leoni

Drejtori i Gjeodezisë në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala e paditë një person për shpifje

Drejtori i Gjeodezisë në komunën e Skenderajt, Ramiz Shala e paditë një person për shpifje

Të dashur qytetarë të Skenderajt dhe me gjerë

Pas atakimit tim nga një person me inicialet BF i cili përmes deklarimeve publike  ka shpifur e fyer ne drejtim të emrit tim, duke u përpjekur të denigroi e diskreditoi mua dhe familjen time për përfitime personale ekonomike e politike sot me datë 27 maj 2021 kam deponuar PADI objekt e të cilit janë shpifjet e personit të lartcekur.

Besoi fort ne drejtësi dhe pres shqyrtimin e të gjitha provave materiale te deponuara në GJYKATËN  THEMELORE NË MITROVICË DEGA NË  SKENDERAJ te nxirret vendim meritor i bazuar ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi

Shpifja nënkupton publikimin e një fakti ose deklarate të pavërtetë të cilën publikuesi e din ose është dashur ta dijë se fakti dhe deklarata është e pavërtetë, kuptimi i së cilës dëmton

reputacionin e një personi tjetër.

Fyerja nënkupton deklarimin, sjelljen, publikimin e deklaratës të drejtuar ndaj një personi tjetër e cila është nënçmuese.

Publikimi nënkupton përhapjen e shprehjes me shkrim ose gojarisht, përmes mediave të shkruara ose transmetuese apo përmes mjeteve tjera, shprehje të cilën e ka lexuar ose dëgjuar së paku një person i tretë.

Publikues nënkupton personin i cili bënë publikimin.

Autor nënkupton personin i cili kryen shprehjen.

RAMIZ. R. SHALA

SKENDERAJ

27 Maj 2021

Kontrolloni gjithashtu

Gentian Jetishi: Kur vehabistët hyjnë në drejtimin e BIK-ut: Sfida për të ardhmen e Islamit tonë

Gentian Jetishi: Kur vehabistët hyjnë në drejtimin e BIK-ut: Sfida për të ardhmen e Islamit tonë

Kur në institucionet tona fetare fillon të ndihet qartë ndikimi i një rryme ideologjike të …