta vizitojnë këtë pjesë të qytetit kur të kryhen punimet. Rruga “Ali Sokoli” do të jetë edhe një vend tjetër që zyrtarët e aktivistët e kësaj lëvizje ta kalojnë kohën e lirë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …